Si ta presim dhe ta përcjellim muajin e Ramazanit?



Me Emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërsit!

Me të vërtet falënderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të të gjithë botëve! Nga Ai ndihmë, falje dhe udhëzim kërkojmë! Cilin e udhëzon Allahu i Madhërishëm në rrugë të drejtë ai vërtetë është udhëzuar, ndërsa atë të cilin Allahu e lë në humbje askush nuk mund t'ia tregoj rrugën e drejtë! Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi është rob i Tij dhe i Dërguar, të cilin e dërgoi ta gëzojë ummetin me Xhennet dhe t'u tërheq vërejtjen dhe t'i frikësojë nga Xhehennemi. Salatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë të dashur Muhammedin, Familjen e tij të pastër, ashabët e tij dhe mbi gjithë ata të cilët i ndjekin ata në të mirë deri Ditën e Kijametit.

Falënderimet i takojnë Allahut i Cili dalloi muajin e Ramazanit mbi muajt tjerë, duke bërë agjërimin në të shtyllë nga shtyllat e Islamit duke thënë: "O ju që keni besuar u është bërë obligim agjërimi ashtu siç u ishte bërë atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm", (E-Bekare, 183).

Në Ramazan ka filluar shpallja e Kur'anit për të cilin Allahu i Madhërishëm thotë: "Në muajin e Ramazanit ka filluar shpallja e Kur'anit i cili është udhërëfyes për njerëzit sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjëroj, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjëroj aq ditë nga ditët e mëvonshme. Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju e jo vështirësim, (të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) që të plotësoni numrin, të madhëroni Allahun për atë se u udhëzoi dhe ta falenderoni", (El-Bekare, 185).

Të nderuar vëllezër muslimanë! Po na vjen muaji madhështor. Po na troket periudha të cilën zemrat e besimtarëve me gëzim të madh e presin, ashtu siç e pret toka e etshme dhe e thatë shiun të bie ... Ata të cilët ia kanë drejtuar Allahut duanë e të Dërguarit tonë të dashur, ku ai e lut Allahun e Madhërishëm: "Zoti ynë na jep bereqet në muajin Rexheb dhe Sha'ban dhe na mundëso ta presim Ramazanin", - lutja e tyre gjithsesi me mëshirën e Allahut ka për t'u realizuar. Na mbeten edhe pak ditë deri te ardhja e kohës së bekuar e të bereqetshme dhe ditëve të hareshme. Mysafiri ynë i dashur, muaji i Ramazanit bëhet gati t'i vizitoj shtëpitë tona, të trokas në të gjitha dyert dhe të kërkoj pastrim. Lum për ata të cilët e pranojnë në shtëpitë e tyre, e mjerë për ata të cilët nuk e pranojnë dhe nuk lejojnë që të futet në shtëpitë e tyre ... Ramazani është afër, ai veçmë po troket ...

Të gjithë duhet ta dimë, pra vëllezër dhe motra a jemi të gatshëm ta presim mysafirin e çmuar krahëhapur? Kur flitet mbi përgatitjet për Ramazan, më së shumti mendohet në përgatitjet materiale, vërtet mirë është t'i mbushim frigoriferat, të blejmë gjëra ushqimore, etj., megjithëatë, kjo lloj përgatitje duhet të jetë sekondare, ndërsa përgatitja shpirtërore duhet të jetë primare, përkundrazi ... Nga Ramazani i shkuar kaloi një kohë bukur e gjatë, shumëçka njeriu thotë dhe vepron çka nuk duhet t'i bëj, mëkatet shumëzohen, neglizhenca (pakujdesia) kaplon zemrën e njeriut, dhe për shkak të gjithë kësaj Allahu i Madhërishëm na e dërgon muajin e mëshirshëm të Ramazanit, që me anë të këtij muaji të bekuar dhe fisnik t'i pastrojmë zemrat tona nga mëkatet, përtacia, haresa dhe devijimi, e që zemrat tona t'i mbushim me iman, i cili urojmë të zgjasi deri në Ramazanin e ardhshëm! Ata të cilët menjëherë pas Ramazanit u kthehen gabimeve të cilat i kanë lënë gjatë këtij muaji fisnik dhe që fill pas Ramazanit i lënë veprat e mira që bënin gjatë këtij muaji, atëherë tërë kjo tregon se zemrat e tyre, fatkeqësisht akoma nuk i kanë mbushur sa duhet me iman e as që Ramazanin e kanë kaluar ashtu siç kërkon Allahu i Madhërishëm ...

