Dallimet e shiizmit nga islami



Dallimi i shiizmit nga islami është esencial, madje dallimi në mes islamit dhe shiizmit është edhe në bazamentet fondamentale të islamit: 'Kuranin dhe Porositë e profetit Muhamed a.s., ka dallime të mëdha edhe në çështje të tjera dytësore të shumta që vështirë të numërohen'.

Dallimin e shiizmit nga islami mund ta ndajmë në dy çështje kryesore e ato janë: 'Dallimet dhe mospajtimet e shiizmit me islamin në çështjet e besimit në Krijuesin e Gjithësisë, dhe dallimet në çështjet e jurisprudencës islame'.

Dallimet dhe mospajtimet e shiizmit me islamin fillet i kanë qysh herët menjëherë pas vdekjes se profetit Muhamed a.s. dhe përmes këtij dallimi e mospajtimi bëjnë që edhe porositë e profetit dhe urdhrat e tij të mos i marrin parasysh që duke filluar nga çështje se kush duhet ta udhëheqë shtetin islam pas profetit Muhamed a.s., shiizmi dallon nga islami dhe nuk pajtohet me porositë e profetit duke menduar se pas vdekjes së profetit udhëheqës duhej të ishte Aliu r.a., sepse ai e meritonte këtë pas tij meqenëse profeti këtë çështje e kishte lënë në zgjedhjen e lirë të shokëve të tij, dhe: 'sipas shiizmit të gjithë udhëheqësit që kanë ardhur pas profetit Muhamed a.s. para Aliut r.a. nuk kanë pas të drejtë, dhe nuk ka qenë e drejtë zgjedhja e tyre, sepse sipas shiizmit kinse profeti ka lënë porosinë që pas tij shtetin islam ta udhëheqë Aliu r.a.'.

Pastaj dallim dhe mospajtim tjetër i shiizmit me islamin është edhe çështja e personit që pritet të vijë dhe të mbushë tokën me drejtësi i cili do t'i zhdukë padrejtësitë e i cili do të quhet Mehdi edhe Islami edhe shiizmi kanë të njëjtin mendim këtë pikë, por: 'në lidhje me këtë person dallimi qëndron aty se shiizmi mendon se ky njeri do të quhet Muhamed bin El-Hasan i lindur ne vitin 874 (sipas kalendarit islam), këtij personi krijuesi i ka dhënë mrekulli gjatë gjithë jetës së tij, ai është i gjallë dhe do të shfaqet në momentet kur të vijë koha e tij dhe ta mbushë tokën me drejtësi', ndërsa islami mendon se ky njeri do quhet Muhamed dhe me prejardhje do te jetë nga pasardhësit e vajzës se profetit Muhamed a.s. Fatimes dhe ne fillim te jetës se tij nuk do te tregoi se ai është personi i pritur.

Dallim tjetër që vlen gjithsesi të ceket është se: 'sipas fesë islame profetët janë të ruajtur nga mëkatet, ndërsa sipas shiizmit përveç profetëve edhe Mullahet udhëheqësit e tyre janë të ruajtur dhe nuk bëjnë mëkate'. Këtu duket qartë ajo që e kemi thënë në fillim se shiizmi bie ndesh shumë fuqishëm me porositë profetike e që në lidhje me mëkatet profeti Muhamed a.s. thotë: "çdo bir i Ademit është gabimtar, por më i miri nga gabimtarët është ai që kërkon falje".

Dallim tjetër që gjithsesi vlen të përmendet se: 'ku dallon shiizmi nga feja islame është se sipas shiizmit martesa e përkohshme vetëm për kënaqësi seksuale dhe se asnjeri nga bashkëshortët nuk kanë asnjë obligim ndaj njeri-tjetrit është e lejuar dhe për këtë do të shpërblehesh me të mira', ndërsa sipas islamit një gjë e tillë është rreptësisht e ndaluar, një nënçmim i tillë ndaj femrës dhe jetës bashkëshortore është plotësisht i ndaluar.

Edhe kjo tregon qartë dallimet e mëdha mes fesë islame dhe shiizmit dhe qartësinë e asaj se shiizmi bie ndesh shumë fuqishëm me islamin dhe respektin e nderin që ia ka bërë islami njeriut dhe femrës.

Një dallim tjetër i shiizmit që po ashtu bie ndesh me fenë islame dhe me porositë e profetit Muhamed a.s. është edhe ajo se: 'shiizmi në ezanin që këndohet pesë herë në ditë nëpër xhami bëjnë shtesa për të cilat nuk kanë asnjë argument dhe që askund në mësimet e pastra islami nuk mund ta gjesh një gjë të tillë një ndryshim të pakuptimtë të ezanit'.

Një dallim tjetër i shiizmit që po ashtu bie ndesh me fenë islame dhe me porositë e profetit Muhamed a.s. është edhe pjesa e besimit të tyre që quhet "Tekije" që nënkupton të drejtën për të gënjyer, të drejtën për të mashtruar ose për të qenë dyfytyrësh, e gjithë kjo nënkupton që fjalët dhe veprat tua mund të jenë komplet ndryshe nga ajo që beson ti dhe për çudi të gjitha këto turpe tek shiitët kanë vlerë të madhe, pastaj sulmet e pamoralshme ndaj familjes së profetit nga e cila rrjedh edhe vetë Aliu r.a. të cilin kinse aq shumë e respektojnë, dhe dallime tjera të shumta që bien ndesh komplet me bazat dhe fondamentet e islamit dhe tek kushdo që gjenden këto dallime dhe mospajtime me fenë islame nuk konsiderohet mysliman.



Autor: Zuhdi HAJZERI

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...