Jeta dhe metodologjia e Ibn Abbasit në tefsir (komentim)



Hyrje

Falënderimet i takojnë Allahut xh.sh., Krijuesit të botërave, ndërsa salavetet më të mira për të dërguarin tonë Muhamedin alejhis-selam, kurse të mirat e Zotit qofshin edhe për familjen e të dërguarit, sahabët dhe të gjithë ata që e pasojnë rrugën e Muhamedit alejhis-selam deri në Ditën e Gjykimit.

Kur'ani famëlartë, me porositë e tij univerzale do të hap shtigje të reja që njeriu të përsoset me njohuri moderne dhe të gjithë ata t'i vëndojë në shërbim të Islamit. Është më se e vërtet se çdo kush që i qaset studimit të Kur'nit, do të zbulojë thesarë të madhë dhe do të arrijë të kuptojë të vërtetën.

Të jeshë komentator i Kur'anit famëlartë është një privligj i madhë për çdo njeri. Por, këtë mirësi nuk mund ta ket çdo njeri i thjeshtë, por ato janë njerëzit që janë më të dashurit e All-llahut xh.sh.. Komentator të Kur'anit ka pasur në çdo kohë dhe vendë, por secilin prej tyre dalllon prej tjetërit.

Si komentator që e mban mendë bota Islame, emri i të cilit shkruhet çdoherë kur është në pyetje tefsiri i Kur'anit, njeriu për të cilin bëri dua Muhammedi a.s. komentuesi më i ri i Kur'anit e ai është Abdullah bin Abbasi.

Abdullah bin Abbasi ishte dhe mbeti kolos, gjigant dhe fanar i mendjes njerëzore, besimtar i pathyeshëm dhe zemër e madhe njerëzore. Me fjalën e tij, me veprën e pashembullt dhe me shembullin e tij ishte dhe do të mbetet ideal, drejt të cilit synojnë miliona zemra dhe mendje. Çdo përpjekje e deritashme për ta ndriçuar jetën dhe veprën e tij, paraqesin tentime të zbehta përballë faktit se çka ishte dhe çka paraqet ai për botën islame dhe botën përgjithësisht. Është bindja ime se Abdullah bin Abbasi nuk është hulumtuar, studiuar dhe analizuar sa duhet në botën islame. Veprat e shkruara përkitazi me Abdullah bin Abbasit, janë të pamjaftueshme si në cilësi ashtu edhe në sasi. Për këtë arsye, kemi edhe disa absurde rreth jetës së tij intelektuale.

Edhe shumë shkencëtarë serioz kanë rënë në kurthin e disa shkencëtarëve dilettante, por edhe të disa tradicionalistëve fanatik, duke mos e pranuar tefsirin e tij, nga shkaku se ai ishte vetëm 13 vjeç kur Muhammedi a.s. ndërroi jetë.

Në këtë punim seminarik me pika të shkurtëra do të flasim rreth jetës dhe metodologjisë së Abdullah bin Abbasit dhe kontributit të tij të pashmangshëm që dha në shkencën e Tefsirit, me komentimet e tij voluminoze, që e habiti botën.

E lus All-llahun që me këtë punim ta paraqesim atë çka është e vërtetë, dhe të paraqes në pika të shkurtëra metodologjinë e tij në tefsirë, e nëse bëj ndonjë gabim e lus All-llahun të ma falë.


1. Jeta e dhe kontributi i Abdullah bin Abbasit në shkencë

Falënderimi dhe hamdi i vërtetë i takon vetëm All-lahut xh.sh., Shpikësit të pashembullt, Përdëllimtarit të pakufi, të Gjithëdijshmit, Mbikqyrësit, Ndihmësit më të mirë, i Cili në librin e tij thotë: قُلْ هَلْ يَسْتَوِي الَّذِينَ يَعْلَمُونَ وَالَّذِينَ لَا يَعْلَمُونَ - "Thuaj: A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë"? [1]

Salatet e selamet e përmallshme nga bregoret e fundit të zemrës ia dërgojmë atij që na quajti vëllezër, atij që vdiq me mall për ne, atij që i besuam pa e parë, njeriut që nuk e ndjeu veten e tij asnjëherë të vlefshme kur duhej ta flijojë për All-llah, atij që vuajtjet e mundimet ia shtuan butësinë, Pejgamberit të fundit Muhamedit a.s. i cili ka thënë: "Vlera e dijetarit ndaj adhuruesit është sikur vlera e hënës së plotë në krahasim me yjet e tjerë". [2]

