Nata e kadrit



Vëllezër të nderuar!

Allahu i madhërishëm në suren El-Kadr thotë: {إنا أنزلناه فى ليلة القدر . و ما أدراك ما ليلة القدر . ليلة القدر خير من ألف شهر . تنزل الملائكة والروح فيها بإذن ربهم من كل أمر . سلام هى حتى مطلع الفجر .} - "Ne e zbritëm atë (Kur'anin) në Natën e Kadrit. E ç'të bëri ty të dish se ç'është Nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit", (El-Kadr, 1-5).

Duke hyrë në të tretën e fundit të rrugëtimit të Ramazanit, e para në çka na shtyn ndjenja është të hyjmë në periudhën në të cilën ka ndodhur diç e gëzuar e papërshkrueshme, diç e e rëndësishme e padëftueshme, diç e madhe e pamatshme, e kjo është Nata e Kadrit.

Kur'ani kerimi çdo ramazan çdo muslimani, kudo që të ndodhet, rishtazi ia shtron pyetjen e njëjtë: Ç'mendon ti, ç'është Nata e kadrit? Përgjigjja që e jep Allahu në ajetin vijues "Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj", ka të bëjë vetëm me madhërinë dhe rëndësinë e kësaj ngjarjeje, por këtu nuk jepet përgjigjja në pyetjen: Ç'është Nata e Kadrit? Në këtë pyetje çdo individ gjithnjë dhe rishtazi vetvetes i përgjigjet varësisht nga aftësia e tij e perceptimit, respektivisht varësisht nga arsimimi dhe bindja e tij. Një është e sigurt: përgjigje përfundimtare dhe të plotë në këtë pyetje të rëndë nuk ka as që mund të ketë deri në Ditën e gjykimit, sepse kjo pyetje edhe është shtruar në atë formë që në të duhet rishtazi përgjigjje por me bindje të plotë se kjo nuk është përgjigjje përfundimtare. Secila përgjigjje individuale është e saktë, por njëkohësisht edhe e mangët, sepse përgjigje të plotë, nga secili individ, nuk ka dhe përgjigjje e tillë edhe nuk kërkohet, por, në mënyrë të përhershme, edhe më tej, pas përgjigjes do të gjurmohet.

Ajo që është e saktë lidhur me Natën e Kadrit është se atëherë ka ndodhur një ngjarje e madhe dhe me rëndësi. Krahasimet nuk janë të mundshme me çkado qoftë që kurdoherë deri në atë moment në histori të gjinisë njerëzore ka ndodhur. Atë natë u vunë në pikëpyetje të gjitha vlerat e deriatëhershme dhe të gjitha kriteret të cilat kanë qenë të vlefshme dhe sipas së cilave janë vlerësuar veprimet e individëve dhe të bashkësive njerëzore. Me eliminimin e kritereve të deritashme të vlerësimit, pas Natës së Kadrit u vendosen kritere të reja sipas së cilave do të përcaktohet dhe vlerësohet çdo akt dhe ngjarje njerëzore.

Cilat janë këto vlera të reja dhe drejtime të reja të veprimit njerëzor që i sjellë Nata e Kadrit? Pas kësaj Natës madhështore, kriter i të gjitha vlerave bëhet para së gjithash e drejta për bindje dhe besim vetjak.


Besimi i fuqishëm në Allahun bëhet bazë për jetë

Krijuesi i lartësuar i gjithë ekzistencës, nga mëshira e tij e pakufishme, atë natë vendimtare i drejtohet njeriut, nëpërmjet Pejgamberit të tij të fundit, duke i dhënë rast që jetën e vet ta mendojë mirë, dhe i dha aftësi t'i njeh gjerat rreth vetes, ashtu siç bëri edhe me rastin e qenies së parë njerëzore dhe njëkohësisht edhe pejgamberit të parë, Ademit a.s., kur thotë: {وَعَلَّمَ آدَمَ الْأَسْمَاءَ كُلَّهاَ .} - "Dhe ia mësoi Ademit emrat e të gjitha sendeve", (El-Bekare, 31).

Siç shohim, njeriu atë natë të madhërishme pranon udhëzime të reja, të cilat i mundësojnë ta njeh botën në të cilën jeton, të dijë të orientohet kundrejt ndodhive rreth tij. Kjo bëhet edhe detyra e tij e përhershme e shprehur nëpërmjet fjalëve të para të shpalljes kur'anore: {إقرأ بسم ربك الذى خلق ...} - "Lexo në emër të Krijuesit tënd, i Cili krijon", (El-'Alek, 1).


Jeta e njeriut në tokë mori kuptim konkret

Tash dihet: nga erdhi njeriu, me vullnetin e kujt erdhi dhe cili është fati i tij përfundimtar, respektivisht çfarë është synimi i tij përfundimtar. Njeriu bëhet i vetëdijshëm se mund të ndikojë në fatin e tij me anë të së mirës. Kjo ia bën jetën më të mirë dhe më të këndshëm, kurse Krijuesi i tij për këtë do ta shpërblejë.

