Festimi i Mevludit të Pejgamberit Muhamed (s.a.v.s.)



- A e ka festuar Pejgamberi (s.a.v.s.) ditëlindjen e tij?

- A e kanë festuar Sahabët?

- A u jep rëndesi Kur'ani ditëlindjeve të Pejgamberëve?

- Cili është qëndrimi i Islamit rreth përkujtimit të datave me rëndësi?

- Çka thonë dijetarët rreth Mevludit dhe cilat janë argumentet për këtë?

- A e ka festuar Pejgamberi (s.a.v.s.) ditëlindjen e tij gjatë jetës së tij, dhe pse duhet ta bëjmë një gjë të tillë ne tani?

- A e kanë festuar Sahabët ditëlindjen e Pejgamberi (s.a.v.s.) atëherë pse duhet ta festojmë ne Mevludin e Nebiut (s.a.v.s.)?

Një pyetje shumë e rëndësishme, in shaa Allah kjo do të largojë shumë keqëkuptime.

Në radhë të parë çështja e përkujtimit (kremtimit). Disa njerëz mendojnë se vetë përkujtimi nuk ka të bëjë asgjë me fenë Islame. Ata janë aq të cekët në mendjen saqë thonë se asnjë lloj i festimit nuk është prej Islamit. Ata e bëjnë Islamin një religjion të thatë. Dhe, fëmijët e tyre, ata nuk mund të e festojnë ditëlindjen e tyre, kjo është 'bidat' (novacion, risi në baza të fesë).

Festimi i ditëlindjeve nuk është bidat. Unë gjithmoë festoj ditëlindjet e fëmijëve të mi, të nipave të mi. Jo ditëlindjen time, por të femijevë të mi. Unë i festoj. Dhe kjo absolutisht s'është bidat. Njerëzit janë hutuar rreth konceptit të Bidatit. Këtë herë jo, është kohë e shkurtur, herën tjetër nësë ma përkujtoni, në ligjeratën tjetër, seancen e pyetjeve dhe përgjigjeve, nëse pyetni për bidatin, unë do të mundohem t'iu shpjegoj çka është bidati dhe cili është keqëkuptimi në këtë aspekt!

Festimi është i lejuar, më tepër se 50% e fesë Islame është e bazuar në festime (përkujtime). Unë po ju tregoj konceptin e përkujtimit. Më tepër se 50% e fesë Islame. Ibadetet dhe ritualet tona janë festime (përkujtime). Le te fillojmë me çështje fare të thjeshta.

Të marrim haxhin për shembull. I tërë haxhi është festim. Është një shtëpi, e njohur si Qabe. Ju bëni shtatë rotullime rreth saj, tavaf. Pa marrë parasysh a lexoni diçka apo jo, nuk është e domosdoshme ose e kërkuar nga Sheriati. Madje edhe nëse nuk mund të lexoni asgjë.

Ju vetëm rrini të heshtur, ju vazhdoni të lexoni salavatet, dhe vazhdoni të bëni Istigfar. Ju vazhdoni të thoni Allah Allah, vazhdoni të thoni suren Fatiha, çfarëdo që të mundeni të thoni. Nuk është e kushtëzuar. Mandej edhe nëse nuk recitoni asgjë, Ju bëni shtatë rrotullime reth Qabes, ky është tavafi juaj.

Kështu që, çfarë lloj ibadeti është ky? Allahu i cili tashmë ju ka shkëputur nga gurët, gurët janë larguar nga feja. Ai iu kërkon që të rrotulloheni shtatë herë rreth një shtëpie të ndërtuar me gurë? Çka është kjo gjë? Kjo është përkujtimi i praktikës së Ademit (a.s.) dhe Ibrahimit (a.s.).

Ju i largoni rrobat tuaja!

Çfarë është ky lloj ibadeti, pse domosdoshmërisht, pse Allahu kërkon prej jush që të ndërroni veshjen tuaj? Dhe të rruani kokat? Dhe të vendosni dy peshqire në trupin tuaj? Pse? A është kjo kërkesë nga Allahu? A është kjo domosdoshmëri? Apo a është kusht për adhurim? A nuk adhuroni ju Atë edhe në pesë kohët e namazeve ditore? Pse duhet te largoni veshjen tuaj të zakonshme dhe të vishni këtë veshje? Kjo është përkujtimi i veshjes së sejidina Ibrahimit (a.s.).

Ju shkoni të nëntin në Arefat. Ky është Haxhi juaj. Ju nuk duhet domosdoshmërisht të falni ndonjë namaz, nëse nuk ka hutbe, nëse nuk ka (namaz) nafile, asnjë namaz shtesë përpos pesë kohëve ditore. Ju thjesht duhet të jeni prezent në të nëntin e Arafatit, në atë vend. Vetëm prezenca juaj në atë vend specifik është Haxh. Pse atje, e jo ne Brampton?

