Vehabizmi saudit dhe vehabizmi ISIS: Ndryshimet



Angazhimi në luftë kundër ISIS-it mund ta largojë edhe më tepër Arabinë Saudite nga e kaluara e saj vehabiste.

Aktualisht, disa komentatorë mediatikë kanë argumentuar se, më tepër se sa një produkt i thjeshtë konfrontimi midis sunitëve dhe muslimanve shiitë në Siri dhe Irak, rritja e të ashtu-quajtur "Shteti islamik" duhet të perceptohet si një shpërthim në ato vende të vehabizmit, interpretimi i vetëm islam i njohur zyrtarisht në Arabin Saudite.

David Gardner i financial Times, për shembull, fajësoi Arabinë Saudite për rritjen indirekte të ISIS-it, duke shkruar, "Ekstremizmi xhihadist nuk paraqet kërcënim për mbretërinë. Por, në aspektin doktrinar është vështirë për të parë se në çfarë mënyrë 'devijon' nga vehabizmi ortodoks". Të tjerët kanë thënë ose kanë pretenduar se Arabia Saudite ndihmon financiarisht ISIS-in.

Më 30 shtator, shkrimtarët e Financial Times Heba Saleh në Kairo dhe Simeon Kerr në Dubai pohuan: "në kontrast me nxitjen e heshtur zyrtare të shumë zërave liberal pas 9/11, çdo debat në Arabinë Saudite mbi rolin e (vehabizmit) në nxitjen e ekstremizmit (ISIS) ka qenë i turpshëm dhe i izoluar kryesisht në mediat sociale".

Megjithatë në analizimin e islamit radikal, ne duhet të bëjmë dallim, që të mos i ngatërrojmë ato. Duke i parë reagimet e mëhershme të Arabisë Saudite për mizoritë e 11 Shtatorit, 2001, ne do të kishim gjetur një dialog të vogël publik mbi rolin e vehabizmit në origjinën e al Kaedës. Monarkia saudite dhe përfaqësuesit e tyre mohuan një lidhje dhe dekurajuan hetimin e saj. Pas ndërhyrjeve të udhëhequra nga SHBA-ja në Irak në vitin 2003, mediat dhe webfaqet saudite ishin mbushur me falënderime për qytetarët saudit të cilët kishin vdekur si luftëtarë terroristë në veri të kufirit të mbretërisë. Sauditët krijuan një program jo-efektiv anti-terroriste "rehabilitimi" para "deportimit" të al Kaedesë në Gadishullin Arabik (AQAP) në Jemen. Më vonë, megjithatë, sauditët nuk pranuan të ndihmojnë partinë Vehabi Nour që doli në Egjipt pas rrëzimit të Hosni Mubarak në 2011.

Arabia saudite ka filluar të ndryshoj në vitin 2005 me vdekjen e mbretit Fahd Abd Al-Aziz dhe ardhjes në fron të gjysmë vëllait të tij, qeverisës aktual Mbreti Abdullah. Abdullahi filloi një seri reformash që ishin të vogla, megjithatë shënoi një drejtim të ri për fushën e shkretëtirës. Në vitin 2007, e ashtu-quajtur "policia fetare" ose "patrullat morale", e titulluar zyrtarisht Komisioni për Promovimin e Virtytit dhe Parandalimin e Veseve (CPVPV), i njohur në popull si mutawiyin (vullnetarët) ose hai'a (komision), iu nënshtrua një kontrolli zyrtar.

Më parë, "patrullat morale" kishin mbuluar rrugët e qyteteve të Saudisë, mbanin lëkurë të mbuluar me shkopinj me të cilët ata rrahin të gjitha gratë të cilat visheshin të mbuluara. Duke i shtyrë njerëzit e zakonshëm drejt xhamive në kohën e lutjeve, bastisnin shtëpitë në të cilat dyshonin se ishte i pranishëm alkooli, monitorimin e autostradave të ndalojnë gratë të vozisin makinat dhe çiftet të cilët vozitnin bashkë, duke ngacmuar anëtarët e minoritetit Shiitë, duke përfshirë edhe një viktimë të përdhunuar, e cila ishte dënuar me sharje, duke arrestuar pelegrinët Haxh të cilët merrnin pjesë në ritualet metafizike të ndaluara nga vehabistët dhe duke vrarë njerëz në incidente sidomos brutale. Falë mbretit Abdullah, patrullat morale iu nënshtruan autoritetit të gjykatës për herë të parë.

