Ebdalet tek Sufistet dhe ibn Tejmijeh



Me emrin e Allahut Meshiruesit Meshireberesit.

Hamdi i perket Allahut, Salavatet jane per Pejgamberin s.a.v.s. e me pas:

Ebdal - eshte rangu i katert tek sufistet, te cilet jane 40 pergjithmone, kur vdes njeri zevendesohet nga dikush tjeter.

Nuk do i hyjme meseles ne aspektin se kush e si jane apo dimensionin e Ebdaleve ne Sufizem. Ajo qe do te sjellim shkurtimisht ketu eshte fakti se Ibn Tejmijeh si personalitet kontravers here i ka pohuar e here i ka mohuar Ebdalet dhe tek mohimi i Ebdaleve ai ne menyre kontraverse eshte shprehur se "Askush prej Selefit nuk ka folur per ta", megjithate prej paraardhesve te tij hanbeli kane folur per Ebdalet.

Kjo, sic citohet tek 'Sejr A'lam En-Nubela' v.11 f.210 dhe Dhehebiju (ish-nxenes i Ibn Tejmijes) dhe prej 'El-Awasim wel Kawasim' me autor Ibnul Wezijr citohet Ebu Bekr El-Khal'lal (Shejkhu i tubimit te mez'hebit Hanbeli) qe ka transmetuar gojarisht prej El-Merudhijut te thote: "Nje burre i devotshem (zahid) erdhi dhe e futa tek Ahmedi (imami) ... pastjaj Ebu Abdullahu (Ahmedi) me tha: 'A nuk te duket si Ebdal', ose me tha: "Ky me kujton Ebdalet" ... deri ne fund", perfundoi.

Gjithashtu vlen per t'u theksuar se eshte perseri Dhehebiju (ish-nxenes i Ibn Tejmijes) qe ne librin 'El-Uluw' nr.371 thote: 'Me shume se nje ka transmetuar nga Mi'dani per te cilin Ibnul Mubarek thote se eshte prej Ebdaleve ...'.

Perseri nga Dhehebiju ne 'El-Uluw' 1/188 ne fund te nr.503 citon: "Ebu Zur'ah, ka qene Imam i Ehli Hadithit, ... dhe ishte prej Ebdaleve, me te cilet ruhet toka".

Le te shohim se c'thote Ibn Tejmijeh ne lidhje me Ebdalet ne 'Mexhmu' El-Fetawa' 11/433 kur eshte pyetur per hadithet qe jane transmetuar rreth Ebdaleve ...

Thote: "Ndersa emrat qe artikulohen nga shume barinj dhe masa popullore, si Gouth qe eshte ne Mekkeh, Eutad qe jane kater, Aktab qe jane shtate, Ebdalet qe jane dyzet dhe Nuxheba qe jane treqind, keto emra nuk gjenden ne Librin e Allahut dhe as qe jane transmetuar nga Pejgamberi s.a.v.s. as me sened Sahih e as Daif".

Ne 'Risalet El-Furkan bejne Eulijai Er-Rahman', Ibn Tejmijeh thote: "Cdo hadith qe eshte transmetuar nga Pejgamberi s.a.v.s. ne numrin e evlijave, Ebdaleve, Nukebave, Nuxhebave, Eutadeve dhe Aktabeve, si kater, shtate, dymbedhjete, ose dyzet, ose shtatedhjete, ose treqind, ose trembedhje, ose nje Kutb i vetem, nuk ekziston asnje transmetim i sakte nga Pejgamberi dhe as eshte artikuluar nga dikush prej Selefit".

Ne 'Mexhmu El-Fetawa' te te njejtes reference me siper thote per titujt e evlijave te permendur: "Te gjitha jane te pavlefshme. Nuk jane permendur ne Librin e Allahut e as ne Sunnetin e Pejgamberit s.a.v.s., as ka folur dikush nga Selefi e as nga Imamet e ymetit dhe as nga Shejhleret e medhenj te meparshem, te cilet vlen t'u referohesh".
http://library.islamweb.net/newlibrary/display_book.php?ID=0&startno=0&start=0&idfrom=1191&idto=1192&bookid=22&Hashiya=1#docu


Kontraversiteti i Ibn Tejmijes tek pranon Ebdalet

Nga 'El-Akijdeh El-Wasitijeh' te Ibn Tejmijes nga nr.315 deri tek nr.320 teksa rendit te gjitha emertimet:

319 - Dhe mes tyre ka Ebdale.