Ju shkoni në Meke. Ju mund të përferoni. Unë do të qëndroj të nëntin e Arefatit në Haremin e Qabës. Haremi i Qabës është më pak se Arefat. Nëse ju përferoni të qendroni në Haremin e Qabës, ju nuk keni kryer haxhin. Për haxh ju duhet të jeni në Arefat. Pse? Sepse ky është përkujtimi i takimit të hz. Ademit (a.s.) dhe hz. Havës (r.a.). Ata u takuan këtë ditë, në këtë vend. Takimi i tyre, kur ata ishin ndarë, kur ata kishin zbritur në tokë. Pasi që ky ishte një vendëtakim, i tërë Umeti deri në ditën e gjykimit është duke festuar takimin e tyre. Asgjë tjetër.

Dhe pastaj vijmë në Mina. Ju merrni guralec dhe për tri ditë radhazi ju goditni shejtanin, e gjuani me gurë atë. A është aty ndonjë shejtan i pranishëm aty? A vjen shejtani aty për t'i thënë "mos e bën këtë, mos e bënë atë, ik prej këtu"? Siç i ka thënë ai sejidina Islamilit (a.s.). Jo, asnjëra prej këtyre. As shejtani s'është aty, as ju nuk jeni në rrezik. Ato janë shtylla të gurit? Pse i goditni dhe i gjuani me guralec ato? Kjo është vetëm përkujtim i veprës së sejidina Ismailit (a.s.).

Pastaj bëni flijim aty (kurban). Çfarë sakrifice është në atë ditë? Ju dëshironi: Jo unë dua ta bëj një ditë më herët? Nëse bëni të njëjtin flijim ditën e nëntë të Dhul Hixhes në Arefat. A do të pranohet ai flijim (kurban)? Flijoni të njëjtën kafshë, për Allahun e Plotfuqishëm, i njëjti person, pse nuk është e pranuar? Dhe pse vetëm në atë ditë të veçantë? Sepse ju jeni duke përkujtuar aktin e Ibrahimit dhe Ismailit (a.s.).

I tërë haxhi është përkujtim ...

Dhe pastaj ju vini në Qabe, dhe filloni të vraponi në mes të dy maleve, Safasë dhe Mervës. A është kjo ndonjë adhurim? Nëse mund të lexoni diçka, mundeni, nëse nuk dini asgjë ju vetëm rrini të heshtur. Dhe kur të ndizen shtyllat specifike, shtyllat e gjelbërta, atëherë ju filloni të vraponi. Ju ecni në mes të Safasë dhe Mervës dhe kur vini tek një vend i caktuar në të dy anët ju filloni të vraponi ... Ky vrapim, a është adhurim? Vrapimi a është adhurim? Në shtëpinë e Allahut duke bërë vrapim dhe duke vrapuar? Qartë që është në kundershtim me adabet.

Mirëpo ky është Ibadet. Pse? Sepse ju jeni duke përkujtuar aktin e sejidetena Haxherës. Pse vrapoi ajo? Sepse fëmija i saj, sejidina Ismail (a.s.) ishte i etur. Ai ishte duke e fërkuar këmbën e tij aty! Dhe ajo vrapoi për të gjetur ujë për të! A ekziston ndonjë problem me ujin sot aty? Më jepni ndonjë arsye, ndonjë shpjegim të arsyeshëm? A ka ndonjë përgjigje nga inteligjenca, e shpjegimit të arsyeshëm, e arsyes?

Pra çka është Haxhi? Vetëm kombinimi i disa përkujtimeve. Ky është qëndrimi i Islamit.

Të lëmë gjithçka anash. Vijmë tek pesë kohët ditore të namazit. A keni menduar ndonjëherë çka janë pesë namazet ditore? Të gjitha pesë namazet ditore janë festime. Të gjitha këto pesë kohë janë festime, pesë herë në ditë. Njerëzit nuk e dinë realitetin e dispozitave të rregullave. Namazi i sabahut, pse namazi i sabahut ka dy rekate? E dreka dhe ikindia katër rekate? E akshami tre rekate! E jacia përsëri katër rekate!

A ka ndonje shpjegim? Po ka!

Dy rekatet farz të sabahut janë, festim i dy rekatave të Ademit (a.s.). Kur pendimi i tij iu pranua, ai u ngrit e i fali dy rekate për Allahun, në shenjë mirënjohëje dhe falënderimi, kështu që Allahu i Plotfuqishëm i tha, këto dy rekate për falënderim timin. Unë do t'i kërkoj Umetit të fundit të Pejgamberit Tim të dashur, ata do ta përkujtojnë deri në Ditën e Gjykimit. Ne e përkujtojmë këtë dite. Dy rekatet e Ademit (a.s.), (Et-Tahavi, Sherh Me'anil Ather, vëll. 1, fq. 175).