Natën e Kadrit për njeriun janë vendosur edhe vlerat e reja prioritare sikur janë:


Pacenueshmëria e jetës

Në Kur'an thuhet: {و لا تقتلوا النفس التى حرم الله إلا بالحق ...} - "Mos e vrisni asnjë njeri, sepse Allahu të gjithë i ka mbrojtur, përveç kur këtë e kërkon drejtësia", (El-Isra', 33).

Në këtë natë çdo jetë njerëzore bëhet barabart e vlefshme dhe ai që cenon në jetën e kujtdo, do të ballafaqohet me drejtësinë e Allahut, e cila këtë rregull e konfirmon.

Pasuria private gjithashtu bëhet një nga prioritetet dhe vlerat sipërore, e cila mbrohet me sheriat. Është e qartë se nuk është e mundur jetë normale në mjedisin ku pasuria private i është ekspozuar uzurpimit dhe shkatërrimit, sikur që theksohet në Kur'an: {يا أيها الذين آمنوا لا تأ كلوا أموالكم بينكم بالباطل إلا أن تكون تجارة عن تراض منكم .} - "O ju që besoni, mos e hani pasurinë e njëri tjetrit në mënyrë të paligjshme, përveç nëse kjo është shkëmbim me pajtim të dyanshëm", (En-Nisa', 29).

Prej tash, çdo cenim i pasurisë së huaj bëhet jo vetëm mëkat, por edhe vepër strikt e dënuar, kurse këtë dënim e shqipton gjykata dhe ajo është e rreptë në përjesëtim me veprën e bërë.


Familja vetjake

Që raportet reciproke ndër njerëzit të jenë në mënyrë të mirë të rregulluar, islami vendos baza për këtë rregullim në atë mënyrë që e konsituon famljen e shëndosh e cila formohet në mënyrë të ligjshme dhe e cila funksionon në partimin e përgjegjësisë dhe ekzekutimit të detyrimeve të tij nga çdo ançëtarë. Për muslimanin ndërpritet mundësia e jetesës me personin e gjinisë së kundërt jashtë jetës së ligjshme familjare, kurse brenga për kujdesin familjar bëhet detyrë e përhershme për çdo individ. Me këtë njëherit çdo qenie njerëzore i garantohet identiteti vetjak biologjik, në çka ai, pa dyshim, ka të drejtë të plotë. Pra, çdo fëmijë është fëmijë vetëm e prindërve të tij, pa mundësi të çfarëdo mashtrimi.


Arsyeja njerëzore

Allahu i madhërishëm njeriun e bën qenie të përgjegjshme. Për çdo veprim të tij bartë përgjegjësi të plotë para ligjit dhe parta Krijuesit. Nuk ka përgjegjësi kolektive, as ndërmjetësues ndërmjet robit (njeriut) dhe Rabit (Krijuesit).

Në Kur'an thuhet: {و لا تزر وازرة وزر أخرى .} - "... Askush nuk do ta bartë barrën e tjetrit ...", (El-En'âm, 164).

Që njeriu të jetë përgjegjës për veprimet e tij, arsyeja në çdo moment të jetës së tij duhet t'i funksionojë në rregull. Për këtë Krijuesi ia ndalon përdorimin e të gjitha mjeteve të cilat arsyen e tij ia vendosin jashtë funksionit qoftë edhe për një çast: alkoholi, droga dhe të gjitha të tjerat që ia çrregullojnë funskionimin normal të rezonimit të shëndosh.

Përveç këtyre prioriteteve dhe vlerave sipërore, jeta e njeriut fiton rëndësi të re dhe nëpërmjet orientimeve të energjisë së tij në veprim të përhershëm dhe konkret pozitiv. Në raste dhe shkase, çfarë është kjo natë, muslimani e verifikon veprimin e tij. Ai ia shtron vetes pyetjen: ç'është ajo që ai e bëri në periudhën e tij e që është kundër madhërisë së tij? Ç'është kjo që ai mund ta bëjë në vitin e ardhshëm që do ta bëjë më të lumtur dhe më krenar në mënyrë që mos t'i presë çastet e tilla me skepsë dhe frikë?

Meqë kjo është natë e qetësisë së plotë, e mbi të gjitha natë e mëshirës së Allahut e cila zgjatë deri në agim, është rasti t'i drejtohemi Krijuesit tonë me lutje të përunjtur, që mangësitë tona nhga e kaluara të na i falë dhe të na jep fuqi për angazhimet tona të ardhshme. Gjithashtu na jepet rasti T'i premtojmë se mëkatet njëherë të bëra nuk do t'i përsërisim kurrë dhe se jetën tonë do ta mbushim me mirësi dhe bamirësi e jo me mëkate dhe shfreni, dhe se do t'i mbrojmë dhe ndihmojmë të dobëtit dhe të pafuqishmit kurse do t'i urrejmë mëkatarët, mendjemëdhenjtë ...

Në fund, i drejtojmë lutje Krijuesit të madhërishëm që të na mundësojë që ta përfundojmë me të mira ramazani sherifin dhe që ditët e bajramit t'i presim me lumtur dhe të hareshëm!

Amin!



Autor: Mustafa SUSHIQ
Përktheu: Nexhat IBRAHIMI

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...