Allahu si preokupim i besimtarit në 'vorbullin' bashkëkohor



Hyrje

Periudha e shekullit XX dhe XXI është kohë e shpjetësisë, e nxitimit dhe dinamikës së përgjithshme të të gjithëve: nxitimi për në shkollë, nxitimi për në punë, nxitimi në ngrënie, nxitimi në rrugë ...! Njeriu për çdo ditë është i shtrënguar në nxitim nga koha që gjithnjë e më shumë na mungon të gjithëve. Të gjithë dëshirojnë të veprojnë diç, të punojnë e fitojnë më shumë, më shumë, më shumë, kurse asnjëherë mjaft ...!

Si të vendoset, si të gjendet njeriu në këtë nguti të vazhdueshme, në këtë rrëmujë detyrimesh e obligimesh, shtrengesash e stresesh?! Si ta programojë njeriu kohën që të bëjë sa më shumë nga detyrimet ditore, por që njëkohësisht mos ta harrojë Krijuesin fisnik, të dashur, Allahun e madhërishëm - burim dhe mbajtës i jetës!? Si ta përgatisim zemrën tonë që ajo ta ruajë baraspeshën ndërmjet synimeve të tepruara biologjike dhe materiale të organizimit dhe futjes së biologjikes dhe materiales në shërbim të dashurisë së sinqert, në shërbim të përkushtimit dhe bindjes ndaj Allahut dhe të të Dërguarit të Tij.

Këto çështje janë në interes të të gjitha shtresave, të të gjitha moshave, të të gjitha ngjyrave dhe kombeve. Ky interesim konsiston në atë që Allahu duhet të bëhet preokupim gjithnjë në mendjen dhe zemrën e secilit. Largimi i Tij nga preokupimi ynë nënkupton mungesën e besimit te njeriu, respektivisht zbehjen e besimit në zemrën e tij.

Duke mos dëshiruar të teoretizojmë, në vazhdim do të përpiqemi të propozojmë disa porosi, të cilat i mendojmë jo të vetmet, por mjaft të rëndësishme për besimtarin, i cili dëshiron të del fitimtar nga rrëmuja e përshkruar më lartë.


Porosia e parë: Shoqërimi me Kur'anin dhe librat islamë

Besimtari në vazhdimësi duhet të shoqërohet me Kur'anin, me përkthimet dhe shpjegimet e tij, me hadithe dhe me literaturën përkatëse islame. Meqenëse Islami është një sistem jete, ai kërkon një përgatitje të mirëfilltë nga besimtari, ashtu si kërkojnë çështjet e tjera të jetës. Manuali (doracaku) më i mirë është Kur'ani dhe hadithi. Për këtë arsye, përpiqu çdo ditë të lexosh Kur'an, nëse nuk di në arabisht atëherë përkthimin e tij. Rekomandohet që leximi të bëhet në arabisht, sepse Kur'ani është Kur'an vetëm në origjinal. Vetëm Kur'ani në origjinal e ka fuqinë e shërimit (shifaun) dhe mëshirës (rahmetun), të zbutjes së zemrave tona nga sëmundjet e shumta psikike dhe fizike që e preokupojnë dhe mundojnë jetën njerëzore. Lexoje Kur'anin në gjuhën arabe, qoftë nuk e kupton asnjë fjalë, sepse të kuptuarit dhe meditimi lidhur me të do të pasojë me kohën.

Kur'ani krahas karakteristikës së parë, është edhe udhëzues në rrugën e vërtetë (sirat'ul-mustekim). Besimtari do të vazhdojë dhe pjesën e lexuar në gjuhën arabe, në kohën e përshtatshme, do ta lexojë edhe në përkthim dhe interpretim të përshtatshëm, nga dijetarë të udhëzuar. Ndihmesë të madhe në këtë angazhim ofrojnë hadithet e Muhammedit a.s., por edhe shpjegimet e dijetarëve të mëdhenjë. Këtë lexim pa tjetër duhet ta përcjellë dashuria e përhershme dhe përkushtimi këmbëngulës i besimtarit. Nuk bën sot të lexojmë disa faqe Kur'an dhe pastaj me muaj të tërë të pushojmë. Jo, Allahu është aktiv dhe kërkon aktivitetin tonë të vazhdueshëm, ta përkujtojmë Krijuesin çdo ditë e çdo çast. Pikërisht vazhdimësia dhe këmbëngulësia në leximin e Kur'anit dhe të librave islamë është një kundërvënie shtrëngesave dhe ndikimeve të kohës moderne dhe kujtimi i përhershëm i Krijuesit dhe Lajmëtarit të Tij, Muhammedit a.s.. Kjo vazhdimësi duhet të përsëritet deri në fund të jetës.

