Këshillë vëllezërve tanë dijetarë të Nexhdit



Parathënia e shkruar prej Shefit te katedrës se studimeve Islame pranë Universitetit të Damaskut Dr. Prof. Ramadan El-Buti


Në emër të Allahut Mëshiruesit, Mëshirbërsit

Falënderimi i takon Allahut, që përmes dhuntisë së Tij bën të realizohen veprat e mira. Lutjet dhe përshëndetjet qofshin për të dashurin tonë Muhammedin a.s., familjes dhe të gjithë shokëve të tij.

Pa dyshim, vëllai ynë Jusuf Er-Rifai, konsiderohet njëri prej të ndershëmve, dhe dijetar prej më të shquarve të Kuvajtit. Vepra e tij karakterizohet prej një pune të sukseshme që unifikon aktivitetin shkencor me thirrjen islame ne përpjekjen për të mirën njerëzore e shoqërore. Duke u nisur nga vepra e vëllait tonë mundemi guximisht ta konsiderojmë urdhërues për të mirë dhe ndalues nga e keqja, sipas mundësive dhe rrethanave.

I mbështetur në dashurinë ndaj Allahut dhe mëshirës ndaj robërve të Tij me diturinë përkatëse, e pa marrë parasysh grupacionet e muslimanëve dhe kategoritë e tyre, ai kërkon bashkimin me ndihmën e urës së këshillave. Ai kërkon dashuri vëllazërore, duke qenë i udhëzuar me fjalen e Allahut xh.sh.: "Dhe bëni pajtim në mes vëllezërve tuaj ..." dhe përkujtimin e hadithit të Pejgamberit a.s. i cili thotë: "Feja është këshillë ...". Këto janë shenja të robërve besnikë, të sinqertëve ndaj Allahut xh.sh., ata të cilët përpiqen të drejtohen përmes urdhërave të Tij ... I peshojmë dhe i paraqesim kështu duke u bazuar në punën e tyre dhe nuk betohemi për këtë në Allahun xh.sh..

Shtysë për leximin e këtij libri u bë vet esenca, e mbushur me ndjenja respekti, që s'janë përveçse rezultat i qëllimit të pastër dhe nxitës për bashkëpunim në rrugën për të fituar kënaqësinë e Allahut xh.sh.: "Këshillë për vëllezërit tanë dijetarë të Nexhdit". Nëse do të gjykoja këtë libër duke u nisur prej titullit, sigurisht që do të konsideroja leximin e tij humbje kohe, e kjo e fundit pa dyshim është e paket dhe e shtrenjtë. Por edhe ta flakja këtë libër padyshim do ti shkoja përkundër qëllimit tim. Gjithsesi pasi fillova leximin e këtij shkrimi, u gjenda i rrethuar nga një atmosfere që i përshtatet më së miri titullit të këtij libri. Aty ekuilibrohet përkujtimi i kënaqshëm dhe këshilla vëllazërore duke spikatur kështu sinqeritet ndaj fesë së Allahut dhe dashurisë përkundrejt këtyre vëllezërve për të mos humbur nga rruga e mirëfilltë islame.

I analizova këshillat e vëllait Jusuf Er-Rifait, drejtuar këtyre vëllezërve, nga e para deri te e fundit dhe duke i baraspeshuar me argumentet që burojnë prej sheriatit, sipas mundësive që më lejon dija ime, duke konsideruar të drejta dhe me vend të gjitha këshillat dhe sinjalizimet e tij. Ai flet në emër të gjithë dijetarëve muslimanë, kudo që gjinden, të cilët punojnë me udhëzimin e Kuranit dhe Synetit dhe ecin në rrugën e të parve të ndershëm.

Nuk di ... te jetë indinjuar bota islame për një nga çështjet apo kohët, ashtu si është indinjuar nga ajo që ofrojnë vëllezërit tanë përgjegjës të mbretërisë dhe dijetarëve bashkëkohor duke zhveshur Mekken, e Medinën dhe atë që gjendet rreth saj nga të gjitha gjurmët e lidhura me jetën e Muhammedit a.s., gjë e cila është në kundërshtim të plotë me legjislacionin islam dhe rrugën në të cilën ishin të parët e ndershëm, si p.sh. ndalimi i vizitës së bekijit dhe varrosja në atë vend, akuza për mosbesim (kufr) shumicës të ummetit duke u argumentuar se ata janë Eshari apo Maturidi!! A mos ishte imam Eshariu gjë tjetër përveçse përkrahës i selefëve, gjë e cila u vërtetua me ixhmain e këtij ummeti?

