Hadithi i njeriut me lëndim koke (argument pro-taklidit)



Pastaj (domethënë, pasi parashtron një argument tjetër më herët) ai [Ibn Kajimi] transmeton përdorimin si dëshmi [pro-taklidit] të instruksionit të Pejgamberit (s.a.v.s.) për atë që nuk di të pyes atë që di, si në hadithin e njeriut me lëndim koke, "Pse nuk pyesin ata kur nuk dinë? Se vërtetë ilaçi i vetëm për paditurinë (injorancën) është të pyesësh". Ai [Ibn Kajimi] përgjigjet duke thënë që kjo është një prej dëshmive më të mëdha kundër mukalidëve, sepse tregon ndalimin e lëshimit të fetvasë pa dije dhe taklidi nuk është dije dhe për këtë ka pajtueshmëri në mes njerëzve. [1]

Kjo është një përgjigje e kotë, sepse ata që i dhanë fetva atij që kishte lëndim koke nuk lëshuan fetva [bazuar] mbi taklid, por ata lëshuan fetva për të duke përdorur ixhtihadin e tyre prej Kur'anit, prandaj hadithi dëshmon vetëm ndalimin e lëshimit të fetvasë prej Kur'ani dhe hadithit duke përdorur ixhtihadin kur [personi] nuk është i aftë për Ixhtihad, sikurse bëjnë këta muxhtehidët [e ditëve tona] duke i devijuar njerëzit përmes lëshimit të fetvasë pa dije. Prandaj, kjo vërtetën detyrimin për taklid për atë që nuk është i aftë për Ixhtihad, e kjo është ajo që është pohuar. Prandaj, kjo përbën dëshmi për mukalidët, e jo kundër tyre, siç pretendon ky folës.

Sa për fetvanë e lëshuar bazuar mbi taklid të qenit fetva e lëshuar pa dije dhe si pasojë e ndaluar, përgjigja është se mukalidi nuk lëshon fetva, por ai që lëshon fetva është muxhtehid e mukalidi është transmetuesi i fetvasë, dhe fetvaja e muxhtehidit është [e nxjerrë] nga dija e jo nga injoranca, prandaj si mund të jetë e ndaluar? Për më tepër, thënia e tij që "taklidi nuk është dije dhe për këtë ka pajtueshmëri në mes njerëzve" - ne nuk i dimë kush janë njerëzit që u pajtuan që taklidit nuk është dije.

Allahu (s.w.t.) me të vërtetë thotë: "Pyetni ata që dinë nëse nuk dini", që vërteton se taklidi është dije sepse Allahu (s.w.t.) i ka urdhëruar ata që nuk dinë të pyesin për të larguar injorancën (paditurinë), kështu që nëse ata do të mbesnin ende injorant dhe të paditur pasi të pyesin, çfarë do të ishte qëllimi i pyetjes? Kjo vërteton që pretendimi se taklidi është injorancë dhe nuk është dije, është i pabazë.



Autor: Mewlana Habib Ahmed el-Kiranawi
Shkëputur nga libri: "el-Din el-Kajjim"
Përktheu: Fatih IBRAHIMI



Shënime:

- "Ixhtihad" - Përpjekja për të nxjerrë ligje.
- "Taklid" - pasim i verbër, pasimi i një dijetari pa pyetur për dëshmitë tekstuale dhe mënyrën e nxjerrjes së rregullit.
- "Mukalid" - është personi i cili bën taklid (pasuesi i dijetarit).
- "Fetva" - verdikt fetar i lëshuar nga dijetari kompetent.



Referencat:

[1] - Ibn Kajjim el-Xhewzije, I'lam el-Muwakki'in, 3:529.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...