Koha e praktikimit të leximit është çështje e vlerësimit individual, secili për vete, por më e mirë është që kjo të bëhet në mëngjes. Nuk është keq që të furnizohesh edhe me Kur'an dhe me përkthim format xhepi dhe atë ta marrësh kudo: në punë, shkollë apo edhe në rast pritjeje na imponohen në stacione trenash, autobusësh, aeroplanesh, gjatë aksidenteve në rrugë, gjatë pauzave në shkollë, punë, në klasë në mungesë të profesorit, etj. etj.. Shfrytëzoje rastin të lexosh faqet tua të Kur'anit apo të meditosh më tepër rreth tyre.

Besimtari duhet t'i kushtojë rëndësi edhe cilësisë së leximit të Kur'anit dhe librave islamë, sepse nuk është e njëjtë të lexosh Kur'anin dhe Komedinë Hyjnore të Dante Aligerit. Nuk bën ta lexosh Kur'anin sa për të thyer monotoninë, apo që ta ndjellësh gjumin. Me kujdes lexo Kur'anin, ndieje me zemër dhe përjetoje me shpirt.

Atë që e mëson nga leximi, përpiqu që ditëve vijuese ta zbatosh në jetë. Kështu kanë vepruar muslimanët e parë në krye me Muhammedin a.s., ashtu duhet të veprojmë edhe ne sot.


Porosia e dytë: Obligimet fetare të kryhen me përkushtim

Është e qartë se besimtari ka obligime fetare sikurse namazin, agjërimin, zeaktin, haxhin, etj.. Ai duhet të krijojë ambient të përshtatshëm për namaz kudo që gjendet: në punë, fushë, apo në shtëpi posa të kthehet nga vendi i punës apo shkollës. Namazi duhet të kryhet me përqëndrim, i qetë, i thelluar në mendime se namazi është komunikim me Krijuesin. Namazi është mi'raxhi i besimtarit, ka thënë Pejgamberi i Zotit. Por, falja e tij, duhet të reflektohet thellësisht në sjelljen, veprimin dhe meditimin e besimtarit kundrejt vetvetes, rrethit dhe Krijusit të Tij - Allahut të madhërishëm. Ngjashëm duhet kuptuar dhe vepruar edhe agjërimin, haxhin dhe zekatin. Këto detyrime fetare janë shtylla të Islamit dhe të vetë njeriut. Njeriu që beson drejt, që fal namazin dhe e përjeton si komunikim me Krijuesin, që agjëron dhe ndjen urinë e etjen sikurse miliona njerëz të varfër në botë, që ndan një pjesë të pasurisë në dobi të nevojtarit, që kryen haxhin për t'u bërë pjesëtarë i familjes së madhe ibrahimiane, meriton të shpërblehet në këtë dhe në botën tjetër.


Porosia e tretë: Qëllimi, lutja dhe angazhimi

Nëse do të mendonim më thellë, do të kuptojmë fare qartë se qëllimi (nijeti), lutja (duaja) dhe angazhimi janë faktorë që mund t'i plotësojmë ne njerëzit. Faktori i rezultatit nuk është në dorë të njeriut.