Pastaj katër rekatet e Drekës. Kur Nuhu (a.s.) u shpëtua nga Tufani, prej asaj ngjarje të madhe, dhe përmbyteje, dhe ai erdhi tek mali Xhudi dhe u ndal. Ai fali katër rekate në shenjë falënderimi dhe mirënjoheje. Allahu i Plotfuqishëm kërkoi prej nesh, përkujtojeni lutjen prej katër rekateve të Nuhut Tim, (Et-Tahavi, Sherh Me'anil Ather, vëll. 1, fq. 175).

Dhe pastaj sejidina Ibrahimi dhe Ismaili (a.s.). Ai fali katër rekate kur atij iu ofrua kafsha për flijim në vend të birit të tij, kështu që është duke u përkujtuar nga Umeti i Pejgamberit përmes katër rekateve të Ikindisë. Ishte kjo koha e Ikindisë kur sejidina Ibrahimi dhe Ismaili (a.s.) kanë therur kafshën, (Et-Tahavi, Sherh Me'anil Ather, vëll. 1, fq. 175).

Dhe pastaj Akshami, tre rekate farz. Nga erdhen këto tre rekate? As dy, as katër. Nga erdhi kjo treshja? Sejidina Ejub (a.s.). Ai ishte shumë i sëmurë për njezët vite me radhë. Dhe kur ai u shërua, ai ishte shumë i dobët, dhe u ngerit, që të falet, për falënderim dhe mirenjohje ngaj Allahut Fuqiplotë. Dhe ai deshi të falë katër rekate, sepse s'kishte koncept të numrave tek. Ai deshi të falte katër rekate, por ai ishte aq i dobët saqë kur përfundoi tre, ai nuk mundi të ngrihej për të katërtin. Ai la të katërtin, u ul dhe dha selam. Allahu i Plotfuqishëm tha, edhepse ai e bëri për shkak të dobesisë së tij (fizike), kjo ishte koha kur ai u fal, tani i tërë Umeti do te përkujtoj tre rekatet e tij, (Et-Tahavi, Sherh Me'anil Ather, vëll. 1, fq. 175).

Dhe namazi i Jacisë, kjo është përkujtimi i sunetit të Pejgamberit Muhamed (s.a.v.s.), (Et-Tahavi, Sherh Me'anil Ather, vëll. 1, fq. 175).

Namazi jonë është përkujtim. S'ka asgjë të keqe në lidhje me këtë! Ka edhe shumë gjëra të tjera.

Të vijmë tek ajo, që a e ka festuar Pejgamberi (s.a.v.s.) ditën e tij të lindjes ... Po e ka festuar!

Kjo vjen në sunenin e Bejhakiut. Që Pejgamberi (s.a.v.s.) po atë ditë ai theri dy kafshë, thirri njerëzit, bëri ushqim dhe e shpërndau ushqimin. Ishte një aheng. Ai organizoi drekë për njerëzit, (el-Bejhaki, Es-Sunen-ul-Kubra, vëll. 9, fq. 300 #43).

Disa dijetarë kanë menduar se ai ka kryer Akiken e tij! Imam Xhelaludin Sujuti e ka refuzuar këtë! Ai thotë, Akika nuk lejohet të bëhet dy herë. Kur ai ishte lindur, gjyshi i tij sejidina Abdul Mutalibi, tashmë e kishte kryer Akiken e tij. Pastaj imam Xhelaludin Sujutiu thotë: Atëherë çka ishte ky festim, atë ditë? Kjo ishte kategorikisht përkujtimi i Mvludit, ditëlindjes së tij. Që ta bëjë këtë veprim sunet për Umetin e tij, (es-Sujuti, Hasan el-Maksid, fq. 64-65)!

Ju lutem shkruani referencën, jam duke cituar Imam Xhelaludin es-Sujutiun, Hasan ul Makdis fi Amalil Mawlid, dhe përsëri Sujutiu në el-Havi lil Fetava, dhe imam Salihi në Subul ul Huda, dhe imam Zurkani në Sherhu Mevahidil Dunja, dhe shumë dijatarë të tjere ...

Dhe ai (Sujutiu) thotë imam ibn Haxher el-Askalani është pyetur: "Çka mendon rreth festimit të Mevludit?", imam Sujutiu është duke cituar dhe ai thotë: Imam ibn Haxher el-Askalani, komentusi i Buhariut, muhadithi i madh i këtij Umeti, ai thotë, përkujtimi i Mevludit, sipas meje, është i bazuar në hadithin e Pejgamberit (s.a.v.s.).

Ai thotë, "argumenti i parë është që kur Pejgamberi (s.a.v.s.) erdhi në Medine, (një tjeter sunet festimi), Ai erdhi në Medine, ai i pa çifutët që ishin duke agjëruar ditën e dhjetë të muajit Muharrem. Pejgamberi (s.a.v.s.) i pyeti ata pse ishin duke e agjëruar ditën e dhjetë të Muharremit? Kjo është dita, ne gëzohemi në të, sepse sejidina Musa (a.s.) kishte shpëtuar me beni israilët e tij, dhe faraoni është mbytur në lumin e Nilit, kështu që ne gjithmonë e festojmë këtë ditë. Kjo është dita e jonë e festës. Atëherë Pejgamberi (s.a.v.s.) i tha Sahabëve, prej ditës së sotme, ju po ashtu do të agjëroni ditën e dhjetë të Muharremit, sepse ne kemi më shumë të drejtë për Musain (a.s.) sesa çifutët. Kështu që ai i urdhëroi Sahabët që të festojnë ditën e dhjetë të Muharremit", (es-Sujuti, Hasan el-Maksid, fq. 63-64).

