Botimi që orienton besimtarët islam drejtë Jomedhhebizmit (Vehabizmit)



Shkrim me shkas!

Këtë herë kemi fjalën për veprën e botuar vitin 2021 me titullin "ILMULHAL" nga autori Llukman ef. Neziri.

I nderuari lexues, jam shumë i vetëdijshëm për rolin dhe vlerën e fjalës së shkruar, e njohë mirë peshën e saj poashtu i njohë mirë edhe vështirësitë e shkrimit dhe përpilimit të një vepre, andaj duke i ditur këto vështirësi jam i prirë që të urojë dhe përgëzojë autorët e veprave të shkruara. Prandaj mendoj se secili që i rreket kësaj pune të zahmetshme i di apo sëpaku duhet ti dijë kriteret e shkrimit të një vepre shkencore islame, në të kundërtën nuk bënë asgjë përveç shpalosjes së hutesës mes njerëzve dhe degradimit që i bëhet fjalës së shkruar.

Unë jam i vetëdijshëm se i vetmi libër i botuar pa gabime është Kur'ani Fisnik, por edhe një botim i kategorisë së këtij "ILMULHALI" është i pa tolerueshëm mes besimtarëve Islam. Kjo nënkupton se këto botime kanë qëllime tendencioze që nuk synojnë përhapjen e të vërtetës por përhapjen e ideologjive të tyre. Librin e mora dhe e lexova tërësisht me shumë vëmendje, tani edhe po flas me shumë përgjegjësi dhe po jap disa konstatime personale rreth këtij libri.


- I -

Çdo lexues i librit duhet ta vërejë është se libri nuk plotëson kriteret shkencore të një botimi, sepse është pa recensent, pa redaktor, pa fusnota, pa literaturën e konsultuar, pa ISBN dhe pa katalogizim, kritere qkëto që e bëjnë të besueshëm librin.


- II -

Libri është shkruar nga një "Muxhtehid bashkëkohor" i cili nuk ka nevojë as për mendime të dijetarëve, as për literaturë të konsultuar. Ky konstatim ose mbështetet mbi këtë parim, pra mbi parimin e Muxhtehidit mutlak (muxhtehidit absolut) ose është vepër plagijaturë.


- III -

Libri nuk plotëson as kriteret shkencore të shkencës së Akaidit e as kriteret shkencore të shkencës së Fikhut, për të cilat flet autori.


- IV -

Autori përmes kësaj veprë vërteton tenton që të bindë opinionin se kjo është vepra e parë e kësaj natyre që synon ti udhëzojë muslimanët në rrugën e drejtë. Kështu shprehet vetë ai në parathënien e librit ku thotë:

Citoj: "Duke pasur parasysh një mungesë të një literature të këtillë, shprehëm dëshirë për të marrë një iniciativë për përgatitjen e këtij materiali (ilmihali)".

Kjo fjali ngërthen një të pa vërtetë dhe një të vërtetë. Gënjeshtra është se para këtij ilmulhali te lexuesit shqiptarë ka dhjeta Ilmihal të përgatitur nga dijetarët tanë të mirëfilltë, e këtë e dinë të gjithë myslimanët përveç autorit. Kjo nënkupton se autori vuan nga bajraktarizmi i tij e nuk ka shpjegim tjetër. Kurse e vërteta në të është se nuk ka ilmulhal tjetër para këtij të kësaj natyre amatareske, pa kritere shkencore e fetare i cili vetëm që futë huti dhe përçarje në mesin e popullatës islame, kjo është e vërtetë!


- V -

Autori përmes kësaj vepre në shpalos qartë se nuk i takon asnjë Medhhebi islam nga Ehli Suneti, porse është një jomedhhebist i përbetuar, edhe pse këtë nuk ka guxim ta deklarojë askund. Kjo konstatohet lehtë nga ky punim sepse ky nuk i është përmbajtur asnjë shkolle juridike islame të Ehli Sunetit, përkundrazi ka përzier të gjitha hukmet e sheriatit islam duke i përcaktuar pa asnjë kriter.

Kjo është metodologjia vehabiste apo neo-selefiste që synon fraksionimin e muslimanëve dhe defokusimin e tyre sa më shumë që të jetë e mundur. (Çuditërisht se autori sipas informacionit që kam unë, është betuar se do të zbatojë dispozitat e medhhebit hanefij, vetëm e vetëm të punësohem si imam).


- VI -

Autori që e paraqet veten si Muxhtehid, sepse të tillët e kanë për turp të ndjehen pasues, gjatë punimit të tij, sjell disa definicionie "përkufizime" që nuk ka shans minimale ti gjejë dikush në ndonjë libër të mirëfilltë shkencor islam. Pra me këtë dëshmon se ai jo vetëm që ka arritur nivelin e "Muxhtehidit" por edhe e ka tejkaluar.


- VII -

Në këtë libër aq shumë janë të shpartalluara dispozitat e sheriatit saqë të mbushet mendja se janë përzier me mikserin e llotarisë, dhe vështirë se dikush mund t'ju bjerë në fije.


Për në fund:

Me këtë shkrim synoj të informoj besimtarët islam se askush nuk ka mundësi të na shes sapunin për djath përderisa në vendet tona ka pasur, ka dhe do të ketë me qindra e qindra dijetarë të mirëfilltë islam, me vlera të larta shkencore e fetare. Të përcjellë selamet e dijetarëve islam se: "Jomedhhebizmi është bidati më i rrezikshëm për islamin dhe muslimanët", andaj duhet denoncuar dhe fokusuar të gjithë ata që tentojnë ta bëjnë këtë veprim satanik.

Poashtu informoj opinionin islam në përgjithësi dhe rininë islame në veçanti se raftet e bibliotkave tona janë të mbushura për plotë me libra të vlefshëm shkencor të të gjitha fushave shkencore nga autor të vërtetë, të përgjegjshëm dhe dinjitoz, andaj kini kujdes çka po lexoni dhe si po lexoni.

Kujdes nga ky "ILMULHAL"!!!



Autor: Jusuf ZIMERI

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...