Gjëja e parë që duhet ta kemi parasysh është qëllimi, nijeti përse e bëjmë punën e caktuar, si para vetes ashtu edhe para Allahut? Duhet të vendosim në kokën tonë se këtë punë dua ta bëj për këtë dhe këtë qëllim, sepse dora që fiton me hallall dhe që jep nga ajo parsuri është më e mirë se fitimi i pandershëm dhe koprracia njerëzore. Thuaje ndonjë lutje të mirë me fjalët tua, por sinqerisht dhe nga zemra. Pastaj, puno sa më mirë që mundesh, pa përtaci dhe mashtrim dhe vetëm atëherë prite rezultatin. Falënderoju për rezultatin qoftë ai i favorshëm ose jo. Fitimi, sikurse edhe humbja mund të jetë sprovë. Sprova në fitim konsiston në atë se saje i gatshëm ta ndash fitimin me të tjerët nëpërmjet sadakës, zekatit apo ndihmave të tjera. Sfida në humbje konsiston sa je i gatshëm të duron goditjet që bijnë gjatë jetës. Merre shembull Muhammedin a.s., apo Ejubin a.s. apo Jusufin a.s.. me rëndësi të pakonstestueshme është që t'i ta përkufizosh qëllimin e punbës, t'i lutesh atij, me nder të angazghohesh dhe të mbështetesh në Zotin e madhërishëm.


Porosia e katërt: Robërimi vetëm ndaj Allahut

Njeriu është i lirë në domenin që ia ka caktuar Allahu. Për këtë domen ai ka liri dhe përgjegjësi. Mirëpo, për lirinë e dhuruar brenda domenit të përmendur, njeriu duhet t'i falënderohet Krijuesit dhe t'i robërojë Atij. Çdo robërim vetvetes apo krijesave të tjera paraqet shkatërrim të njeriut. Çdo planifikim i njeriut në mënyrë absolute është i parealizueshëm, sepse vetëm planet e Allahut janë pa përjashtim të realizueshme. Këtë të gjithë ne e kemi përjetuar në raste të ndryshme. Kemi planifikuar të punojmë diç apo të bëjmë një sheti dhe shiu na ka penguar, apo ardhja e musafirëve na ka penguar planifikimin tonë.

Këmbëngulja në planifikimet njerëzore do të thotë robërim njerëzores dhe të rrënim të planit metafizik. Në rrafshin praktik, këmbëngulja në planifikimet njerëzore do të thotë rënie në kurthën e "stilit" perëndimor të kohës, kur planet njerëzore kanë epërsi ndaj planeve metafizike. Rezultat të ngatërrimit të prioriteteve, në rastet ekstreme, kemi vetëvrasjet në Japoni, Suedi e vende të tjera të zhvilluara. Kjo nuk do të thotë që muslimanët nuk duhet bërë loogari për rezultatet. Jo, kjo do të thotë se muslimanët nuk duhet t'u robërojnë rezultateve, qofshin pozitivve apo negative. Nëse fitojmë i falënderohemi Zotit, nëse humbimsërish i falënderohemi Zotit, kohëftohur pa e blasfemuar fatin. Një hadith (kudsij) thotë: "Mos e shajë kohën, sepse koha është vetë Ai (Krijuesi)".

Synimi i punës në Perëndim (shekullarizëm) është ndryshe nga ai në Islam. Sipas perëndimorëve, synimi i punës është materialist dhe konsiderohet i pasuksesshëm çdo punë pa fitim material. Por, mësimi islam dallon, sepse besimtari edhe nëse nuk arrin rezultatin material do të fitojë shpërblimin dhe kënaqësinë e Allahut.

Ekzistojnë edhe porosi të tjera. Secili nga ne le t'i caktojë vetes disa prioritete, le t'i caktojë vetes mënyrën si t'i afrohet kënaqësisë së Allahut. Format janë të porositura në Kur'an dhe Hadith. Më e larta është besimi i Zotit Një dhe i Vetëm, kurse më e ulta është të heqësh diç që i pengon njerëzit nga rruga. Të gjitha ato do të ndihmojnë që në vorbullin e globalizmit besimtari musliman të qëndrojë me dinjitet, duke zotëruar me rrethin ku jeton e jo duke u bërë skllav dhe vegël e lëvizjeve dhe ideologjive të ndryshme.



Përktheu: Nexhat IBRAHIMI



_________________________

(Është konsultuar: http://www.znaci.com/kultura_ponasanja/savjeti/art204_0.html)

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...