Kjo indinjatë u shtua edhe më tepër, duke arritur kulminacionin e saj, kur vërejmë se si trumbetojnë urrejtje flagrante me indiferencën e pashpirt që karakterizon një kriminel ordiner. Nderkohe duke respektuar natyrshmërinë parësore të fesë islame, ndaj së cilës nuk ka mendime të kundërta rreth dispozitave ligjore rrjedhon si obligim minimal proklamimi i veprës së tyre përkundrejt opinionit të mbarë botës islame. Të qartësojnë argumentin i cili shpjegon domosdoshmërinë e shkatërrimit në vazhdimësi të gjurmëve pejgamberike pa marrë parasysh se çfarë, dhe ku gjinden. Pas gjithë kësaj te lajmëronin mbi vendosmërinë e tyre në ndërmarrjen e këtij hapi ashtu si kërkon ligji i sheriatit të cilin e mbështesin me argumentet e tij.

Isha, dhe vazhdoj të jem i befasuar ashtu si që janë me miliona muslimanë të cilët u tronditën, mbi çka po ndodh në Mekke dhe Medine para syve të muslimanëve të lindjeve dhe perëndimeve të kësaj toke, duke mos i përfillur ndjenjat, dituritë dhe bindjet e tyre dhe duke mos paraqitur asnjë keqardhje para aventurave të tyre të çuditshme, me ndonjë argument shkencor me të cilin mbështesin mendimin e tyre apo ixhtihad fetar, me të cilin anojnë nga ai mendim.

Bile, nën ndikimin e kësaj habie, u mundova ta akuzoj veten për injorancë dhe të supozoj se njohuritë e sheriatit që i posedoja ishin të pavërteta, apo ndonjë dispozitë, për të cilën më mungonte njohuria. Këtë e bëra si respekt ndaj ruajtjes së obligimit, për te pasur mendim të mirë për vëllezërit muslimanë e veçanërisht ndaj dijetarëve, sipas mundësive. Kështu që fillova ta shfletoj historinë e gjeneratës se ndershme dhe qëndrimet e tyre duke filluar nga koha e sahabëve e më tutje. Por përsëri mu bë e qartë se qëndrimi i tyre ndaj gjurmëve ishin po ato që kishin të bënin me personalitetin e Muhammedit a.s., si argument e shenjë që vërteton mesazhin dhe pejgamberinë e tij a.s.. Nuk gjeta asgjë tjetër përveçse njëzëshmëri të dijetarëve, duke filluar nga koha e Pejgamberit a.s., mbi legjimitetin (vlefshmërinë) e bekimit(fitimit të bereqetit) të gjurmëve të tij a.s..

Madje se si sahabët tentojnë dhe si konkurrojnë për të arritur deri tek ajo.

Nuk ka dyshim se dijetarët e Nexhdit në përgjithësi, e dinë atë që e dimë edhe ne. E dinë paraqitjen e haditheve të vërteta, të palëkundura të cilat i gjejmë në dy sahihet e Buhariut dhe Muslimit dhe librat e tjera të cilat përmbledhin aty bekimin e sahabëve me djersën e Pejgamberit a.s., flokët, abdesin, jargën, gotën në të cilën pinte ujë, vendin në të cilin ishte falur, ishte ulur apo kishte pushuar.

