Komentimi i ajetit 'Ngjiten tek Ai engjëjt'



Allahu xh.sh. nuk është i kufizuar me vend dhe hapësirë. Ai i Lartësuari ka ekzistuar edhe para vendit dhe është Krijues i vendit. Ai ndikon te krijesat dhe nuk janë krijesat ato që ndikojnë tek Ai. Pasi e krijoi Arshin mbeti i tillë çfarë ka qenë edhe para krijimit të tij. Cilësitë e Tij nuk ndryshohen por janë ngaherë dhe përherë dhe të amshueshme.

Duket se novatorët assesi nuk mund ta kuptojnë këtë dhe për çdo ditë tentojnë që nëpërmjet disa ajeteve muteshabihat t'i përshkruajnë Atij vend edhe pse çdokush që ka pak arsye e kupton se përshkrimi i vendit për Allahun mund të ketë domethënien e njërës prej këtyre dy gjerave:

- Ose përshkrimi rival Atij në pafillim dhe amshim edhe pse Ai vetë ka thënë se ajo që ia përshkruajnë është e krijuar.
- Ose pohimin se krijimi mund të ndikojë te Krijuesi (e cila gjë është kufër i qartë) dhe se Ai, pasi ka qenë i pakufizuar me krijimin e Arshit dhe vendit është bërë i kufizuar.

Nga ajetet të cilat këtë herë tentuan t'i komentojnë në favor të pikëpamjes së tyre për hyjninë e kufizuar i cili qëndron ulur në njëfarë froni këmbëkryq është ajeti 4 i sures El-Mearixh, në të cilin Allahu xh.sh. thotë: "Ngjiten (hipin) tek Ai engjëjt dhe Shpirti (Xhebraili) në një ditë që zgjatë sa pesëdhjetë mijë vjet (sipas llogarisë së kohës sonë në Tokë)", (El-Mearixh, 4).

Natyrisht, sikur edhe gjithnjë, nuk kanë shikuar ç'thonë mufesirët për këtë ajet por e kanë komentuar me hamendje dhe ky shpjegim i ka çuar te bindja e domosdoshme deri te dy gjerat të theksuara më sipër të cilat janë mosbesim i qartë dhe i dukshëm.

Sikur të kishin lexuar pak në tefsir dhe të kishin pranuar padijen e tyre dhe për herë të parë në historinë e tyre (edhe pse do të na habiste shumë kjo) ta braktisnin anash mendjemadhësinë dhe inatin e tyre, do të gjenim si vijon:

Fahruddin Er-Rraziu në Tefsirin e tij thotë: Përfaqësuesit e ekzistimit të Allahut në vend apo në Arsh apo mbi të e marrin këtë ajet si dëshmi për pohimet e tyre dhe këtë në dy mënyra:

- E para, është të thonë se Allahu është përshkruar si Ai të cilit i ngjiten kurse Ai nuk mund të jetë i tillë pos nëse nuk është në drejtim "lart", dhe
- E dyta, kurse ky është shpjegimi i tyre "Ngjiten (hipin) tek Ai engjëjt ...", dhe kjo do të thotë se ngjitja e tyre bëhet drejt Tij kurse kjo kërkon që Ai të jetë në anën e sipërme.

Përgjigjja në këtë çështje është: Pasi që dëshmitë udhëzojnë në pamundësinë e të qenit të Tij në vend dhe drejtim (është miratuar ixhmai se kush beson se Ai është në ndonjë drejtim del prej Islamit) ka nevojë për shpjegim. Sa i përket përshkrimit të tij "Ngjiten (hipin) tek Ai engjëjt ..." , ne më herët kemi theksuar shpjegimin e kësaj e sa i përket fjalës "tek Ai" nuk është për synim me këtë të jepet shenjë në vendin por në atë se çdo gjë ndodh me vullnetin e Tij siç është kjo në ajetin: "... dhe çdo gjë kthehet tek Ai. Lutju Atij dhe mbështetu tek Ai!", (Hud, 123), dhe domethënia se fundi i tyre është vendi i Madhështisë së Allahut dhe begative të Tij sikur në fjalët e Tij: "... Unë po shkoj te Zoti im ...". (Es-Saffat, 99), me këtë udhëzohet se shtëpia e sevapit është "shtëpia më e lartësuar ...". (Mefatih'ul-gajb, Fahruddin Er-Razi, 30/113, Dar'ut-tevfikijjeh, Kairo).

El-Kurtubiu thotë: "Nga Allahu dhu'l-mearixh" respektivisht pronarit të lartmadhërisë dhe shkallëve të ndryshme të begative dhe ni'meteve - këtë e kanë thënë Ibn Abbasi dhe Katade.