I Dërguari i Allahut, Muhammedi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Ai i cili kalon Ramazaninm me iman dhe ihtisab (mbështetje në shpërblimin e Allahut të Madhërishëm) do t'i falen mëkatet e kaluara",(Imam Buhariu dhe Muslimi). Pra që Ramazani të ndikojë te njeriu dhe që të arrijë deri te falja, duhet që agjërimit t'i afrohemi me përkushtim të thellë, me besim të vërtetë e të sinqertë, ngase ky është urdhër nga vetë Allahu i Madhërishëm, e assesi nuk është ndonjë lloj dijete apo ndonjë program fitnesi për dobësim, por ky është direkt urdhër i Allahut, Zotit të të gjitha botëve, dhe më pas atë çka duhet të presim dhe duhet të besojmë është që, për shkak të durimit tonë ndaj urisë dhe etjes, si dhe përmbatjes nga kërkesat, Allahu i Madhërishëm do të na shpërblej me shpërblimet e Tij të pafundta, ngase Allahu i Madhërishëm thotë: "Agjërimi është i Imi dhe për atë Unë shpërblej".

Të dashur vëllezër! Përveç frigoriferave të mbushur dhe ushqimeve të shumta çka kemi përgatitur? Me të drejt lind pyetja: Si do ta kalojmë këtë muaj të bekuar? A do të mësojm diçka të re, ndonjë sure, dua, apo ndonjë urtësi? Si do t'i kalojmë ditët e netët e mysafirit të çmuar? A do jëtë vërtet ky muaj, muaj i adhurimit (ibadetit), muaji i Kur'anit, namazit, duasë dhe zikrit apo do të jetë muaji i ushqimit, pijes, gjumit dhe përtacisë?? Ka njerëz të cilët vërtet i gëzohen Ramazanit dhe mundohen që çdo çast të kësaj kohe të bekuar ta shfrytëzojnë, ngase janë të vetëdijsëm në fjalët e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) i cili, duke folur për Ramazanin thoshte: "O ti i cili dëshiron të mirën afroju (veproje), ndërsa ti i cili dëshiron të keqen largoju"! Të tillët përgatitën për Ramazan duke bërë pendim tek Allahu, duke u penduar për veprat e tyre, duke u lutur për falje e mëshirë. Të tillët kanë për qëllim, nëse do Zoti, që ta mësojnë Kur'anin në këtë muaj të bekuar. E, a thua vallë sa do të na kushtoj gjithë kjo?

Vallahi ky është rast ideal për marjen e sevapeve të panumërta, sepse veprat e mira në Ramazan shpërblehen deri në shtatqindë herë më shumë, ndaj dhe për këtë le të shikojmë se si na kalon Ramazani.Në anën tjetër, ka nga ata që ditët e Ramazanin do ti kalojn në mënyrë krejt të kundërt, këta janë ata që nga Ramazani nuk do të kenë asgjë veçse urisë dhe etjes. Në disa pjesë të botës islame gjatë këtij muaji të bekuar të Ramazanit ndërohet dita me natën, ç'shprehi e keqe ... Sa bukur do të ishte që netët e Ramazanit të kalohen në ibadet, por megjithatë këto netë të bekuara, disa i kalojn në lojra, ahengje, duke shikuar filma, duke luajtur shah dhe në biseda të kota. Gjithë natën qëndrojn pa gjumë që pas syfyrit të shtrihen e të flejnë deri në namazin e iqindisë apo dhe më tepër deri para iftarit. Mjerë për atë i cili vepron kështu! Mjerë për atë i cili në këtë mënyrë shkatërron vetveten dhe i cili veten e vet e pengon që ta mbuloj mëshira e Allahut, sepse nuk ka dënim (ukubet) më të rëndë se të mbetesh jashtë rahmetit të Allahut ...

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) thotë: "U erdhi Ramazani. Ai është muaji i bekimit të Allahut. Allahu në të u ruan, u lëshon rahmetin e Tij, u fshinë mëkatet, u pranon duat. Allahu u shikon se si garoni në vepra të mira në këtë muaj dhe krenohet me ju para engjëjve. Jepni gjithçka nga vetja që Allahu te ju të shoh vetëm mirë. Me të vërtet është i pafat ai i cili ngel jashtë mëshirës së Allahut në kët muaj!", (Taberaniu). Subhanallah! Paramendoni çfarë nderi kemi te Allahu i Madhërishëm, pra deri sa ne garojmë në vepra të mira, Allahu krenohet me ne para engjëjve, ndaj dhe për këtë, të mundohemi që Allahu i Madhërishëm në këtë muaj mubarek, që është para nesh të mos shoh asgjë tjetër vetëm se mirë!

Ndaj, na qoftë i bekuar ky muaj i shenjtë, duke e lutur Allahun e Madhërishëm që të pranoj agjërimin tonë, duatë tona, veprat e mira dhe të na ruaj nga e keqja, mëkatet dhe mosnënshtrimi! Amin! - Ashtu u bëftë!



Autor: Bilal Hogjiiq
Përktheu: Arsim Dauti

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...