Nuk dyshojmë në atë që ata e dinë ashtu si e dimë edhe ne, se tri periudhat, përmes ixhmasë (unanimitetit, dakordimit) të dijetarëve, kaluan si dëshmitare mbi bekimin e atyre selefëve me anën e gjurmëve që ua përkujtonin Muhammedin a.s., duke filluar nga shtëpia e lindjes, vendbanimi i Hatixhes r.a., shtëpisë së Ebi Ejub El-Ansariut që e priti dhe qëndroi aty, gjatë ditëve të para të shpërnguljes të tij a.s. në Medine dhe shumë e shumë gjurmë të tjera si, p.sh.: (Biir erjes, biir dhi tuva, daru elerkam...)e më pastaj të gjitha gjeneratat që erdhën dhe kaluan nëpër ato vende ishin ndër ruajtësit më të mirë të atyre gjurmëve dhe dëshmitarë besnikë ndaj ixhmait.

Më pastaj, bota isalme befasohet me këtë bidat (risi) përmes te cilit, vëllezërit tanë dijetarë të Nexhdit, e copëtojnë ixhmain e muslimanëve selefë dhe atyre që erdhën pas tyre duke vazhduar deri në ditët e sotme. Shtëpia e lindjes së Pejgamberit a.s. prishet dhe shëndrrohet në një treg të kafshëve, shtëpia e mikpritjes së Muhammedit a.s. në Medine shëndrrohet në banjë!

Kalojnë duart e fshirjes dhe shkatërrimit nëpër të gjitha gjurmët të cilat i morën përsipër gjeneratat muslimane në përgjithësi, duke i ruajtur dhe kujdesur për to.

E ndërkohë, dijetarët e Nexhdit e shohin reagimin e botës islame dhe plagosjen e ndjenjave të tyre për shkak të kësaj risie që përçmon ixhmain e muslimanëve dhe i çvlerson ndjenjat e tyre të besimit, dhe nuk paraqiten para tyre me ndonjë argument që mund të justifikojë punën dhe të sqarojë mendimin e tyre. Nëse mendojnë se kanë të drejtë dhe se dijetarët e botës islame në përgjithësi janë injorantë dhe gabimtarë, atëherë le të bëjnë të ditur arsyet e tyre, me qëllim që të kthehemi edhe ne rreth të vërtetës me të cilën u dalluan dijetarët e Nexhdit.

Keshtu ata do të merrnin shpërblimin e udhëzimit dhe ofrimit për në rrugën drejtë rrugës së vërtetë nga e cila paskëshin humbur muslimanët gjatë gjithë gjeneratave të kaluara.

Tashmë nuk po humbas rastin të rrëfej tregimin e mëposhtëm i cili filloi por nuk u përfundua!

Unë dhe shoku im më bujar Dr. Abdullah ibn Abdulmuhsin El-Turki, me rastin e një seminari i cili u mbajt në një nga vendet arabe, u ankuam për gjendjen tragjike jo vetëm në tokat arabe, madje do të thosha tragjikomike kur sheh se si shkon të lindi një islam i ri në tokat e Nexhdit, një islam të cilin gjenerata e ndershme nuk e njihte. Kjo gjendje u bë shkak i pamjeve më të këqija të luftës dhe përçarjes ndërmjet botës islame, madje edhe në të gjitha qendrat islame në Evropë dhe Amerikë.

Dr. Abdullahu më tha: me të vërtetë është gjendje për keqardhje. Por cila është zgjidhja?

Thash: zgjidhja është që të debatojmë me ata vëllezër dhe t'i tërheqim anët e studimit sipas ekuilibrit shkencor e nëse arrihet sinqeriteti dhe pastrohen qëllimet nga dyshimet atëherë dituria udhëzon për në rrugën e vërtetë dhe e vërteta thërret për dakordim.

U dakorduam të zhvillojmë një mbledhje shkencore në mbretërinë saudite që do të përfshinte 10 dijetarë nga dijetarët e mbretërisë të cilët posedojnë dituri të madhe, sinqeritet dhe përkushtim për fenë e Allahut dhe 10 nga pjesa tjetër e botës islame të cilët karakterizohen me të njëjtat cilësi. Do të analizonin këto çështje të cilat sipas diturisë sonë dhe njohurive që kemi, nuk përbënin objekt komentimi në kohën e ndritur të gjeneratave të ndershme. Do të silleshin kështu për diskutim argumentet rreth këtyre çështjeve sipas metodave shkencore unanime në mesin e dijetarëve. Pas gjithë kësaj, shpresohej që të paraqitej e vërteta dhe të largohej mjegulla e dyshimtë që konsiderohet si shkak rrënjësorë e mungesës së dialogut. Patjetër ky këndvështrim i problemit do të mundësonte rrugëzgjidhje të shumta.

