Rreziku nga levizja vehabite ne trojet etnike shqiptare!



Hulumtimi dhe studimi historik dhe doktrinar i vehabizmit pa tjetër kërkon qasje kryesisht nga disa aspekte kryesore. Raportet e ngushta të vehabistëve me dinastinë e familjes Saud dhe me qeveritë apo dinastitë dhe individët me ndikim në vend, fqinjësi dhe jashta rrethit, asaj që e quajmë dar'ul-islam (shtëpia e islamit). Vehabizmi arriti të rritet nga një lëvizje fetare (sekt) në lëvizje politike dhe nacional-çlirimtare kundër dominimit të huaj, kryesisht i manifestuar kundër turqve. Kësaj lëvizjeje i parapriu një lëvizje tjetër, ajo e Ibn Tejmijes në shek. XIV, dhe e nxënësit të tij Ibn Kajjim El-Xhevziut, të cilën Muhammed Ibn Abdulvehhabi e ndoqi në masën më të madhe të mundur.

Lëvizja e vehabistëve për herë të parë futi në përdorim edhe shprehjen selefije (selefizmi), në kuptimin që do ta bartë deri në ditët e sotme, e ai është jomedhhebizmi. Deri atëherë dijmë për selefi salihinët, të cilët janë ndekur nga të gjitha medhhebët e gjithëpranuara.

Lidhur me aktivitetin ushtarak të vehabistëve dhe të kryengritjeve të njëpasnjëshme të tyre kundër halifatit të perandorisë osmane vlen të theksohet edhe roli i anglezëve në tërë këtë. Do të kënaqemi të cekim një ngjarje nga viti 1916, kur Britania dhe Franca lidhën Marrëveshjen e fshehtë Sykes-Picot, në të cilën parashihet ndarja e pjesës qendrore lindore të Perandorisë Osmane. Edhe më herët, por sidomos pas kësaj marrëveshje, Anglia u ka premtuar liderëve të fiseve arabe pavarësi dhe sovranitet të plotë, nëse ata do të luftojnë kundër osmanlinjve.

T.E. Lawrence (Lorenci nga Arabia) ishte i vetëdijshëm për këtë mashtrim, dhe vazhdimisht dhe skajërisht i turpëruar pohon: "Kam rrezikuar mashtrimin për shkak të bindjes se ndihma e arabëve ka qenë domemos e nevojshme 'për fitoren tonë të lirë dhe të shpejtë' në Lindje, dhe se është më mirë ta shkelim fjalën tonë dhe të fitojmë, se sa të humbim".

Ruajtja e vlerave dhe traditës kombëtare por edhe fetare është një nga çështjet prioritare kundër të së keqes dhe atyre që po tentojnë të rrënojnë imazhin tonë. Ky popull kam bindje se asnjëherë nuk e ka duruar as nuk do ta duron, pra kanë gjet një truall të pafrytshëm pra ku ata janë orientuar këtu në trojet tona në Ballkan respektivisht në Kosovë, Maqedoni në Shqipëri dhe më gjerë.

Bashkësia Fetare Islame është një forcë e madhe në vete dhe se të gjitëh organet dhe institucionet e saja funksionojnë dhe veprojnë të bashkuar, unik dhe solidare në veprim dhe me sukses mund të dalin fitimtarë ndaj çfarëdo goditjeje, sado që ajo të jetë jo e favorshme për ne. Problem real që kërcënon vlerat kombëtare dhe fetare të shqiptarëve aktualisht është vehabizmi, lënia e hapësirave te veprimit të kësaj rryme në fenë islame në hapësirat shqiptare, indirekt do të thotë të ndihmosh propagandën antishqiptare të qarqeve më të errëta sllavo ortodokse.

Përkundrazi, ngushtimi i hapësirave të veprimit të vahabizmit, do të ishte një kontribut i vyer jo vetëm për myslimanizmin tradicional shqiptar, por dhe për integrimin euroatlantik të shqiptarëve e për sigurinë tonë kombëtare. Institucionet tona fetare kanë filluar të ndërgjegjësohen mbi domosdoshmërinë e ruajtjes së vlerave dhe të komuniteteve të veta fetare nga ndikimet e ndryshme që i kundërvihen traditës sonë fetare. Është e domosdoshme rritja e pavarësisë ekonomike të institucioneve tona fetare. Ky është një problem me ndikime mjaft të rëndësishme në sigurinë tonë kombëtare. Eksperienca ka treguar se ndihmat nga jashtë kanë qenë gjithmonë të kushtëzuara.

Një fetar i mirë është edhe kombëtar dhe anasjelltas.



Autor: Sabri Selmani

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...