Pra, mearixh janë shkallët e begatisë së Tij ndaj krijesave. Kurse është thënë edhe: "Muxhahidi madhështor dhe i lartësuar ka thënë: "Këto janë shkallët e qiejve" dhe është thënë: mearixhi i melekëve sepse melekët ngriten në qiell dhe se Ai veten e ka përshkruar kështu (d.m.th. Me atë i cili i ngrit) dhe është thënë edhe: mearixh, d.m.th. dhomave respektivisht: Ai është pronar i dhomave në xhenet të cilat i ka përgatitur për evlijatë e tij "... engjëjt ngjiten", d.m.th. ngjiten në shkallët të cilat ua ka dhënë Allahu.

"Drejt Tij", d.m.th. drejt vendit i cili është i tyre e ato janë qiejt për arsye se ky vend është vendi i mirësisë dhe bujarisë së Tij. Kurse është thënë: Këto janë fjalët sikur të Ibrahimit: "Unë po shkoj te Zoti im ...", (Es-Saffat, 99) d.m.th., në vendin në të cilin më ka urdhëruar Krijuesi im. Është thënë edhe: "te ai" - te Arshi i Tij, (El-Xhami'u li Ahkam'il-Kur'an, Kutrtubiu).

Bejdaviu thotë: "Është thënë: Ngjiten (hipin) tek Ai engjëjt dhe Shpirti (Xhebraili) në një ditë që zgjatë sa pesëdhjetë mijë vjet", (Envar'ut-tenzil ve esrar'ut-te'vil, El-Bejdavi).

El-Mehalli dhe Es-Sujutiu thotë: "Ngjiten në vendin e dhënies së urdhrave të tij". En-Nesefiu thotë: "Drejt Arshit të Tij dhe vendit të dhënies së urdhrave të tij", (Medarik'ut-tenzil ve hakaik'ut-te'vil, En-Nesefi).

Ebu Suudi thotë: "Drejt Tij" - drejt Arshit të tij dhe vendit ku i jep urdhrat e tij dhe është thënë se këto janë sikur fjalët e Ibrahimit: "Unë shkoj te Krijuesi im, d.m.th. Atje ku më ka urdhëruar Ai", (Irshad'ul-akl'is-selimi ila mezaj'al-kitab'il-kerimi, Ebu Su'ud).

El-Alusi thotë: "Është thënë: "Drejt Arshit të Tij dhe aty ku është vendi i dhënies së urdhrave të tij", kurse kanë thënë edhe: "Kjo është sikur fjalët e Ibrahimit: Unë po shkoj te Zoti im". Respektivisht atje ku më ka urdhëruar Ai. Por thuhet edhe: Në vendin e mirësisë dhe bujarisë së tij: "Kurse kanë thënë edhe deri te vendi në të cilat udhëzojnë ajetet kurse të cilat janë komentuar si vend të melekëve në qiej". Shumica e selefinjve këtë ajet e numërojnë në ajete muteshabihat dhe janë të bindur se Ai është i pastër nga vendi, trupi dhe gjerat që nuk i përkasin atij", (Ruh'ul-Me'ani, Alusi).

Siç e shohim, në këtë ajet nuk ka asgjë që do të udhëzonte në atë se Allahu gjendet në ndonjë vend lart. Nëse Ai do të ishte në atë vend lart i cili është larg nesh pesëdhjetë mijë vjet, d.m.th. nëse këtë ajet do ta komentonim fjalëpërfjalshëm atëherë përse nuk i komentojmë fjalëpërfjalshëm edhe ajetet "... Ai është me ju (u sheh) kudo që gjendeni, dhe çkado që punoni ...", (El-Hadid, 4), dhe ajetin: "Kur besimtarët e Mi të pyesin për Mua, (thuaju): Unë jam afër ...", (El-Bekare, 186). Ç'është ajo që i shtyn në komentimin e fjalëpërfjalshëm të disa ajeteve kurse në komentimin figurativ të ajeteve të tjera? Ç'është kjo, në të vërtetë, që i shtynë në komentimin e fjalëpërfjalshëm të pjesës së parë të ajetit kurse në komentimin figurativ të pjesës së dytë të ajetit siç është rasti me ajetin 4 të sures El-Hadid?

Allahu xh.sh. na ruajt prej fitnes.



Përktheu: N. IBRAHIMI
Burimi: http://www.facebook.com/photo.php?fbid=151488844896107&set=a.136602656384726.24518.100001049780301&ref=notif¬if_t=photo_comment#!/notes/haris-dapo/tumacenje-ajeta-ka-njemu-se-dizu-meleki/138405246208882

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...