Demokrati i ri me ideologji komuniste të vjetër



(Reagim ndaj shkrimit me titull "Xhemijeti i Ri" nga autor Blerim Latifi, mësimdhënës i filozofisë politike në Universitetin e Prishtinës).

Autori opinionin e tij e paraqet përmes metodologjisë së tij analitike duke krahasuar islamit politik, siç ka oreks ta quan ai, i cili nuk shtrihet vetëm në vehabizmin e importuar arab por edhe në tavolinën e punës së kryeministrit serb Nikolla Pashiqi, duke tërhequr paralele me organizatës politike të vitit 1919 e quajtur apo siç thotë autori e ashtuquajtura "Xhemijeti-Bashkimi" me seli në në Shkup. Sipas autorit të tekstit Xhemijeti ishte një organizatë politike e cila ishte formuar nën ndikimin e qeverisë serbe, me qëllim zbehjeje të nacionalizmit shqiptar.

Autori, si duket vuan nga fobia edhe pse është ligjërues universitar, akoma s'ka mundur të lirohet nga fobia e tij dhe të sheh botën reale. Fillimisht autori me karahasimin që e bënë jo vetëm që dëshmon se është islamofob, por nxjerr në skenë edhe mangësinë intelektuale që duhet të ketë një profesor universitar, veçanërisht i filozofisë qoftë edhe politike.

Autori i tekstit sipas të gjitha gjasave ose nuk e dinë, ose nuk dëshiron të dijë e të dy opsionet janë për keqardhje, nëse dëshiron të tërheqësh një paralele mes dy sendeve, mes dy sistemeve, për të përfunduar se përmbajnë një dispozitë, detyrimisht duhet të ketë një element, ose së paku një kriter që i bashkon të dy sistemet. Autori, nuk merr parasysh këto elemente dhe duke menduar se po i kontribon nacionalizmit apo elementit shqiptar, ai përms krahasimit të tij, nënçmon, nënvlerëson dhe përbaltë çështjen kombëtare shqiptare, qoftë të asaj kohe apo edhe sot.

I nderuari profesor, organizata politike e Xhemijeti, është formuar nga disa patriot shqiptar në krye me Nexhip Dragën më 18 dhjetor 1919 me seli në Shkup. Kjo organizatë veprimtarinë e saj e kishte shtrirë në Maqedoni, Kosovë dhe Sanxhak, pra vendet ku banonin dhe jetonin shqiptarët. Organizata Xhemijeti nuk u themelua për të zbehur nacionalizmin shqiptar siç pretendoni ju, por Xhemijeti u themelua si rezultat i sjelljes së ligjit agrar-kolonizues i sjellë me 25 Shtator 1919 nga qeveria serbe.

Kjo parti politike synonte të ndalojë përpjekjet serbo-sllave për shkatërrimin, dëbimin, kolonizimin dhe asimilimin e shqiptarëve dhe muslimanëve. Në vitin 1923, kjo parti politike pati 17 deputetë në kuvendin e SKS, të cilët unanimisht me tërë potencialin e tyre intelektual ju kundërvunë procesit të shpronësimit të pronave në fshatrat shqiptare dhe kolonizimit të tokave të tyre nga elementi sllav. Po ju përkujtoj i nderuari profesor se kërkesat që deputetët e oragnizatës Xhemijeti i parashtruan në parlamentin sllav, SKS nuk i harroi kurrë dhe në shenjë revolte ndaj kërkesave të Xhemijetit SKS në vitin 1925 e shkatërroi këtë organizatë, kurse birin e Nexhib Dragës, Ferat Draga dënohet me 101 vjet heqje lirie.

Kësisoj, në këto rrethana dhe kushte të rënda Xhemijeti ishte e vetmja mburojë e lëvizjes çlirimtare shqiptare në tërë territorin e mbretërisë SKS. (Për këtë shih: Histsoria e popullit shqiptar, për shkolla të mesme Tiranë 1996, Hakif Bajrami, Flaka e vllazërimit 13 qershor 1996). Historiani i mirënjohur shqiptar, tani më i ndjeri Prof. Dr. Muhamed Pirraku, Allahu e mëshiroftë thotë: Organizata Xhemijeti dhe organi i saj "HAK" ishte dhe mbeti një margaritar i gazetarisë shqiptare kombëtare, zëri më autentik i lirisë së shqiptarëve nën robërinë albanofobe serbe e jugosllave më barbar në historinë e kolonializmit botëror.