Kjo ishte para shehidllëkut të imam Husejnit, e kuptoni? Pra Ai (s.a.v.s.) udhëroi të përkujtuarit të ditës së dhjetë të Muharremit, kështu që nëse Ai (s.a.v.s.) udhëroi të festohet (përkujtohet) dita e dhjetë e Muharremit, për hirë të Musait (a.s.), çka na duhet neve më tepër?

Dhe pastaj imam Sujutiu thotë: "Që të njëjtën mënyrë, argumenti i dytë. Pejgamberi (s.a.v.s.) përkujtimin e ditëlindjes së tij e bëri sunet vet ai, sepse vet ai theri dy kafshë, që ta bëjë sunet për Umetin e tij, ashtu që ata mund të festojnë, të japin sadakë dhe veprime të gëzimit dhe lumturisë në ditën e lindjes së Pejgamberit (s.a.v.s.), sepse kjo është dita me e madhe që Allahu i Plotfuqishëm e ka bekuar tërë njerëzimin, me lindjen e Pejgamberit (s.a.v.s.)", (es-Sujuti, Hasan el-Maksid, fq. 64-65).

A e dini çka është dita e Xhuma?

Edhe Xhumaja është festim! Xhumaja është dita kur është lindur sejidina Ademi (a.s.), edhepse lindja e tij është në një mënyrë tjetër (pra ai ishte krijuar), por ne jemi duke folur për të njëjtët terme, të lindjes ose kujtimit, e njëjta gjë, pra kjo ishte dita kur sejidina Ademi (a.s.) është krijuar, ne do të thoshim, dita e tij e lindjes. Pejgamberi (s.a.v.s.) ka thënë: "Dita më e mirë gjatë tërë javës është e Xhumaja, kjo është dita e lindjes së Ademit (a.s.), Ai ishte krijuar në këtë ditë", (Ebu Dawud, es-Sunen, vëll. 1, fq. 275 #1047). E pastaj çfarë tha ai? "Pasi që kjo është dita e lindjes së hz. Ademit (a.s.), ju duhet të dergoni sa me shumë salavate mbi mua, sepse, këtë ditë salavatet dhe selamet tuaja janë vndosur para meje! Dhe ai deklaroi se Xhumaja është Jemul Id (ditë feste)", (Ebu Dawud, es-Sunen, vëll. 1, fq. 275 #1047).

Disa njerëz thonë se janë vetëm dy festa, s'ka festë tjetër të tretë, Idul-Fiter dhe Idul-Ad'ha, kështu që unë i pyes ata, çka thoni për festën e tretë? Që është dita e Xhuma. Pejgamberi (a.s.) vetë e deklaroj Xhumanë si Ditë Feste. E pse u bë Xhumaja ditë festë? Sepse ishte dita e lindjes së Ademit (a.s.). Nëse dita e lindjes së Ademit (a.s.), këtë ditë e bën ditë feste, atëherë çka në lidhje me ditën e lindjes së Pejgamberit Muhamed (s.a.v.s.).

E kuptoni! Kur'ani thotë, të përkujtoni, të dërgoni më shumë salavate dhe selame për Pejgamberët, ditën kur ata janë lindur. Në ditëlindjen e tyre, në suren Merjem, "Dhe paqja qoftë me të në atë ditë kur u lind dhe kur do të vdes, edhe në ditën kur do të ngjallet përsëri", (Kur'ani, Merjem 19:15). Më tepër salavate dhe selame për Jahjen (a.s.) dhe Isain (a.s.), ditën të cilën është ditelindja e tij. Diten kur ai është lindur, dërgoni sa më shumë salavate dhe selame mbi të.

Pastaj në suren e njëjtë, Merjem, sejidina Isa (a.s.) thotë: "paqja dhe shpëtimi janë me mua, ditën kur u linda, ...", (Kur'ani, Merjem 19:33). Duhet të ketë më shumë, e më shumë salavate dhe selame mbi mua. Cilën ditë? Atë që është ditëlindja ime! Kur unë jam lindur! Pra, Kur'ani e ka theksuar ditëlindjen e Pejgamberëve, është Kur'ani!