U ndamë të mbështetur në këtë vendim. E mora përsipër të paraqes emrat e 10 dijetarëve nga vendet të ndryshme arabe kryesisht nga Siria, ai mori përsipër që të paraqesin emrat e 10 të tjerëve nga mbretëria dhe në fund të përcaktohet vendtakimi.

E realizova atë që e mora përsipër dhe dërgova emrat e dijetarëve prej të cilëve vëreja dituri të gjerë, sinqeritet e përkushtim në fenë e Allahut.

Prita të më dorëzohen emrat e premtuar prej tij ashtu që të mund të përcaktohet vendtakimi i shumëpritur. Dhe ja kaluan sot me vite që kur u dakorduam, dhe unë ende pres.

Jam i mirinformuar se shoku im besnikërisht nuk e kurseu mundin e tij në zgjedhjen e dijetarëve prej mbretërisë se saudit. Por vullneti i mirë prej tij u shpërblye me indiferencën karakteristike që shfaqin e në veçanti kur është rasti për debate të këtij lloji. Duke mos më zhgënjyer ata plotësuan imazhin e pandryshuar të ngjyrosur prej fshehtësisë vetanake e te emocionuar veprojnë të konkretizojnë idetë e tyre personale.

Pyetja e cila duhet patjetër ta parashtrojmë është: Kështu qenka sinqeriteti për hirë të Allahut në instituimin e mirëqenies dhe largimit prej të urrejturës?

Si mund të aspirojmë mirëqenie nëse ne vëllezërit muslimanë nuk ftojmë njëri tjetrin në bashkëpunim për ta njohur atë dhe për t'ia dhënë definicionin e sakte?

Si do të jetë e urrejtura e urrejtur në punën tonë nëse nuk ftojmë njëri tjetrin në bashkëpunim për ta njohur të urrejturën dhe pastaj të bashkëpunojmë në refuzimin e saja?

Si arsyetohet ky egoizëm i pa precedent prej vëllezërve hoxhallarë të Nexhdit. Si e justifikojnë trimërinë e shthurur mbi marrjen e këtyre vendimeve te çuditshme e të pa justifikuara me asnjëlloj ligji të fesë së Allahut, e që me të drejte vëllai ynë Jusuf Rifai në librin e tij debatues i numëroi 58 pika.

Nënvizoj!

Si mund të konsiderohet puna e tyre e pranuar duke patyr parasysh izolimin e tyre ne mënyre fanatike, prej të gjithë dijetarëve muslimanë dhe donkishotizmin në risitë (bidatet) e tyre duke mos u këshilluar apo bashkëpunuar me askënd, ndekohe që është e pa dyshimte se islami ishte, e vazhdon te qëndroje i ngritur në lidhje dhe bashkëpunim të ndërsjellët në të gjitha çështjet dhe segmentet?

Megjithatë, unë vazhdoj të qëndroj optimist në ekzistimin e ndonjë rruge për të arritur tek qëllimi.

Ndërkohe e falënderoj vëllain tim Jusuf Rifain mbi librin e tij, të rëndësishëm në esencë dhe debutues, në të njëjtën kohë shpresoj që ky libër të dëgjohet prej vëllezërve tanë të ndershëm të cilëve ju adresohet ky shkrim. Njëkohësisht shpresoj që të ndezë në zemrat e tyre zjarrin e sinqeritetit përkundrejt Allahut, zilinë për ruajtjen ndaj gjërave të shenjta të Tija, e butësinë për lidhjet farefisnore në kornizën e farefisnisë islame.

Poashtu shpresoj që ky shkrim t'jua përkujtojë se islami nuk kompletohet në shpirtin e njeriut, përveçse kur mendja hyn në besim dhe i përgatit zemrës dashuri dhe madhështi.