Në vitin 2009, mbreti Abdullah krijoi një ministri për arsimimin e grave dhe ia hoqi pushtetin kreut të patrullave morale, Ibrahim Al-Ghaith. Dy vite më vonë, grave saudite u jepen të drejta të kufizuara, për t'u bërë efektive në vitin 2015. Më tej, mbreti Abdullah në vitin 2011 njoftoi për themelimin e universitetit më të madh në botë për gratë, të quajtur sipas tezës së tij, Princess Nora Bint Abdulrahman, dhe e vendos në afërsi të kryeqytetit, Riyadh.

Drejtori i "patrullave morale" u zëvendësua përsëri në vitin 2012, nga Abdul Latif Abdul Aziz Al-sheikh, i cili është pasardhës i themeluesit të sektit vehabist të shekullit 18-të, Abdul Latif abdul Aziz Al-Sheikh paralajmëroi "patrullat morale" kundër ngacmimit të qytetarëve dhe ua ndaloi atyre të arrestojnë, të marrin në pyetje ose të kërkojnë njerëz ose të kontrollojnë banesa pa urdhrin e qeverisë lokale.

Arabia Saudite në vitin 2013 kriminalizoi dhunën në familje dhe emërtoi 30 gra në legjislaturën e pazgjedhur kombëtare ose "këshillit shura", e cila më parë ishte e kufizuar për burrat. Në të njëjtin vit, Arabia Saudite nominoi filmin e parë të saj të bërë nga një grua, Wadida, rreth një vajze të re e cila donte të blinte një biçikletë dhe me pengesat me të cilat ajo përballet, për një çmim Akademik.

Lidhur me tmerret në Siri, edhe pse sauditët sikur myslimanët tjerë sunitë janë të zemëruar në masakrat e regjimit Bashar Al-Assad, autoritetet Saudite në fillim të këtij viti ndaluan përfshirjen në xhihad jashtë vendit, me dënime me burgim prej tri deri në tridhjetë vjet për sauditët të cilët luftojnë jashtë vendit, përfshirë në grupe terroriste, të sigurojë për ta ndihmë materiale, ose të nxisin të tjerët të bashkohen me ta.

Fanatikët vehabistë kanë kthyer kundër adaptimet moderne të realitetit. Në manifestimin e fundit të papajtueshmërisë vehabiste, një gjyqtar në gjykatën e Riyadh, sipas BBC News, dënuan klerikun Shia Nimr Al-Nims me vdekje me prerjen e kokës për përfshirjene e tij në vitin vitin 2011 në protestat Shiitë në provincën e Arabisë Lindore, ku jetojnë disa myslimanë shiitë. Irani është akuzuar gjerësisht për përfshirje në trazira të Arabisë Shia, dhe të dy Tehrani dhe rebelët Shia Houth në Jemen mbrojti Al-Nimrë-t dhe dënoi sauditët në mënyrë agresive.

Një tranzicion i ngadalshëm, por i pamohueshëm është duke u zhvilluar në Arabinë Saudite. Pavarësisht nga trashëgimia e saj vehabiste dhe rivalitetit të vehabizmit nga ISIS-i, dhe një premtim nga Riyadh për të trajnuar ushtrinë jo-sektare siriane pa pagesë, mund të demonstrojë se Arabia Saudite ka marrë një qëndrim pozitiv kundër vehabizmit ISIS.

Sigurisht, asnjë nga masat e filluara nga mbreti Abdullah, nuk do të ishin të imagjinueshme nën dominimin e ISIS-it. Gazetari Saudit Badet Al-Rashed deklaroi për portalin e shtypur të Lindjes se Mesme Al-Monitor me 29 Shtator 2014, "Sot për shkak të (ISIS-it), ka diskutime rreth lidhjes midis ekstremizmit sunit xhihadiste dhe vehabizmit brenda dhe jashtë Arabisë Saudite. Eventualisht kjo mund të ndryshojë mënyrën se si Sauditët të shohin vetën e tyre. Pjesëmarrja e mbretërisë në sulmet ajrore kundër IS-it në Siri më 23 shtator demonstron seriozitetin e saj në luftimin e radikalve".

Angazhimi në luftë kundër ISIS-it mund ta largojë edhe më tepër Arabinë Saudite nga e kaluara e saj vehabiste.



Përktheu: Saranda B. Rugova

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...