Rinia jonë nuk ka nevojë ti mësohen të drejtat e LGBT



Rinia jonë ka nevoj ti mësojmë moralin. Ky moral që na ka mësuar Islami ka ruajtur këtë popull.

Me njerëz LGBT as nuk ndërton familje, as nuk shton natalitetin dhe as nuk ke njerëz në paqe e në luftë.

Nëpërmjet disa shoqatave të shpifura gjoja në emër të shoqërisë civile të cilat nuk kanë as edhe një autobus ithtarësh promovohen dhe bëhen kauzë të drejtat e një numri të papërfillshëm njerëzish në popullin tonë.

Kujt po i intereson për LGBT. Ose kush është prej tyre?! Kjo nuk është çështje që e preokupon këtë rini.

Rinia largohet nga vendi ngase në këtë vend nuk ka përspektivë ekonomike. Ngase politikanët i ndërrojnë partitë politika jo për parime por sipas interesit të tyre. Grysen në një parti dhe gdhijnë në një parti tjetër. Si puna e futbollistëve.

Kriteri i vetëm është përfitimi. Nga të djathtë brenda natës bëhen të majtë dhe nga të majtë shndërrohen në të djathtë. Në politikë mes shteteve thuhet nuk ka armiqësi të përhershme dhe as miqësi.

Por gjithnjë dominon interesi. Partitë ndrroni sipas interesit kjo është çështje juaja! Por as si parti të majta e as si parti të djathta mos bëni kompromis me vlerat morale dhe nderin që ky popull e ka vlerë.


Zonjë Mimoza Kusari bën thirrje të votohet ligji për martesë të një gjinie

Zonjë Mimoza Kusari në kohën kur unë dhe shumë qytetarë presim që Qeveria të ofroj ndihmë për të rinjtë që martohen dhe ata që vendosin të kthehen dhe vazhdojnë jetën e tyre në Kosovë ju dilni dhe bëni thirrje të votohet ligji për martesë të një gjinie.

Të gjitha hallet e këtij populli i keni zgjidhur dhe ju ka mbetur kohë të merrni edhe me LGBT! Çdo ditë Kosova dhe trojet tona shqiptare shpopullohen. Ka filluar të bie nataliteti.

Në shpresojmë në platforma të mirëfillta morale që të ruhet rina e morali dhe trendi i natalitetit. Kurse ju bëni thirrje që të votohet ligji për martesë të një gjinie. Kërkoni që edhe konservatorët ta votojnë!

Mos vallë një ditë do të kërkohet që ti bekojmë këto "martesa", sikurse bëjnë disa priftërinjtë në disa kisha në Afrikë duke iu lutur Zotit të bekoj "martesën" mes dy meshkujve apo mes dy femrave!

Pejgamberi a.s. ka thënë "nëse s'ke turp bëj çfarë të duash". Turpi dhe ndjenja e ndershmërisë akoma nuk është shuar në këtë popull.

Shpresojmë që deputetët të mos i ngrisin duart e tyre për diçka që do të japin llogari para Krijuesit të Gjithësisë në jetën e pasosur. Me martesa të një gjinie mendoni të ruani natalitetin e popullit tonë?!

Ku doni ta çoni rininë?! Quo vadis me këtë propozim?!



Autor: Dr. Ajni SINANI

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...