Pra, profesori i filozofisë politike, që vuan nga islamofobia si duket çështjet i trajton njëanshëm, pa kritere dhe pa njohuri ose me tendenca të errëta. Megjitahtë sado që të akuzoni, aspak nuk mund ta zbehni patriotizmin dhe veprimtarinë e asaj organizate, porse ju me tendencën e nënçmimit të saj nuk i shërbeni kombit shqiptar, por përkundrazi vetëm se mëtoni ta shkërmoqni.

Krahasimi juaj mes gjendjes së sotme në Kosovë dhe gjendjes së atëhershme të shqiptarëve në SKS, është tërësisht i pa bazë, madje edhe ofendues për të gjithë ne shqiptarët. Them kështu ngase, atëherë shqiptarët ishin të robëruar me dhunë, kurse sot Kosova ka status jurdiki dhe politik, është shtet i pavarur dhe çdo analyze mes këtyre dy segmenteve është tendencioze, irracionale dhe jo shkencore. Sipas jush i nderuari profesor edhe sot e kësaj dite Kosova nuk funksionon për të mire të shqiptarëve, ajo diktohet nga Serbia. A kështu mendoni të ngritni idenë tuaj duke tentuar të vlerësoni se të gjithë janë tradhëtar përveç meje?

Edhe një çështje ta theksoj se pretendimi se kinse sot sheriati po prekë në normat e së drejtës civile, është vetëm gajtari juaja që mendoni se dikush ju beson. Deshët apo nuk deshët ju, unë ia vërtetoj se në këtë sferë, pra në sferën e së drejtës civile sheriati ka prekur normat e saja tanimë VI shekuj dhe kjo do të vazhdoj deri në kataklizmë. Sheriati islam asnjëherë nuk i ka kundërshtuar normat e së drejtës zakonore shqiptare që janë në interest ë përgjithshëm, por ka luftuar dhe do të luftojë besëtytninë, idhujtarinë e kohës dhe këtë bashkëkohore.

Nëse ju na thoni se "dikur" ndërmjetësuesit në konflikte ishin profesorët si Anton Çeta, kjo nënkupton se ai paska jetuar diku para disa shekujve. Anton Çeta i nderuar mund të jetë i fundit që e ka bërë këtë ndërmjetësim apo pajtim gjaqesh, por gjithsesi jo edhe i pari, sepse para tij shekuj me radhë këtë punë e kanë bërë pikërisht hoxhallarët, qofshin nëpër xhamia apo shtëpia. Këtu nuk ka asgjë të keqe, andaj për këtë veprimtari njerëzore, por edhe juridike ne do ta vazhdojmë deri në kijamet me apo pa dëshirën tuaj.

Në fund na kishit përkujtuar se sistemi serb po tenton të na e fuse edhe mbulesën nëpër xhamia. Nuk po lëshohem në të drejtat vetjake të garantuar edhe ndëkombtarisht, por vetëm po e përfundojë me një pyetje: Nëse politikanët dhe intelektualët e sotshëm në Kosovë janë tradhëtar si ata të Xhemijetit, edhe hoxhallarët e sotëm janë tradhëtarë si ata të Xhemijetit, atëherë po ngelë se vetëm Anton Çeta dhe ju jeni patriot të mirëfilltë! Keshtu që del se Anton Çeta nuk gjendet më në mesin tonë, ndërsa ti fatkeqësisht jeton i gjallë si një fantazmë në mesin e të gjallëve.

Fundja z. Çeta u përpoq për të mirën e vendit të tij, por ju si një profesor që me zë u bëtë vetëm pasi ngritët zërin kundër islamit, të paktën as që meritoni t'ju vëmë në peshorën e njëjtë me gjitha ata që pavarësisht lëshimet e tyre, punuan për të mirën e këtij vendi. Edhe një t'jua kujtoj. Milloshoviqi pandehte të bënte nam pëmes luftimit të muslimanëve, duke filluar me festimin e betejës së humbur të vitit 1389. U pa përfundimi i tij. Ti mund ta kesh emrin Blerim, por kjo nuk ka rëndësi, ashtu siç nuk kishte rëndësi emri i Milloshoviqit. Turp për një intelektual të mendojë kështu, jo më të flasë!



Autor: Jusuf ZIMERI
(Autori është jurist nga e Drejta islame)

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...