Si mund të thotë dikush, që Kur'ani nuk i jep rendësi ditëlindjes së Pejgamberëve. Çka do të thuash ti për këto dy ajete të sures Merjem? "Dhe paqja qoftë me të në atë ditë kur u lind", (Kur'ani, Merjem 19:15). Ditëlindja e Isait (a.s.) dërgoni selame mbi të! "Paqja e shpetimi janë me mua ditën kur jam lindur", (Kur'ani, Merjem, 19:33). Ditëlindja ime, dergoni selame mbi mua! Kur'ani e ka theksuar, dhe është dhënë urdhër i prerë që ju duhet të dërgoni shumë salavate dhe selame në ditëlindjen e Pejgamberëve.

Dhe, e dini, kur Maida (Sofra) iu dha Umetit të tij, el-Maida, për shkak të ditës kur Maida (Sofra) i erdhi Umetit të tij, ai tha: "Ajo ditë, kur Maida erdhë për Umetin tim", (Kur'ani el-Maideh, 5:114), Isai (a.s.), ai thotë në Kur'anin e Shenjtë, kjo ditë e Maides është bërë festë për Umetin tim! Për pasuesit e mi, deri në Ditën e Gjykimit (ky është Kur'ani), kur Kur'ani përmendi fjalën Id (festë), edhepse i është adresuar Isait (a.s.) dhe Umetit të tij, por ky Kur'ani e merr atë ditë dhe e vendos në tekstin e vet, ajo bëhet po ashtu bazë ligjore për Umetin e Muhamedit (s.a.v.s.)!

Nuk mbetet vetëm në kontekstin historik, bëhet urdhëresë për Umetin, për muslimanët, sepse Kur'ani e ka përmendur atë. Të përmendurit e traditës së vjetër të Pejgamberëve në Kur'an, atëherë ajo bëhet urdhëresë. Ky është parimi kryesor. Kështu që do me thënë që çfarëdo bekimi, në atë ditë që i është dhënë Umetit, ajo ditë duhet të festohet si ditë Feste! E cili është ai bekim, bekim më i lartë dhe më i madh dhe më i mrekullueshëm, se sa lindja e Pejgamberit (s.a.v.s.), ku Ai Fuqiplotë thote: "Me të vërtetë Allahu u ka afruar mirësi besimtarëve, pasi që nga mesi i tyre ua dërgoi një Pejgamber", (Kur'ani Ali Imran, 3:164).

Dhe pyetja e fundit. Njerëzit, mendjet e tyre gjithnjë janë të trazuara. Ata parashtrojnë pyetjen, se Sahabët nuk e kanë festuar në këtë mënyrë siç e festojmë ne. Pse ata s'e bënë? Unë ju jap një gjë shumë të rendësishme këtu, dhe shpresoj që gjithmonë ta keni në mendjen tuaj, ju nuk duhet të harroni, ata ishin pasuesit dhe dashuronjës të vërtetë të Pejgamberit (s.a.v.s.).

Çka ndodhi?

E dymbëdhjeta e Rebi ul Evelit ka dy domethënie:

- E para, Pejgamberi (s.a.v.s.) ishte lindur me dymbëdhjetë Rebi ul Evel, dhe e njëjta ishte dita që ai ndërroi jetë, dhe ai vdiq po ashtu me dymbëdhjetë Rebi ul Evel, të Hënën. Ata do ta kishin festuar në të njëjtën mënyrë, por fatkeqësisht Pejgamberi (s.a.v.s.) vdiq. Kur erdhi dymbëdhjetëshi i Rebi ul Evelit zemrat e tyre sa ishin të gëzuara për shkak të lindjes së tij, të njëjtën ditë ata ishin të mërzitur, sepse ai vdiq po në të njëjtën ditë. Kështu që kur kjo ditë ishte dita e vdekjes së tij, si mund ta festonin ata këtë ditë? Shekujt e parë ishin në këtë gjendje.

- E dyta, festimi që në bëjme nuk ishte praktika kulturore e asaj kohe. Ata e kishin ndërruar një ditë tjetër, ata e festonin, po ju tregoj! Sepse dymbëdhjetëshi ishte edhe dita e vdekjes së Pejgamberit po ashtu. Lindja dhe vdekja, (por pas disa shekujsh) për shkak se ata (Sahabët) e kishin parë atë me sytë e tyre Pejgamberin (s.a.v.s.), prandaj ata ishin të mërzitur, por pas kësaj, shekujt e ri, ne as që e kemi parë atë me sytë tanë, as se kemi parë vdekjen e tij. Kështu që për Umetin, për njerëzimin, vetëm lindja e Pejgamberit (s.a.v.s.), u bë akti bazik për kënaqësi dhe gëzim.

Kështu që çfare ndodhi. Sahabët kishin festuar, ishte nje festim i përvitshëm, dhe përsëri ishte festimi i ditëlindjës së Mevludit të Pejgamberit (s.a.v.s.), kjo vjen në Sahih Muslim dhe Sahih Buhari. Pejgamberi (s.a.v.s.) hyri në Medinen e bekuar kur ai iku nga Meka dhe erdh në Medine. Kjo ishte përsëri dymbëdhjeta Rebi ul Evel. Allahu i Plotfuqishëm i bashkoi tri ngjarje të rendësishme në të njëjtën ditë. Lindjen e tij, ardhjen në Medine, dhe vdekjen e tij të bekuar.