O ju dijetarë të Nexhdit, përse nuk ndjeni në zemrat tuaja dashurinë ndaj vendit të Allahut dhe të Dërguarit të Tij? Përse nuk e kultivoni këtë dashuri, kur vëreni se është e pakët? Për Allahun kjo dashuri, do t'ju shtynte në ruajtjen e gjurmëve pejgamberike dhe shokëve të tij, në vend, të shkatërrimit dhe fshirjes së tyre. Do të pasonit realisht rrugën e gjeneratës së ndritshme Allahu qoftë i kënaqur me ta. Me këtë mënyrë ndoshta nuk do ta përsërisni të ashtuquajturën këshillë e për të cilën mendoni se është këshillë, qe në të vërtetë është fjalë e kotë, e konsideroni çështje të lehtë e ndërkohë te Allahu është e madhe kjo fjala juaj ndaj haxhijve në shumë raste: keni kujdes e mos teproni në dashurinë ndaj të dërguarit të Allahut!

Po të përkujtonit atë që thoshte i dërguari i Allahut: "Mos e teproni në dashurinë time ashtu si bën krishterët në birin e Merjemit", atëherë po! Kjo do të ishte fjalë e pranuar dhe këshillë shumë me vlerë.

Por dashuria, kur është lidhje e zemrës me të dashurin atëherë kur ndien qetësi afër tij, e ndien mallë kur largohet prej tij nuk është teprim, e sidomos në këtë rast ku i dashuri është Muhammedi a.s., si mundet kjo të jetë përveçse adresë për t'u afruar më tepër tek Allahu xh.sh., ndërkohë e dimë se dashuria ndaj Allahut është ndër çështjet e domosdoshme të njësimit të Tij xh.sh.. Pa marre parasysh se sa e ka rritur dashurinë njeriu ndaj të dashurit të tij Muhammedit a.s., në asnjë mënyrë kjo dashuri nuk mund të arrihet në shkallën që Muhammedi a.s., në transmetimin e Buhariut dhe Muslimit e përshkroi dhe tha: "Askush nga ju nuk beson përderisa nuk jam tek ai më i dashur se pasuria, fëmja e tij dhe mbarë njerëzit". E në transmetimin e Buhariut: "dhe vetja e tij".

E nëse lulëzon zemra juaj me këtë dashuri, do ta dini se kjo dashuri pamarrë parasysh se sa shtohet, do të mbetet e mangut në atë që meriton Pejgamberi a.s.. Nëse vërtet ju do të përpiqeshit, ftohtësinë në shpirtrat tuaj do ta zëvendësonte freskia e pamjeve të gjurmëve profetike, nëse ka mbet diçka nga këto gjurmë.

E lus Allahun xh.sh. me nënshtrim të plotë të na mbledhë së bashku me vëllezërit tanë dijetarët e Nexhdit në të vërtetën, të cilën e solli Libri i Allahut dhe e përforcoi historia e të dërguarit të Tij dhe rruga të cilën përshkoi gjithë gjenerata e ndershme. Gjithashtu lusim Allahun xh.sh. që të na bashkojë, pas besimit racional (logjik) mbi të vërtetat islame, në një lule e cila nuk vyshket si rrjedhojë e dashurisë së Allahut dhe të dërguarit të Tij, selamet më të mëdha qofshin mbi të.



Autor: Dr. Muhammad Said Ramadan El-Buti




Këshillë vëllezërve tanë dijetarë të Nexhdit

BISMILAHI RRAHMANI RRAHIM

Thuaj: "Kush ju furnizon nga qiejt e nga toka"?
Thuaj: "Allahu. E atëherë, ose ne ose ju jemi në rrugë të drejtë, apo në një humbje të dukshme"!
Thuaj: "Ju nuk jeni përgjegjësë për gabimet tona, e as ne nuk përgjigjemi për atë që veproni ju"!
Thuaj: "Zoti ynë na tubon neve dhe juve, e pastaj me drejtësi gjykon mes nesh, se Ai është gjykatës i drejtë, i dijshëm", (Kaptina Esseb'e 24, 25, 26.)
"Allahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim", (Kaptina Annahël 90.)
"O populli im, sot pushteti është juaji në vend, po kush do të na mbrojë prej dënimit të Allahut nëse ai na përfshinë?", (Kaptina Gafir 20).

