Falja e xhumasë në më shumë se në një xhami në një vend



Në këtë temë do të shtjellojmë çështjen e dispozitës së lejimit apo moslejimit të faljes së namazit të drekës së fundit pas faljes së namazit të xhumasë, në ato vendbanime ku namazi i xhumasë falet në më shumë se në një xhami. Që kjo çështje të jetë sa më e qartë, doemos duhet të kthehemi dhe analizojmë çështjen se si falej namazi i xhumasë në kohën e Pejgamberit s.a.v.s., në kohën e Hulefai rashidinëve dhe në kohën e gjeneratës së parë të myslimanëve pas Pejgamberit s.a.v.s..


Falja e xhumasë në kohën e Pejgamberit a.s.

Në kohën e pejgamberit s.a.v.s. në Medine, edhe pse kishte edhe xhami tjera funksionale ku faleshin pesë kohë të namazit përveç xhamisë së Pejgamberit s.a.v.s., namazi i xhumasë falej bashkërisht vetëm në xhaminë e Pejgamberit s.a.v.s., e cila njihej me emrin Haremu en-nebij.

Argument se në Medin kishte edhe xhami tjera ku faleshin pesë kohët e namazit, është hadithi i regjistruar në koleksionin e imam Buhariut dhe të Muslimit i cili tregon se Muadhi r.a. ishte i caktuar që xhamatit tua falë namazin e jacisë në një xhami në një lagje të Medinës. Muadhi i cili ishte imami i tyre, ua zgjate leximin në namaz, dhe si duket banorët e kësaj lagjeje meqë ishin shumë të angazhuar me punë fizike dhe për shkak të lodhjes nga punët e përditshme nuk mundën ti përballonin leximit të gjatë dhe vendosën të ankohen te Pejgamberi s.a.v.s. për këtë çështje.

Ky xhemati pasi shprehi revoltën dhe ankesën te Pejgamberi s.a.v.s duke i thënë: "O i dërguari i Allahut, ne jemi punëtorë fizik, lodhemi tepër nga punët tona të përditshme, kurse Muadhi na e falë namazin e Jacisë, e në rekatin e parë e lexon suren El-Bekare, kurse në rekatin e dytë suren Ali-Imran, e ne nuk mundemi të qëndrojmë për shkak të lodhjes nga puna e rëndë që e bëjmë". Pejgamberi s.a.v.s. pasi dëgjoi revoltën dhe ankesën e xhematit, e ftoi Muadhin r.a. dhe i tha: "O Muadh, a fitnexhi je ti, kush bëhet imam i një xhemati le t'ia lehtësojë (le të shkurtojë leximin e Kur'anit). Do të ishte mjaft që të lexosh suren "Seb-bihisme" në rekatin e parë, e në rekatin e dytë "vel-lejli idha lagsha"".

Me gjithë këtë, edhe pse kishte edhe xhami tjera në periferi ku faleshin namazet e ditës kur vinte dita e xhuma, namazi i xhumasë falej vetëm në xhaminë e Pejgamberit s.a.v.s.. Në anën tjetër parimisht edhe pse Pejgamberi s.a.v.s. gjithnjë synonte lehtësimin e veprimit për xhematin e jo vështirësinë, e që në këtë rast lehtësimi për xhematin do të ishte që çdokush ta falë namazin e xhumasë në xhaminë më të afërt, kjo nuk ndodhi ngase namazi i xhumasë falej vetëm në xhaminë e Pejgamberit s.a.v.s..


Falja e xhumasë në kohën e Hulefai Rashidinëve dhe pas tyre

Këtë sunet të pejgamberit s.a.v.s. për fljen e namazit të xhumasë e praktikuan edhe katër Halifët e quajtur Hulefai Rashidinë që janë Ebu Bekri, Omeri, Othmani dhe Aliu (radiall-llahu anhum xhemin). Mirëpo në kohën e Omer b. Hatabit kur ai ishte sundues i myslimanëve, ku dukshëm ishte zgjeruar shteti Islam dhe dukshëm u shtuan qytetet dhe numri i myslimanëve, Omeri për ta zgjidhur këtë problematikë, ua dërgoi një letër punëtorëve të tij në çdo qytet ku kishte emëruar mëkëmbës dhe në shkresën e tij përveç tjerash kishte urdhëruar: "... në çdo xhami apo mesxhid të vendosin imam për faljen e pesë kohëve të namazit, kurse për faljen e namazit të xhumasë të tubohen në një xhami, e ju (si mëkëmbës) t'ua falni të gjithë xhematit namazin e xhumasë. Assesi nuk lejohet që të falet xhumaja në më shumë se në një xhami në një vend", përfundon citati i Omerit në këtë letër që ia kishte dërguar udhëheqësve të tij nëpër qytete.

Kjo praktikë gjithashtu kishte vazhduar edhe në kohën e kalifatit të emevitëve, e deri kah mesi i kalifatit të abasidëve, ku në kohën e Haruni Rashidit apo Vathikut siç tregon Hatib el-Bagdadi në veprën e tij "Historia e Bagdadit" se rasti i parë në historinë e Islamit ku ka ndodhur që me një qytet namazi i xhumasë të falet në më shumë se në një xhami, e ky rast ishte në vitin 280 h..

