A lejohet për Me'mumin (xhematin) me lexu diç nga Kur'ani kur është duke u falur pas imamit



Ka thënë një nga dijetarët e shquar të islamit "El-Birxhendij" në librin e tij të njohur "Sherhu Nukajeh" kur ka shpjeguar qështjen e leximit të Kur'anit nga Me'mumi përfundon se është mekruh.


Në këtë kapitull është cekur kërcnim i ashpër:

Aliu r.a. ka thënë: "Kush lexon (Kur'an) pas imamit veç ka gabuar".

Sahabiu i njohur Sead ibën ebi Vekas ka thënë: "Kush lexon pas imamit nuk ka namaz për të".

Seid bin Musejeb ka thënë: "Do të doja për atë që lexon pas imamit të ketë në gojën e tij gaca zjarri".

Abdullah El-Behelij ka thënë: "Kush lexon pas imamit do t'i mbushet goja e tij me pluhur".

"Fet-hul Kadir" cekët se: "është Mekru Tahrimen të lexohet Kur'an pas imamit".

Ka thënë El-Ajnij në Librin e tij "Elbinaje fi sherhil Bidajeh": "Më se 80 sahabe të mëdhenjë e kanë ndaluar leximin pas imamit, nga ta Abdullah ibën Mesud, Abdullah ibën Umer dhe Abdullah ibën Abas".

E përmendë Shejh Abdullah bin Ja'kubë El-Harithij në librin e tij "Keshful Esrar" Transmetohet nga Abdullah bin Zejd bin Esleme nga Babai i tij se ka thënë: "10 (dhjetë) sahabet më të mëdhenjë të Pjgamberit a.s. e kanë ndaluar të lexohet pas imamit: Ebu Bekr, Umer, Uthman, Alij, Abdurrahman bin Auf, Sead ibën ebi Vekas, Abdullah ibë Mesud, Zejd ibën Thabit, Abdullah bin Umer dhe Abdullah bin Abas, Zoti qoftë i kënaqur me ta".



Përgatiti dhe përshtati: Ibrahim Beqiri.



_________________________

Shkëputur nga Libri: "Fetawa El-Leknewij",
Autor: Imam në Hadithë dhe Fik-h, Ebil Hasenat Muhamed Abdul Haj El-Leknewi El-Hindi (1264 h.-1304 h.).

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...