Në emër të Allahut Mëshiruesit Mëshirbërësit

Falënderimi i takon Allahut xh.sh., paqja dhe begatia qofshin mbi të dërguarin e Allahut xh.sh., familjes, shokëve të ndershëm dhe pasuesve të tij.

Duke marre si pikënisje mësimin e Pejgamberit a.s.: "Feja është këshillë", u pyet: "për kë"? Tha: "Për Allahun, librin e Tij, të dërguarin e Tij, imamët e muslimanëve dhe mbarë muslimanëve". Pas botimit të librit tim: (El-red el-muhkem el-munij) dhe daljes në dritë të një rradhe të gjatë botimesh të dijetarëve, prita me shpresë se do të përmirësohet ose do të ndryshojë diçka nga sjelljet dhe metodat tuaja, por, asnjë nga këto shpresa nuk u realizua. E, Allahu xh.sh. në kaptinën El-Asër thotë: "Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurtë. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri tjetrin t'i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri tjetrin të jenë të durueshëm".

Mbas një istihare që bëra, vendosa që t'ju drejtohem me anën e kësaj broshure duke shpresuar që te jetë e pranueshme dhe duke e lutur Allahun xh.sh. që t'na e mundësojë neve dhe juve që ta shohim të vërtetën të vërtetë e të na mundësojë ndjekjen e saj. E ta shohim të kotën të kotë dhe të na e mundësojë largimin nga ajo dhe mos ta bëj atë të dyshimtë dhe t'i ndjekim pasionet. Allahu është udhëzuesi për në të vërtetën. Ska dyshim, se suksesi arrihet me ndihmën e Allahut xh.sh..

1. Muslimanët monoteistë të cilët falen me ju, agjërojnë, japin zekatin, e vizitojnë qaben duke përsëritur: "lebejkallahume lebejk, lebejke la sherijke leke lebejk, in elhamda ve niemete vel mulku la sherijke leke", me ligj sheriati, është e ndaluar që të akuzohen për politeizëm (kufër). Atëherë me ç'të drejtë janë mbushur librat dhe publikimet tuaja me të tilla akuza kobndjellëse? Po ashtu me ç'të drejtë akuzon me zë inkuizitoresh ligjëruesi i juaj ditën e haxhit të madh nga xhamia El-Hajfit në Muna mëngjesin e festës së haxhinjëve e mbare muslimanëve? Pa harruar të përmendim edhe kopjen e këtij ligjëruesi, në mesxhidul haram në ditën e festës së fitrit ku frikëson me këto sulme dhe shpifje banorët e Mekkes dhe ata që shkojnë për Umre. Përfundoni nga këto punë Allahu ju udhëzoftë. Frikësimi i muslimanit është gjë e ndaluar e sidomos ndaj banorëve të dy qyteteve të ndershme. Nëse çfar këshilloj nuk ju bind mund t'ju referoheni lehtësisht teksteve të vërteta të literatures fetare.

2. I shpallët pabesimtarë Sufitë pastaj Eshairët, kërkuat me këmbëngulje e fanatizëm të pa justifikueshem të refuzohet imitimi dhe pasimi i katër imamëve (Ebu Hanife, Maliki, Shafiu, Ahmed ibn Hanbeli) kur siç dihet shumica e muslimanëve ishin dhe vazhdojnë të jenë pasues të tyre. Apo ndoshta harruat se zyrtarisht pushteti juaj të cilin e përfaqëson mbreti konstituohet brenda kornizës ligjore të katër shkollave juridike (pra 4 methhebeve). Për Allahun jepuni fund donkishotizmave, e Zoti është që ju udhëzon. Ai që mohon fenë, pasi që besoi, konsiderohet murted (tradhtar), pra lejohet t'i derdhet gjaku. Përkujtoni hadithin e Pejgamberit tuaj të zgjedhur a.s.: "Mos bëni kufër pas meje, e të qëlloni mbi qafat e njëri tjetrit".