Kështu që kur Pejgamberi (s.a.v.s.) hyri në Medine, aty ishte një pritje e madhe, dhe festim dhe festival. Ishte një kremtim. Është në Sahih Muslim (Muslim, es-Sahih, vëll. 4, fq. 2310-2311 #2009), dhe njerëzit, ata erdhën aty, dhe kishin këngët e tyre, "Tala al-Bedru alejna" dhe femrat ishin nëpër çati, ndërsa djemtë dhe fëmijët ishin nëpër rrugë, dhe ata ishin në mes të këndimit, dhe ata ishin duke thirrur motot e tyre, (dhe kjo gjendet në Sahihun e Muslimit, hadithi është Sahih), "Ja Muhamed, ja Resulallah", këto ishin slloganet që thirreshin në rrugët e Medinës.

Pastaj çfarë ndodhi?

Kur Pejgamberi (s.a.v.s.) arriti atje, çdo vit, të njëjtën ditë, ndërsa ky hadith vjen në Sahih Buhari dhe Sahih Muslim (muttefek alejh), (Buhari, es-Sahih, vëll. 1 fq. 1731 #443), çdo vit, Sahabët mblidheshin, dhe festonin, edhe Sahabët nga Habeshaja, ata vinin me instrumentet e tyre, dhe në Xhaminë e Pejgamberit (s.a.v.s.), çdo vit ata festonin në formë të cermonisë, (Muslim, es-Sahih, vëll. 2, fq. 609 #892).

Dhe ata kërcenin sipas vallezimit të tyre tradicional! Dhe Pejgamberi (s.a.v.s.) e ka parë atë, dhe Imam ibn Haxher el-Askalani thotë: "Ky ishte festimi i ardhjes së Pejgamberit në Medine! Festim vjetor, është prej sunetit, dhe gjendet në Sahihun e Buharit dhe Sahihun e Muslimit", (Buhari, es-Sahih, vëll. 1, fq. 1731 #443, dhe, Muslimi, es-Sahih, vëll. 2, fq. 609 #892).

Në lidhje me pesë kohët e namazit që thashë më herët, se kjo është përkujtim dhe festim i Ademit (a.s.) dhe Pejgamberëve të tjerë, (et-Tahavi, Sherh Me'anil Athar, vëll. 1, fq. 175). Unë tashmë e kam përmendur të tërë ngjarjen, që pesë kohet e Namazit, jane përkujtim dhe festim i praktikës së veprave të adhurimit të Pejgamberëve të ndryshëm, e sejidina Ademit (a.s.), Imam Tahaviu, ai transmeton këtë nga Imam Muhamed ibn Aisha, dhe e rrefën dhe tërë ngjarjen në "Sherh Me'anil Athar" (et-Tahavi, Sherh Me'anil Athar, vëll. 1, fq. 175). Kjo është njëra referencë, për Imam Tahaviun. Një referencë tjetër është: Imam ibn Abidin, "Reddul Muhtar", vëll. 1, fq. 351.

Emrat e Pejgamberëve të ndryshëm janë dhënë për namazet e ndryshëm. Sejidina Ademi (a.s.), Jakubi (a.s.), Junusi (a.s.), e kështu me radhë, kështu që kjo është referenca e dytë për të njëjtën gjë që e përmenda, dhe të gjitha këto pesë kohët e Namazit janë fakt përkujtimi dhe festimi i aktave të ndryshëm të adhurimit dhe lutjeve të Pejgamberëve.

Referenca për atë që u kam thënë se Pejgamberi (s.a.v.s.) e përkujtoj dhe festoj ditëlindjen e tij, dhe që nuk ishte Akika e tij, por ishte ditëlindja e tij. Akika e Pejgamberit (s.a.v.s.) ishte bërë nga Abdul Mutalibi, është transmetuar nga Abdullah ibn Abasi (r.a.), dhe vjen në "Tarih Dimeshkul Kebir" nga ibni Asakiri, vëll. 3, fq. 32. Pra ky është ibni Asakiri.

Një reference tjetër, vjen në Siren, Insanul Ujun Helebi, vëll. 1, fq. 128. Referenca e tretë për të njejtën është imam Sujutiu, "Ifajatu Talib" vëll. 1, fq. 134. Përsëri, Abdullah ibn Abasi transmeton të njëjtën, dhe vjen në "Al-Istiam fi Marifeti As'hab" nga imam ibn Abdulberr. Referenca e njëjtë, që Akika e Pejgamberit (s.a.v.s.) tashmë ishte bërë nga gjyshi i tij, kështu që nuk mund të përsëritet, tashmë ishte e kryer, vjen në eth-Thikat, imam ibn Hiban është autori, vëll. 1, fq. 42.

