Mesele mbi Vehabizmin-Vehabistët 1



Pyetja:

Një djalë i ri kërkon fejesën time, por, ai thotë se është "selefij", kundërshton dhikrin grupor dhe ai thotë se është i gatshëm të bëj shkurorrëzim nëse merr vesh se shkojë në kësisoj dhikre (në dhikret grupore). Ju them sinqerisht se ai djalë ka zënë vend në zemrën time dhe ai më do prej një kohe të gjatë, por, unë e kam larguar për shkak të këtyre mendimeve të tija vehabiste.

Unë e dua atë aq sa që nuk mund edhe ta përshkruaj. Ne kemi vendosur që të mos flasim për këtë problem derisa të martohemi. Por, tani mua ma përmend Hadithin e Pejgamberit alejhisselam: "Nëse ju vjen dikush që është fetar dhe posedon moral të mirë ju martonie atë ...".

Sa më përket mua, nuk më intereson drejtimi i tij sepse të gjithë drejtimet janë të drejta dhe të gjitha thërrasin në njëshmërinë e All-llahut, por, problemi qëndron në atë se ai beson se vetëm drejtimi i tij është i drejtë ndërsa të gjithë të tjerat janë gabim dhe ai thotë se ka dyshim në diturinë e filan dhe filan dijetarit dhe madje edhe për dijetarin më të mirë për korrektësinë e të cilit dëshmojnë të gjithë njerëzit.

Pyetja ime është se: A ka ndonjë mënyrë se si ta bindi atë dhe a ta pranoj fejesën me të?


Përgjigjja:

Pasiqë e di se ai ka tendencë vehabiste dhe se i përgojon dijetarët atëherë pse po pyet për te. Sikur unë të kisha një vajzë dhe dikush si ky të kërkonte fejesë me vajzën time unë nuk do ta martoja me të.



Shejh - Dr. El-Buti

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...