Personaliteti i deformuar dhe i devijuar i vetë ibën Abdu'l-Vehhabit



Themeluesi i vehabizmit, Muhammed ibën Abdu'l- vehhabi, u lind në Ujejne në afërsi të Rijadit, në fshatin Nexhd, në vitin 1115 hixhrij. Edhe nga nëna edhe nga babai rrjedh nga një familje e njohur, Temim ibën Murr ibën Adnan që ka dhënë kontribut të madh për Islamin. Babai i tij ishte kadi hanbelit në fshat dhe nga ai e ka mësuar fikhun hanbelij, pastaj tefsirin, hadithin dhe shkencat e tjera fetare. Në moshën dhjetëvjeçare bëhet hafidh i Kur'anit. [1] Gjatë udhëtimeve të shumta që ai i bëri më vonë në jetën e tij, u njoftua me doktrina e lëvizje të ndryshme dhe mori mësime nga mësues të shumtë, prej të cilëve ndikim më të madh në idetë e tij pati lëvizja e Ibën Tejmijjes në shek. XIV dhe nxënësit të tij Ibën Kajjim el- Xhevzij, të cilin ai e ndoqi në masën më të madhe të mundur.

Në vitin 1153 H. ai kthehet në krahinën Nexhd, në fshatin Hurejmli ku ishte vendosur i ati i tij, për të mbajtur ligjerata publike, me qëllim të përhapjes së ideve të tij. Mirëpo ai nuk hasi në mirëkuptim tek dijetarët e tjerë e as tek babai dhe i vëllai i vet, të cilët duke qenë dëshmitarë të fjalëve dhe veprave të Ibën Abdu'l- vehhabit, prognozuan për skajshmërinë e ideve të tij dhe prirjen për lajthitje. Ata duke druajtur për pasojat, që mund të shkaktonte ai në shtresën e popullatës së paarsimaur, e kritikuan ashpër atë dhe ua tërhoqën vërejtjen të tjerëve prej tij, shumë shejhë dhe dijetarë medinas kanë folur për të: "Ky do të lajthit", apo "All-llahu me të në lajthitje do t'i dërgojë disa njerëz, qoft larg prej nesh!", madje vëllai Shejh Sulejmani ka shkruar edhe një vepër në kundërshtim të ideve të shfrenuara të Ibën Abdu'l- vehhabit, [2]por pasi e panë ngurtësinë e mendimeve të tij, e dëbuan nga fshati.

Pas dëbimit pati një avanturë që përfundoi pa sukses, në Ujejne, ndonëse në fillim u përkrah nga emiri i Ujejnes, Uthman ibën Ma'mer, por më vonë u detyrua të largohet dhe shkon në fshatin Der'ijje, ku lidhi marrëveshje me familjen saudite, në vitin 1744, që ai ta përkrahë ideologjikisht luftën e tyre për marrjen e territoreve prej Perandorisë dhe Hilafetit Osman, ndërsa ata, ta përkrahin ushtarakisht dhe t'i mundësojnë t'i përhap me dhunë idetë dhe mësimin e tij në vendet e pushtuara, që është kundërshtim i hapur i metodës së thirrjes Islame, të cilën e proklamon ajeti kur'anor: "Nuk ka dhunë në fe", (El -Bekare: 285).

Nga e tërë kjo shihet qartë personaliteti i shrembëruar Islam i vetë themeluesit të kësaj lëvizjeje, pasi ashpër u kundërshtua nga të gjithë dijetarët e kohës. Ai ndër të tjera, në vitin 1787 prezenton në shpalljen e administratës së pavarur shtetërore nga emiri Abdulaziz, i cili vetshpallet halif dhe vendos sistemin trashëgues të sundimit, me çka i siguron të birit hilafetin pas tij dhe njëherit i siguron vazhdimësi marrëveshjes me Abdu'l- vehhabin, i cili si duket harron thënien e Pejgamberit a.s.: "Nëse u jepet zotim i (bej 'at) dy hal i fëve, mbytne të fundit prej atyre dyve.", (Hadithi sherif). [3]



Autor: Ensar SINANI



_________________________

Shkëputur nga Artikulli: "Vehabizmi - Molla e kalbur që rrezikon t'i kalbë edhe të shëndoshat".

[1] - Shih: Nexhat Ibrahimi, "Zhvillimi i sekteve në historinë e mendimit Islam", Tetovë 2007, fq. 123-127.
[2] - Shih: Sejjid Ahmed ibn Zejn Dehlan (Mufti i Mekkes), "Fitneja Vehabite", në kuadër të "E vërteta rreth vehabizmit dhe vehabistëve", tre libra në një, Prizren - Tetovë 2002.
[3] - Shih: Grup autorësh, "E vërteta rreth vehabizmit dhe vehabistëve", Prizren 2002.

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...