Krimi i shekullit - Shkatërrimi i Palmira-s dhe çmendia e ISIS-it!



Palmira është qyteti me rëndësinë arkeologjike ndoshta të më madhe në botë. Është i njohur nga lashtësia e shumë para Persisë. Më vonë, persianët me vite luftojnë për atë qytet, e pushtojnë por nuk e shkatërrojnë.

Pas persianëve e pushtojnë romakët por nuk e shkatërrojnë. Përkundrazi, e zhvillojnë. Pas tyre e pushtojnë arabët. I japin një rëndësi të madhe dhe e zgjerojnë e kultivojnë. Evropianët e kohës së kryqëzatave e pushtojnë, e ruajnë dhe e zhvillojnë. Më vonë Perandroia Osmane e pushton dhe e ruan gjthashtu. Pas osmanlinjëve e marrin anglezët por nuk e shkatërrojnë.

Francezët e shekullit 20 e vjedhin por nuk e shkatërrojnë. Arabët e kohës së Asadit e marrin prej Francës, e ruajnë dhe deri diku e kultivojnë. Në vitin 2014 e pushton Shteti Islamik i ISIS-it, e shkatërron dhe e djeg në tërësi. Njëjtë sikur shkatërron çdo gjurmë të së kaluarës historike, pra edhe ato të historisë islame. Ketë e bëjnë me arsyetimin se piktura, muzika, arti, skulptura, arkeologjia e monumentet nga e kaluara historike janë haram!

ISIS-i pastaj i vret jezidët, të krishterët dhe muslimanët jo vehabistë që jetonin përreth Palmirës. Shpëtojnë vetëm ata që arrijnë të ikin. Përgjatë ripushtimit të Palmirës nga forcat e Asadit në vitin 2016, aeroplanët e regjimit bombardojnë Palmirën dhe rrënojnë çdo gjë. Përgjatë 20 vjetëve të fundit, dorëshkrimet e vjetra, pjesë të mbetura arkeologjike e monumente tjera të Palmirës e Sirisë avullohen për në Francë. Për aq sa Franca ka mund t'i marrë e t'i dërgojë në Paris. Thuhet se janë në vlera monetare në miliarda dhe të paçmuara historike.

Si përfundim. Në katër mijë vjetët e fundit bota kurrë nuk ka pasur një organizëm shkatërrimtarë e kriminel si ky i përmasave të ISIS-it. Aty ku ka gjetur shtrirje ISIS-i, sidomos nën emrin Shteti Islamik, aty ka shkatërruar, ka rrënuar e ka djegur çdo gjë që ka gjetur nga e kaluara. Të mos harrojmë, kjo organizatë kriminale, ky ISIS i paparë në histori, themeloi të ashtuquajturin Shteti Islamik dhe thirrej në emër të Islamit. Çfarë tmerri, çfarë denigrimi e çfarë nënçmimi për Islamin dhe muslimanët!



Autor: Mustafa BAJRAMI

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...