Emri i tij i vërtet është Abdullah ibn Abbas bin Abdul Muttalib bin Hashim el Kurejshi el Hashimij, djali i axhës së Pejgamberit. [3] Babai i tij quhej Abbasi minxha i Muham-medit a.s., ndërsa nëna e tij ishte Ummul fadel Lubabeh bintu Elharith Elhilalijeh motra e Mejmuneh bintu Elharith nëna e besimtarve bashkshortja e Pejgamberit. [4]

Ekzistojen polemika të shumta rreth lidjes së tij, por unë do të paraqes mendimin më të sigurt i cili thotë se Ibn Abbasi u lind në Mekë 3 vjet para hixhretit, [5] që në fëmijërinë e tij dalloheshin shenjat e zgjuarësis dhe intelegjencës.

Që në nga fëmijëria e hershme ishte pran ngrohtësisë së Muham-medit a.s., ku dhe e shoqëronte atë në çdo vendë, kjo dashuri e flakët ndaj Pejgamberit a.s. ishte edhe nga shkaku i lidhjes së ngushtë familjar, sepse ishin djem axhallarësh mes vetes.

Kur ndërroi jet Muham-medi a.s. ai ishte në moshën 13 vjeçare, dhe me zgjuarësin e tij ai kishte mbajtur mendë afro 1.660 hadithe, [6] dhe këto hadithe janë të regjistruar në koleksionet e Buhariut dhe Muslimit.

Kur vdiq Muham-medi a.s. Ibn Abbasi kishte 13 vjet, në kohën e hilafetit të Aliut mori postin e mëkëmbësit të Basrës, ka qenë udhëheqës i haxhive në kohën e Othmanit r.a., ka marë pjesë në luftën e Siffinit.

1.1.Duaja e Muham-medit a.s. për Ibn Abbasin

Një ditë Muhammedi a.s. shkoi për të kryer nevojën, ndërsa Ibn Abbasi nga dashuria e madhe që kishte për Muham-medin a.s. ia përgastiti ujin për të marur abdes dhe kur u kthye Muham-medi a.s. pyeti kush e vëndoi ujin këtu? I thanë Ibn Abbasi, Muham-medi a.s. bëri dua për të. اللهم فقهه في الدين وعلمه التأول - "O Zot bëje të dijshëm në çështjet e fesë, dhe mësoja komentmin (te'vilin)". [7]

1.2.Vlera dhe pozita e tij në shkencën e Tefsirit

Abdullah bin Abbasi në shkencën e tefsirit njihet me shumë ofiqe unë do ti përmedn vetëm disa prej tyre: "Terxhumanul Kur'an" - Komentator i Kur'anit, pastaj me, "Hibrul Ummeh" - Ngjyra e Umetit, dhe me tjetrin, "Bahru-l-Ilm" - Det i diturisë. [8]

Nuk ka dyshim se Ibn Abbasi ishte më i dijshmi në mesin e sahabëve, sa i përket komentimit të Kur'anit, poezit arabe dhe shkencave të tjera fetare. Pas vdekjes së Muhamedit a.s. u shoqërua më sahabët më eminent, prej të cilëve mësoi shumë hadithe të Muhamedit a.s., të cilët nuk i kishte pasur rastin ti ndëgjojë nga vet Muhamedi a.s..

Fjala e tij në komentim ishte fjala e fundit, dhe ishte një oqean i pafund i dijes me shumë lumenjë, e si të mos jet oqean i dijes kur për të ka bërë dua i Dërguari i All-llahut, është një privilegj shumë i madh që për një njeri të bëjë dua Muham-medi a.s., në komentim mbeti dhe dot mbetet i pakrahasueshëm dhe i paarritshëm.

Ishte njeriu më i dashur dhe më i respektuari nga të gjithë sahabët. Omeri r.a. e mbante çdoher pran vetës së tij sepse kishte besim të madhë në të, dhe i besonte shumë dijes së tij.

1.3.Vdekja e Abdullah bin Abbasit

Reth vdekjes së Ibn Abbasit dijetarët kanë dhën shumë mendime se në cilin vit vdiq ai, sipas mendimit më të sigurt ai ndërroi jetë në vitin 68 h në Taif, dhe namazin e xhenazes ia fali Muhamed el Hanefij. [9]