320 - Prej tyre jane imamet, per te cilet myslimanet kane konsensus rreth udhezimit dhe njohurise se tyre.

Ja cfare thote Ibn Tejmijeh ne 'Mexhmu El-Fetawa' 4/379-380 ne nje pergjigje ku i rendit njerezit e mire: "Njeriu i mire i ka ato ashtu dhe me shume, te mjafton shefaati i atij qe kerkon shefaat tek ai qe jep shefaat per gjynafqaret dhe shefaati i tij tek njerezimi qe te japin llogari dhe shefaati i tij per xhenetlinjte deri sa te hyjne ne xhenet. Pas kesaj vjen Shefaati i engjejve (melaqeve) e ku jane ata prej fjales se Allahut {{E nuk te kemi shpallur ty vecse rahmet per botet}}, e ku jane ata prej fjales se Allahut {{por më tepër duan t'u bëjnë mirë atyre se sa vetes, edhe pse madje vetë janë nevojtarë}}, e ku jane ata tek niveli i atyre qe therrasin ne udhezim dhe fene e vertete, kush ben ne (ne Islam) nje sunnet te mire? E ku jane ata tek fjala e Pejgamberit s.a.v.s. {{Ka prej ymetit tim kush ben Shefaat me shume se sa Rebia dhe Mudir}} E ku jane ata ne krahasim me Aktabet, Eutadet, Eguathet, Ebdalet dhe Exhuadet?? Ky - Allahu te udhezofte - eshte aspekt i krahasimit me me te mire sipas shkaqeve te njohura (El-Esbab El-Ma'lumeh) ..." (deri ne fund).

Ebu Esh-Shejkh EL-Kuzwejniju transmeton me zinxhirin e tij prej Bishrit qe ka thene: 'Kini kujdes nga keta cunake', dhe Fet'h El-Musali ka thene: 'Jam shoqeruar me tridhjete Shejhlere te gjithe numeroheshin se ishin Ebdale', te gjithe me kane keshilluar kur jam ndare prej tyre: 'Ki kujdes nga cunaket ...'.
http://library.islamweb.net/newlibrary/display_book.php?bk_no=22&ID=1007&idfrom=1597&idto=1606&bookid=22&startno=3

Po ne 'Mexhmu El-Fetawa', 11/440-441 Ibn Tejmijeh pasi gjendet ne konfuzion mes mohimit dhe pohimit te Ebdaleve, shprehet i pasigurte: "Persa i perket Eutadeve (rangim sufist, qe jane 4), ka disa qe thone: 'Filani eshte prej Eutadeve - qe nenkupton se Allahu forcon Imanin dhe Fene ne zemrat e atyre qe udhezohen prej atij'. Ndersa Kutbu, ka disa qe thone se Filani eshte prej Akbateve, ose Filani eshte Kutb, qe nenkupton se cdo gje qe zhvillohet prej ceshtjeve te fese ose dynjase ne menyre te dukshme apo te padukshme, ai eshte Kutbi - Poli (pika e referimit) te atyre veprave dhe realizues. Po ashtu edhe fjala Bedel (sh. Ebdal) ka ardhur ne shprehje prej shume njerezve. Ndersa hadithi Merfu e te ngjashem me te nuk eshte prej fjales se Pejgamberit s.a.v.s. sepse Imani ka qene ne Hixhaz dhe Jemen para hapjes se Shamit ... dhe si mund te besohet se 'TE GJITHE EBDALET, TE CILET JANE KRIJESAT ME TE MIRA' jane prej banoreve te Shamit ...", (deri ne fund).
http://library.islamweb.net/newlibrary/display_book.php?ID=&start=0&idfrom=1191&idto=1192&bookid=22&Hashiya=3



Autor: Alban CULI

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...