Nga kjo që u tha deri më tani, nënkuptohet qartë se të gjithë fukahat islam janë unik në mendimet e tyre se falja e namazit të xhumasë në një vend, është nga sunetet e Pejgamberit s.a.v.s. hulefai rrashidinëve, dhe në anën tjetër falja e namazit të xhumasë në më shumë se në një vend në një qytet nuk është nga suneti i Pejgamberit s.a.v.s.. Këtë mendim e përforcon edhe më shumë dijetari i njohur nga medhhebi Shafiij Subkiju i cili thotë: "Ky është mendimi i dijetarëve dhe as që mbahet mend se ndonjë sahabij ose tabiin ka lajuar faljen e namazit të xhumasë në më shumë se në nj xhami në nj vendbanim". Me gjithat, dijetarët islam vazhduan bisedimet dhe sqarimet rreth kësaj çështjeje aq të ndërlikuar në mesin e myslimanëve duke dhënë sqarime të plota.

Sipas mendimi të shumicës së dijetarëve islam nga Malikit, Shaiijt dhe Hanbelit, namazi i xhumasë nuk lejohet të falet në më shumë se në një vend në të njëjtin vendbanim, po qe se ky veprim nuk është i nevojshëm. Nga kjo që u tha përfundohet se nëse namazi i xhumasë falet në më shumë vende, duke mos qenë i domosdoshëm një veprim i tillë, atëherë vetëm xhumaja e xhematit të parë është e vlefshme, kurse xhumatë tjera janë të pa vlefshme, andaj duhet falur namazin e drekës.

Sipas mendimit të dijetarëve të medhhebit hanefij, e që edhe fetvaja jepet sipas këtij mendimit, lejohet falja e namazit të xhumasë në një vendbanim në më shumë se në dy xhami, por kushtëzohet që ai vendbanim të ketë gjykatës i cili zbaton ekzekutimin e sanksioneve penale nga e drejta islame.

Në librin "Bedaiu senaiu" kjo çështje shtjellohet kështu, lejohet falja e namazit të xhumasë vetëm në dy xhami e jo më shumë se dy. E në këtë gjendje falet pas farzit të xhumasë dreka e fundit ihtijaten. Ky mendim është më i kapshëm sepse përputhet me parimin e islamit që është lehtësimi e jo vështirësimi.


Falja e drekës së fundit pas namazit të xhumasë

Falja e drekës së fundit (ahiri dhuhrit) pas namazit të xhumasë, kohëve të fundit sikur po merr përmasa aq të mëdha në mesin e popullatës sonë islam e shqipfolëse saqë shpeshë herë shkaktojnë jo vetëm neveri te besimtarët islam, por edhe çrregullime dhe përgojime e akuza të ndërsjella nga më të ndryshmet. Kjo çështje me këto konotacione negative është si rezultat i mos njohjes së argumenteve bazë të sheriatit islam dhe pasojë e mos njohjes së parimeve të përgjithshme të sheriatit islam, ose si pasojë e fanatizmit vetjak dhe egoist të disa personave.

Duhet patjetër theksuar se shkaku i ndarjes apo kundërthënieve të dijetarëve islam në këtë çështje mbështetet në argumentet bazë të lejimit apo mos lejimit të faljes së namazit të xhumasë në më shumë se në një xhami në një vend. Në vazhdim do të paraqesim mendimet e disa dijetarëve islam rreth kësaj çështje.

El-Makdisiu, përcjellë nga libri "el-Muhiitu" thotë: "Në çdo vend që dyshohet se është qytet pas xhumasë duhet falur edhe katër regate me nijet të drekës së fundit (ahiri dhuhrit) me qëllim të sigurimit, në qoftë se xhumaja nuk pranohet, shpaguhet nga borxhi i faljes së farzit të kohës me faljen e drekës".

Në librin "el-Knje" autori thotë: "Kur banorët e Merves u desh të falin dy xhuma në Merve, në kohën kur dijetarët kanë kundërthënie lidhur me lejimin apo moslejimin e këtij veprimi, imamët e tyre urdhëruan xhematin që të falin edhe katër regate pas namazit të xhumasë për çështje sigurie(ihitijaten)". Këtë shpjegim e përmendin edhe shumë shpjegues të librit "el-Hidaje".

Në librin "tenvirul kulub fi muameletu al-lamil gujub" faqe 198, dijetari i njohur nga medhhebi shafiij Jusuf En-Nebhani ku ka thënë: "pas një polemike të gjatë në kohn time rreth faljes së drekës së fundit u detyrova që të shkruaj një libër me emrin "Husnu shema fi meshruijeti salati edhuhri ba'del xhumua"" dhe përveç tjerash thotë: "Namazi i drekës së fundit pas namazit të xhumasë, me një vend ku ka më shumë xhami, patjetër duhet falur, madje sipas medhhebit ton (medhhebit Shafij) është më e preferuar të falet me xhemat, kurse te shkolla juridike tjera nuk falet me xhemat, por falet vetmas".

Dijetarët e medhhebit hanefij thonë se, nëse falet xhumaja në më shumë se në një xhami në një vend, dhe xhemati e din se në xhaminë tjetër xhumaja është falur para kësaj ku falet ai, ai e ka për obligim (vaxhib) të falë katër regate të drekës së fundit, e nëse vetëm dyshon se xhumaja është falur në ndonjë vend të vendbanimit ku ai falet, atëherë është mendua të falë drekën e fundit.

Vall-hu e'alem!



Autor: Hfz. Irfan Abazi

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...