Përsëri vjen nga imam Kurtubi, në librin e tij të Tefsirit, el-Xhami li Ahkamil Kur'an, e njëjta vjen në Zadul Me'ad nga Al-lameh ibn Kajimi, vëll. 1, fq. 81. Dhe që Akika e Pejgamberit (s.a.v.s.) ishte bërë në ditën e shtatë pas lindjes, dhe ky është suneti për secilin, vjen në Xhami-us-Sahih nga imam Termidhiu, vëll. 4, fq. 101, nr. 1522 (Termidhi, el-Xhami-us-Sahih, vëll. 4, fq. 101 #1522).

Ndersa referenca për Xhelaludin es-Sujutiun gjersa e shpjegon këtë hadith, ai kategorikisht përmend që kjo nuk ishte Akika e tij, por ishte festimi i Mevludit. Ditelindja e Pejgamberit (s.a.v.s.) nga vetë ai, kjo referencë vjen në librin e imam Sujutit, Hasan el-Maksid fi Amelil Mevlid, fq. 64-65.

Ndersa në hadith është sjellë nga imam Bejhakiu, e transmetuesi i hadithit është Enes ibn Malik (r.a.), ai e transpeton festimin e ditëlindjes (Mevludit) të Pejgamberit (s.a.v.s.) nga vetë ai (s.a.v.s.). Ai flijoi kafshë për Pejgamberllëkun, e sa i përket Akikës së tij, gjyshi i tij tashmë e kishte kryer atë ditën e shtatë të lindjes së tij (s.a.v.s.), dhe Akika nuk mund të festohet dy herë (el-Bejhaki, es-Sunen-ul-Kubra, vëll. 9, fq. 300 #43, dhe, es-Sujuti, Hasan el-Maksid, fq. 64-65)!

Siç nuk festohet Nikahu (kurora) dy herë, poashtu edhe Akika nuk festohet dy herë. Nikahu i Pejgamberit (s.a.v.s.) ishte bërë para shpalljes së Pejgamberisë, para se ai të shpallte Pejgamberllëkun e tij, kur ai ishte 25 vjeçar, kur u martua me hz. Hatixhen, dhe pas shpalljes së Pejgamberisë ai asnjëherë nuk e ka përseritur Nikahun e tij.

Deklarimi i Nikahut ishte bërë nga Ebu Talibi, pra shpalljes së Pejgamberisë, por nuk është përsëritur më kurrë, Banketi i dasmës është bërë nga Ebu Talibi, por pas shpalljes së Pejgamberllëkut dhe shpalljes së Islamit nuk është përsëritur më kurrë, kështu që, nëse asgjë nuk është përsëritur pas shpalljes së Islamit pse do të duhej të pvrsëriste ai Akikën e tij?

Kështu që kjo kafshë e sakrifikuar, pastaj kjo darkë, çka do që të ketë bërë. Ai thotë: Atë që ka vepruar Pejgamberi (s.a.v.s.) është shfaqje e falënderimit ngaj Allahut Fuqiplotë që e ka krijuar atë mëshirë për mbarë botrat (rahmeten lil Alemin), dhe ua ka bërë obligim që të dërgojnë salavate mbi të, siç ka dërguar ai mbi vetën e tij, për këtë arsye kërkohet nga ne (është mustehab) që të shfaqim edhe ne falënderimin ndaj Allahut Fuqiplotë për lindjen e tij duke u tubuar, duke i ushqyer të tjerët, dhe forma tjera të afrimit tek Allahu Fuqiplotë duke shfaqur gëzimin tonë (es-Sujuti, Hasan el-Maksid, fq. 64-65).

Ky është formulimi i imam Sujutiut!

Ai thotë, në të njëjtën mënyrë siç Pejgamberi (s.a.v.s.) këndonte salavate mbi vetën e tij, në të njëjtën mënyrë ai e ka bërë festimin e Mevludit prej sunetit përmes veprës së tij, kjo ishte dita që ai ishte dërguar për njerëzimin nga Allahu i Plotfuqishëm si mëshirë për gjithë njerëzimin (rahmetn lil Alemin), ajo përmban shpërblim dhe është akt i devotshmërisë dhe është Mustehab për ne që të përkujtojmë dhe festojemë Mevludin e Pejgamberit (s.a.v.s.), ky do të ishte një veprim në shenjë falënderimi dhe mirënjohëje ndaj Allahut të Plotfuqishëm duke festuar ditëlindjen e tij.

Dhe duhet të ketë mbledhje, dhe duhet të ketë darka, dhe aktivitete të ngjajshme që do t'iu mundesonin juve të keni më shumë dashuri dhe afëri për Pejgamberin (s.a.v.s.) dhe gjëra që do t'iu ngjallnin gëzim muslimanëve për lindjen e Pejgamberit (s.a.v.s.). Desha këtë referencë për ju, ashtu që të mund t'iu jap referencën.

