Të mos e lejojmë shejtanin ta shkatërrojë martesën tonë



Duke dashur të mos preket, ose të ofendohet asnjë vëlla musliman.

Tema është në lidhje me burrat dhe mënyrën si sillen, nuk flitet për gjithë burrat, mirëpo fatkeqësisht ka shumë të tillë.

Si ka mundësi një njeri besimtar, që i përmbahet sunnetit të Pejgamberit s.a.v.s. të jetë arrogant dhe të mos ketë aspak sjellje? Si është e mundur, duke qenë një burrë i mirë, i kuptueshëm, i dashur të shndërrohet në egërsirë për gruan e tij? Cilët janë shkaqet për një ndryshim të këtillë? Shkaqet janë të shumta, mirëpo shumë gra nuk i vërejnë. Shumë gra muslimane i sheh vazhdimisht duke u ankuar: "Burri im aspak nuk është i kujdesshëm, zakonisht del me shokët e tij, dhe mua më harron krejtësisht, por edhe kur jemi bashkë ai çdoherë më lëndon me fjalë, dhe më poshtëron".

Kjo vërtet kuptohet ashtu sikur këto gra e përshkruajnë, mirëpo puna qëndron diku tjetër, faji është diku tjetër.

Ekzistojnë dy lloje të martesave:

E para: kur burri prej ditëve të para martesore është arrogant i pakujdesshëm, nuk e ka frikë Allahun.

Dhe e dyta: kur bashkëshortët kanë frikë Allahun, janë të lumtur, të durueshëm, dhe çojnë një jetë normale prej në fillim.

Kështu kalojnë muaj e vite në harmoni, mirëpo me lindjen e fëmiut të parë pak nga pak fillojnë të paraqiten disa probleme, shejtani vepron gradualisht, kështu probleme mbi probleme, arrijnë deri aty sa që fjalët e mira marrin kuptim tjetër, p.sh.: Fjalët: "i dashur, zemër kthehen në gomar dhe lopë", "Je aq grua e mençur e dëgjueshme, jam shumë i kënaqur me ty", shndërrohen në: "je aq e marrë, e padëgjueshme, më vjen turp të kem një grua si ti, jo vetëm para familjes por edhe shoqërisë".

Fjalët: "bukuroshja ime, unë nuk të krahasoj me asnjë grua tjetër", kthehen në "Bisha e botëve, je e trashë si lopë", etj., ose kur gruaja i drejtohet burrit: "burri im i dashur", pastaj e ndërron me: "o majmun", "po po, jam e dëgjueshme, do veproj ashtu si me urdhëron ti". Pastaj këto fjalë i ndërron me: "Kush je ti të më urdhërosh, s'më pëlqejnë idetë e tua, do bëj ashtu si e shoh unë të arsyeshme", etj..

Këto janë vetëm disa shembuj, mirëpo ka edhe raste kur bëhen ofendime të rënda mes burrit dhe gruas dhe lënë plagë të mëdha, Disa fjalë nuk është e hijshme mes shokëve të fliten e jo më mes bashkëshortëve. Nëse burri mban syze, gruaja shkon aq larg saqë e thërret: "O ti me katër sy"!

Mirëpo ka edhe raste kur gruaja nuk e ofendon burrin por bën gabime tjera edhe më të rënda, p.sh.: "Nuk e pret e buzëqeshur, e rregulluar mirë, para syve të tij qortohet me fëmijët pa arsye, por edhe kur burri e thërret në shtrat ajo gjen lloj lloj arsyesh: jam e lodhur, e sëmurë, etj.". Kjo shkakton nervozë dhe ftohje te burri. Atëherë ai fillon me metoda tjera dhe në mënyrë indirekte ti tregoj gruas se ka nevojë për të. E urdhëron për disa punë që ajo më veç i ka krye, por me këtë ai donë t'i thotë se ka qejf ta shoh gruan sa më të gjallë, aktive dhe jo ta pres burrin me sytë në gjumë, e lodhur e pa rregulluar mirë.

Burri nuk ka qejf ta shoh gruan të mrrolur në fytyrë dhe mundohet në mënyrë indirekte ta bëj të qeshë, e urdhëron ti bëj kafe, pasi gruaja ja sjell kafen ai shkon e derdh, prapë i kërkon kafe tjetër,pasi ja sjell gruaja, ai prapë shkon e derdh, kështu vepron disa herë derisa ta shoh gruan të qeshur në fytyrë, atëherë e pinë kafenë dhe e bën gruan që ta kuptoj se burrit nuk i duhet kafja me fytyrë mrrolur, mirëpo shumë gra prapë se kuptojnë se çka donte të thotë burri në këtë rast, vazhdimisht ankohen se burri e urdhëron shumë, bile tallet me të duke ia derdhur kafenë ose ushqimet, dhe prapë thotë jam i uritur. Me këtë burri donë t'i tregoj se ka nevojë për të,prandaj është i uritur, por të rralla janë ato gra që i kuptojnë këto veprime të burrave.

Rreth kësaj ka shumë për të shkruar, mirëpo mesazhi kryesor i dedikohet gruas të ketë kujdes se si sillet, përderisa burri sillet ashtu si e përmendëm më lartë, çdo grua le ta ketë të qartë se burri nuk është i kënaqur me gruan e tij 99% në jetën intime, vetëm se ai nuk e tregon në mënyrë direkte, por pret që vetë ajo ta kuptoj se në çka asocojnë veprimet e tij.

Kur gruaja vazhdon të mos e kuptoj burrin e saj, atëherë fillojnë problemet në shtëpi, nuk ka harmoni, vazhdimisht grindje, vazhdimisht të hidhëruar mes veti, dhe kur burri nuk e gjen rehatin prehjen te gruaja e tij, fillon të kërkoj qetësinë te ndonjë grua tjetër, kështu prishet një familje që ka pas një fillim të mbarë.

Shejtani nuk ndalet së vepruari. Përderisa vitet e para martesore kanë qenë shumë në rregull e pastaj ka ndryshuar gjendja, kuptohet se dikush ka punuar vazhdimisht, gradualisht në prishjen e martesës, e ai është shejtani, prandaj të mos lejojmë që shejtani të shkatërroj martesën.

Ç'do grua e martuar burrin dhe fëmijët le t'i konsideroj të dorës parë, dhe asnjë grua të mos thotë se nuk mundet, se është e pamundur, sepse asgjë nuk është e pamundur.

Luftoni,angazhoheni me kohë para se të jetë vonë, jini të qëndrueshme të durueshme edhe nëse zgjatë shumë. Xhihadi më i rëndë është lufta me vetveten.Sa më shumë sprova të kemi, aq më afër mëshirës së Allahut jemi. Rruga drejt xhennetit është përplot me ferra. E lusim Allahun të na ndihmoj të gjithëve drejt rrugës së xhennetit. Amin!



Nga Boshnjakishtja: Hafsa XHEMAILI

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...