2. Metodologjia e Ibn Abbasit në komentim

Tefsiri tek Ibn Abbasi përbëhet nga një qark elementesh me të cilat Ibn Abbasi vendos shtyllat e komentimit. Prej tyre është njohja shumë e mirë e Shkaqeve të Shpalljes (Esbab En-Nuzul). Elementi tjetër është përdorimi i gjuhës (Lugah) në pjesë te paqarta, ku me anë të saj arrin të njohë domethenien e çdo fjale në njejesin e saj dhe të panjohurat e sintezes (Terkijb), ku materialin bazë e merr prej poezisë paraislame (xhahilijet). Shpesh herë kur e pyesnin për sintezen ai u pergjigjej: "A nuk e keni degjuar filan poet te thote keshtu e ashtu (dhe thote vargun)"? [10] Me kete proçes u identifikua Ibn Abbasi, pra ai i referohej poezisë me anë të te cilës shpjegonte veçanerisht "Garibul Kur'an". [11]

Ibn Abbasi jetoi aq sa dijetarët prej sahabëve tashme ishin të rrallë dhe aq më tepër ata që ishin deshmitare të Shpalljes dhe intuita për të njohur subjektet kur'anore filloi duke rënë po t'i shtosh gjithashtu edhe përzierjen e kombëve jo-arabishtfolëse.

Ibn Abbasi, Tefisirit të Kur'anit, i shtoi elemntin e ngjarjeve të cilat nuk janë paraqitur në hadithet e Pejgamberit a.s. të cilat të rikthejne në elementin e shpjegimit të të panjohurave te Kur'anit (Mubhimat). Ngjarjet më së shumti kanë lidhje me Ehli Kitabin [12] dhe ngjarjet e arabëve të xhahilijetit.

Kultura Letrare e Ibn Abbasit ishte shtylla kryesore në trajtimet gjuhësore me të cilat ka trajtuar gjuhën e Kur'anit. Ai është finok dhe menjëhollë për të arritur kuptimin e synuar në një ajet prej atyre që cilësohen si "Garib" (secret), të marra prej antonimit (kuptimi i kundert) psh. për fjalen "Bela" (بَلَاءٌ) që përkthehet si Sprovë në ajetin: وَفِي ذَلِكُمْ بَلَاءٌ مِنْ رَبِّكُمْ عَظِيمٌ - "Dhe kjo për ju është 'një sprovë' e madhe prej Zotit tuaj". [13] Ibn Abbasi ka thene: "Miresi". Ibn Abbasi në këtë mënyrë kërkon domethënien e fjalës në mënyrë specifike në të gjithë Kur'anin dhe kështu ai ka mundur, me anë të kulturës letrare që posedonte, të paraqes me shpjegim letrarë çdo shprehje "garijb".

Imam Es-Sujutiju thotë: "Prej Ibn Abbasit është paraqitur realizimi i një Tefsiri "Garib" të Kur'anit me burime të mirëqena dhe të vlefshme, kështu Ibn Abbasi edhe pse e ka patur të veshtirë të pranojë Garib-in e Kur'anit, më së paku ai ka bërë të mundur të zgjidhë fjali të kompletuara e të rregullta". [14]

Tendencat gjuhësore dhe retorike, [15] qe janë sot, kanë burimin dhe bazën e tyre nga metodologjia e Ibn Abbasit, sepse ai është i pari që hodhi hapat e tefsirit nga sfera e trashëgimise Profetike në sferën e huazimit të instrumentit bazë të të kuptuarit që është gjuha arabe, aty ku të dyja sferat nuk bien dhe nuk mund të bien në kundershti.

Kështu përkrahë komenteve të traditës u shtua edhe ajo gjuhësore e cila del në perfundimin pas një analize të retorikës dhe elekuences (Belagah) duke marrë përmasa më të medha dita ditës, aq sa e tejkaloi elementin gjuhë.

Ibn Abbasi është personaliteti primar në komentimin e një vargu për faktin se ai ishte njohës qe i përdorte njohuritë e tij në komentet e Kur'anit siç janë Hadith, Fik'h, Te'vil, Aritmetikë, Gjuhë, etj., keshtu ai me meritë quhet Terxhumanul Kur'an.

Në këtë mënyrë Ibn Abbasi bashkë me nxënësit e tij, Muxhahid, Said ibn Xhubejr dhe Ikrimeh, përfaqësojnë shkollën e Mekkes në Tefsir në shek. I hixhri.

Por në mesin tonë shtrohet pyetja se Ibn Abbasi i përket tipit të tefsirit tradicional apo racional?

Terminologjia "racional" dhe "tradicional" nuk ka ekzistuar si koncept metodologjik në epokën e sahabeve. Kështu që nuk mund të themi dot se komentet e Ibn Abbasit ishin kështu apo ashtu.

Por, bazuar në atë që ne njohim sot si koncept, pra "racionalen" dhe "tradicionalen", mund të themi se Tefsiri i Ibn Abbasit ishte racional, bazuar në menyren se si ai e komentonte ajetin ose fjalën në ajet.