Dhe e fundit, Sahabët festonin, referenca është Fet'hul Bari, nga el-Hafidh imam ibn Haxher el-Askalani. Ai sqaron hadithin e Sahih Buhariut dhe Sahih Muslimit, hadithin mutefik alejh, ku Sahabët habeshij vinin çdo vit për të festuar ardhjen e Pejgamberit (s.a.v.s.) në Medine, dhe ardhja e Tij (s.a.v.s.) në Medine ishte e njëjta ditë, me atë të lindjës së Pejgamberit (s.a.v.s.), i dymbëdhjeti Rebi ul Evelit.

Kështu që ata festonin të dymbëdhjetin e Rebi ul Evelit në Xhamine e Medines, dhe është transmetuar po ashtu nga ibn Hibani, por hafidh ibn Haxheri e sjell ne Fet'hul bari, kapitulli i Sahihut të Buhariut dhe Sahihut të Muslimit, në lidhje me lojën dhe vallëzimin e Habeshinjëve në Xhami (Ibn Hiban, es-Sahih, vëll. 13, fq. 186 #5876, dhe, el-Askalani, Fet'hul Bari, vëll. 2, fq. 443-444), ky është kapitulli, loja (vallëzimi).

Dhe disa dijatarë e kanë përdorur fjalën "Jerkusuun", ata kërcenin sipas vallëzimit të tyre tradicional, duke i mbajtur shpatat në duart e tyre, sipas traditës së tyre. Është një kapitull në Sahih Buhari dhe Sahih Muslim (Buhari, es-Sahih, vëll. 1, fq. 1731 #443 - Muslim, es-Sahih, vëll. 2, fq. 609 #892), dhe ata luanin dhe bënin këtë aktivitet të festivalit.

Pejgamberi (s.a.v.s.) e pyeti Aishen (r.a.), a dëshiron ti shohësh ata? Ajo i tha, po o i Dërguar i Allahut Fuqiplotë, unë dua t'i shoh tek luajnë! Dhe ata ishin duke luajtuar në Mesxhidin Nebevi (Xhamia e Pejgamberit (s.a.v.s.)), Pejgamberi (s.a.v.s.) e mbylli derën, dhe i kërkoi të qëndronte pas tij. Fjalët e hadithit: Erdhën Sahabë nga Habasha, dhe ata ishin duke lozur dhe vallëzuar sipas mënyrës së tyre tradicionale dhe ata ishin duke festuar arritjen e Pejgamberit (s.a.v.s.), (Ibn Hiban, es-Sahih, vëll. 13, fq. 186 #5876, dhe, el-Askalani, Fet'hul Bari, vëll. 2, fq. 443-444, dhe, Ahmed ibn Hambel, el-Musned, vëll. 3, fq. 155).

Imam ibn Haxher thotë në Fet'hul Bari: Arritja e Pejgamberit (s.a.v.s.) ndodhi me dymbëdhjetë Rebi ul Evel, ditën e lindjes së Pejgamberit (s.a.v.s.). Allahu i Plotfuqishëm i bashkoi të gjitha këto ditë në një ditë të vetme! Kështu që imam el-Askalani thotë: Ata vinin çdo vit, dhe bëhej një tubim i Sahabëve, në Xhami dhe jashtë saj, dhe fëmijët mblidheshin, dhe ata luajtën, vallëzuan dhe kërcyen me shpata.

Ky ishte një festival, për ardhjen e Pejgamberit (s.a.v.s.), dhe Pejgamberi (s.a.v.s.) i kërkoi Aishes (r.a.) të qëndroj prapa tij, dhe ai ishte duke qëndruar pra saj, dhe ajo ishte prapa tij prej derës, dhe pastaj ai e pyeti atë, a dëshiron ti shohësh ende, apo le ta përfundojmë. Ajo tha, jo dua të shoh më shumë! Ky është hadithi i Sahihut të Buhariut dhe Sahihut të Muslimit, dhe imam Buhariu e ka bërë kapitull! Dhe në të njëjtën ditë, gratë vinin tek Aishja (r.a.), në shtepinë e saj dhe ato luanin me def, dhe këndonin këngë me def.

Kështu pra kishte shumë raste festimi. Dhe imam el-Askalani thotë, që ata vinin çdo vit në Xhami, ky në të vërtet ishte përkujtimi dhe festimi i pritjes së Pejgamberit (s.a.v.s.) në Medine. Kështu që, këto janë argumente dhe dëshmitë rrënjesore, ku festimi i ditëlindjes ose ardhjes së Pejgamberit (s.a.v.s.) bëhej prej sunetit të Sahabëve, sunetit të Pejgamberit (s.a.v.s.) prej Allahut të Plotefuqishëm, përmes urdhërave Kur'anore.

Desha t'jua jap juve këto referenca. Ju falënderit. We-Selamu Alejkum we Rahmetullahi we Berekatuhu!



Ligjerues: Shejhul-Islam Dr. Muhamed Tahir el-Kadri

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...