Martesa pa dëshmitarë



Pyetje: Esselamu alejkum!

A është e vlefshme martesa nëse një grua dhe një burrë martohen, vetë mes vete, pa dëshmitarë?


Përgjigje: Ve alejkumus selam!

Formulimi i mësipërm në pyetje është një simulim i një kontrate martesore me qëllim të nxitjes së marrëdhënieve intime pa pasoja juridike, të cilat i nënkupton martesa e rregullt, përkatësisht, pa mundësi që të dëshmohet martesa dhe realizimi i të drejtave që rrjedhin nga martesa e ligjshme.

Formulimi i lartpërmendur i anashkalon të gjitha dispozitat e sheriatit rreth martesës dhe nuk është asgjë tjetër, vetëm se tallje me kuptimin dhe qëllimet e martesës në Islam.



Autor: Enes LEVAKOVIQ
Përktheu: Miftar AJDINI



_________________________

Kryemuftiu i Bosnjes dhe Hercegovinës, Prof. Dr. Enes Levakoviq.

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...