Kur themi se Ibn Abbasi në tefsirin e tij bazohej në të foluren e arabeve, pra në letërsinë arabe të asaj kohe por edhe para islame, normalisht dalim në perfundimin se Ibn Abbas jepte gjykimin e tij mbi një fjalë apo ajet bazuar në gjuhën arabe. Njekohesisht, nëse marrim parasysh se Ibn Abbas e shpjegonte edhe Garibul Kur'an do të thotë se perdorte intuiteten e tij. Gjithashtu Ibn Abbas ishte njohësi i ajeteve muteshabihat perderisa thoshte: "Une jam ai qe e njoh te'vilin e tyre" dhe se Pejgamberi është lutur për të që ëe njohë te'vilin. Keshtu te'vili është pjesë e racionalitetit.

Por nuk duhet të harrojmë se edhe racionaliteti bazohet diku, ku në rastin e Ibn Abbasit ishte gjuha arabe, perderisa punën e tij e konsiderojme komentim (tefsir) dhe komentimi është i Kur'anit që është "Fjalë" dhe fjala komentohet me fjalë, bazuar në atë gjuhë që ekziston fjala, në rastin tonë Arabishtja.

Pra, Tefsiri i Ibn Abbasit në vetvete ishte tefsir racional. Por, të tjeret pas tij, nëse bazohen tek Ibn Abbasi, ai më nuk quhet tefsir racional por tradicional. Pra, Tefsiri i Ibn Abbasit është tefsir racional në vetvete dhe tradicional për të tjerët.

2.1. Transmetimet më të sakta (Isnad) nga Ibn Abbasi janë:

Ibn Abbasi ishte më i famshmi ndër sahabët në lëminë e tefsirit, dhe rrugët e transmetimeve prej tij ishin të shumta, por me kalimin e kohën nën emrin e këtij mufesiri të madhë u trrilluan shumë gjëra me emrin e tij. Sa që dijetarët u desh që të marrin masa të rrepta sigurie kur transmetohej me emrin e tij dicka, sepse u përzien transmetimet e vërteta me ato të dobëta dhe të trrilluara.

Dijetarët klasifikuan shumë qartë rrugën e transmetimeve nga Ibn Abbasi, këtu në vijim janë rrugët më të sakta nga Ibn Abbasi.

1. Muavije bin Salihut nga Ali bin Ebi Talha e ky nga Ibn Abbasi.

Këtë rrugë e kanë përdorur edhe Imam Buhariu në transmetimet e haditheve, po ashtu edhe et- Taberaniu e ka zhfrytëzuar me të madhe këtë rrugë. Mund të përfundojmë se kjo rrugë është rruga më e pranuar nga Ibn Abbasi. [16]

2. Kajs bin Muslimit nga Ata' bin Saibi nga Seid bin Xhubejri ky nga Ibn Abbasi.

Edhe kjo rrugë për nga isnadi është e pranuar sipas kritereve të Buhariut dhe Muslimit, [17] tek kjo linjë është bazuar Imam El-Hakim En-Nijsaburij në perzgjedhjen e haditheve në Mustedrekun e tij.

3. Të tjerët për Ibn Abbasin.

Abdullah bin Abbasi si një ndër komentatorët më të njohur në mesin e sahabëve, nuk mbeti pa u lavdëruar nga shokët e tij por edhe nga mufesir dhe dijetarë tjerë jo të kohës së tij, por, të gjithë këto lavdata dhe fjalë miradije i meritonte me plotë kuptimin e fjalës.

Omeri r.a. gjithmon e mbante afër Ibn Abbasin dhe i thoshte: "Ti je më fytyrëndrituri prej të rinjëve tanë, më i moralshmi prej tyre dhe më i dituri për librin e All-llahut xh.sh.". [18]

Ndërsa sahabët e mëdhenjë i thoshin: "Ky është djalosh i pjekur, vërtet ka një gjuhë kureshtare, stil të të pyeturit dhe mendje të zgjuar".

Mesruk ibn el Exhde thotë: "Kur e shikoj Ibn Abbasin thoja me vete: Njeriu më i bukur. Kur fliste thoja: ky është njeriu që flet me një gjuhë elekuente dhe qenka shumë i ditur". [19]

Ibn Mesudi ka thënë: "Ibni Abbasi është komentuesi më i mirë i Kur'anit". [20]

Aliu r.a. ka thënë: "Ibn Abbasi, sikur të vështrontë në të fshehtën nëpërmjet të një perdeje të tëjdukshme".


Përfundim

Faleminderimet i takojnë All-llahut xh.sh., Krijuesit të botërave, ndërsa salavetet më të mira për të dërguarin tonë Muhamedin alejhis-selam, kurse të mirat e Zotit qofshin edhe për familjen e të dërguarit, sahabët dhe të gjithë ata që e pasojnë rrugën e Muhamedit alejhis-selam deri në Ditën e Gjykimit.

Këtë punim seminari e kam ndajtur në disa nëntituj, dhe për secilin pjesë kam dhënë sqarime të duhura, pjesa e parë bënë fjalë në pika të shkurta rreth jetës se tij dhe intelegjences e cila e mahniti botën, ku një djalosh 13 vjeçar e komentonte Kur'anin. Duke vazhduar në pjesën tjetër e cila ka të bëjë me duan e Muham-medit a.s. për Ibn Abbasin, ku e luti Zotin që ti dhurojë aftësi që të kuptojë fenë dhe të komentojë librin e All-llahut xh.sh..

Kjo pjesë ka të bëjë me vlerën dhe rëndësin e Ibn Abbasit në shkencë, duke e veçuar sidomos në shkencën e tëfsrit, të cilin e quajtën me shumë llagape të ndryshme si Deti i diturisë, por të gjithë këto ofiqe e meritonin tia vëndonin këtij djaloshi.

Kjo pjesë mund ta quaj lirisht edhe si baza e këtij punim Metodologjia e Ibn Abbasit në komentim, ku u mundova të paraqes disa nga metodat e Ibn Abbasit të cilat i ka përdorur gjatë komentimit të Kur'anit, ku si metodë më e përdorur e Ibn Abbasit është ajo Lugah, ana gjuhësore e fjalëve. Mandej vazhdova t'i paraqes rrugët më të pranuara të cilët transmetojnë komentin e Ibn Abbasit.

Dhe pjesa e fundit ka të bëjë me disa thënjë të disa dijetarve dhe sahabve për vlerën dhe rëndësinë e Ibn Abbasit në komentimin e Kur'anit, ku sahabët me eminent atë e quajtën si komentator më i mirë i Kur'anit.



Autor: Muzemil Osmani



Literatura e konsultuar:

1. Abdurahman Ra'fet el-Basha - Fragmente nga jeta e Sahabëve, (Kosovë).
2. Abdulxhemil Nesmi - Tefsir II.
3. Sabri Bajgora - Tefsiri në kohën e Sahabëve, (Kosovë).
4. ابن كثير , إسماعل بن كثير ,البداية و النهاية , دار المعرفة , بيروت 1424.
5. البخاري , محمد بن إسماعيل , الجامع الصحيح المسند من حديث رسول لله سننه و أيامه (صحيح البخاري) , مكتبة الرشد , الرياض 1427.
6. Ahmet Sherifi - Kur'an me përkthim në gjuhën shqipe.



_________________________

[1] - Sure ez-Zumer ajeti, 9.
[2] - Transmeton, Ebu Davudi, 3641, hadith sahih.
[3] - ابن كثير , البداية و النهاية 8-697 ابن حجر , الإصابة ص 795.
[4] - ابن كثير , البداية و النهاية
8-697.
[5] - Abdulixhemil Nesimi, Dispencë, fq.35.
[6] - Abdurahman Ra'fet El-Basha, Fragmente nga jeta e Sahabëve, fq.205.
[7] - صحيح البخاري (143) صحيح المسلم (6318) صحيح ابن حبان (7055).
[8] - Sabri Bajgora, Tefsiri në kohën e sahabëve.
[9] - ابن كثير , البداية و النهاية 8-708.
[10] - Ibn Sa'd/Tabekat.
[11] - Gjërat sekrete të Kur'anit. Ka shumë vepra me këtë emër një ndër veprat është e Nisaburit, "Garaibul-kur'an ve regaibul-furkan".
[12] - Ehlil Kitab - Të krishterët dhe Hebrenjt.
[13] - Sureja Bekare, ajeti 49.
[14] - Abdurahman Ra'fet El- Basha, Fragmente nga jeta e Sahabëve.
[15] - Lugavijeh dhe Belagijeh.
[16] - Abdulxhemil Nesimi, Tefsiri II, fq.38.
[17] - Sabri Bajgora, Tefsiri në kohën e sahabëve, fq.15.
[18] - Po aty, fq.14.
[19] - Abdurahman Ra'fet El- Basha, Fragmente nga jeta e Sahabëve.
[20] - Transmeton Bejhekiu në Ed-Delail.

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...