3. Pasi përfunduat, çfarë më sipër përmendëm, tërhoqët me vete njerëz të paguar që filluan të akuzojnë grupet dhe organizatat islame. Ndërkohë shumica e të akuzuarve janë prej njerëzve që punojnë e aktivizohen për të lartësuar fjalën e Allahut, urdhërojnë për të mirë dhe ndalojnë nga e keqja si p.sh.: xhemati teblijg, vëllezërit muslimanë, grupet e Dejubendive të cilët paraqesin dijetarët më të njohur ne indi, Pakistan dhe Bangladesh, grupet Berlevive të cilët po ashtu paraqesin përgjithësisht shumicën e muslimanëve në këto vende. Duke propaganduar këto akuza përmes librave, kasetave dhe të ngjashmeve me këto. Gjithashtu i përkthyet këto libra në gjuhë të ndryshme, i shpërndatë përmes rrugëve të ndryshme dhe falas. Shembull dhe provë konkrete është botimi i librit nëpërmjet të cilit shpallni pabesimtarë banorët e Ebu Dhabit, Dubait dhe ibadive (të cilët si për të ironizuar gjithë këtë farsë, aderojnë me ju në asamblenë për kooperim.) Sa i përket sulmeve tuaj mbi dijetarët e Ez'herit të ndershëm dhe drejtuesve te tyre, kjo tashmë është kthyer në një rutinë poashtu qesharake.

4. Përsërisni pjesën e hadithit të ndershëm: "çdo risi është humbje" me qëllime meskine për të refuzuar mendimet e të tjerëve e në të njëjtën kohë i përkrahni disa vepra që janë në kundërshtim me synetin profetik, nga ana tjetër mbyllni njërin sy në çështje të cilat katërçipërisht konsiderohen risi. Le t'i përmendim disa prej tyre në vijim.

5. E mbyllni xhaminë e Pejgamberit a.s. menjëherë pas namazit të jacisë, e kjo xhami nuk është mbyllur para jush në jetën e muslimanëve, dhe ndaloni njerëzit nga itikafi dhe namazi tehexhud në të duke e harruar fjalën e Allahut xh.sh.: "E kush mundet të jetë më mizor se ai që në xhamitë e Allahut pengon të përmendet emri i Tij (të bëhet ibadet) dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre. Atyre ndryshe nuk u takoi të hyjnë vetë në to, vetëm dukeqenë respektues (të tyre e jo rrënues). Ata në këtë jetë kanë nënçmim e në botën tjetër dënim të madh", (El-Bakare 114).

6. Muedhinët e hixhazit i detyroni ta thërrasin ezanin me metodë të posaçme sipas mënyrës tuaj në Nexhd dhe me kohë të përcaktuar. Kërkoni nga ata që të mos e zgjasin zërin dhe të mos e zbukurojnë për ti thirrur muslimanët në këtë ceremoni madhështore (namaz).

7. Ndaloni mësimin dhe këshillat në dy vendet e shenjta (Mekke dhe Medine) edhe sikur te jetë ky mësues nga dijetarët e mëdhenj të muslimanëve, nga dijetarët e hixhazit apo el-ehsait nën justifikimin se ai nuk i përket medhhebit tuaj. Ai që do të kërkonte këtë privilegj duhet të ketë leje me shkrim dhe të vulosur dhe përveç jush askush nuk guxon të ofrohet aty edhe sikur të jetë ai shejhu i Ez'herit. Frikësohuni nga Allahu dhe mos u bëni ekstremistë në medhhebin tuaj, nuk është gjynah të përmirësoni mendimin mbi vëllezërit tuaj dijetarë muslimanë.

8. Ndaloni varrosjen e muslimanëve që vdesin jashtë Medines dhe Mekkes edhe pse janë nga këto vende të begatuara, të cilat i don Allahu dhe i dërguari i Tij. Ju humbni të drejtën muslimanëve që të marrin shpërblimet e varrosjes në ato vende të ndershme e të begatuara. Transmetohet nga Abdullah ibn Adiju Zuhri r.a. se ka thënë: "E kam parë të Dërguarin e Allahut a.s. në devenë e tij që qëndronte para një kodre duke thënë: Pasha Allahun ti je më e mira tokë e Allahut dhe më e dashura tokë te Allahu, po të mos isha nxjerrur nga ti nuk do të dilja nga ajo". Transmetohet nga ibn Omeri r.a. se ka thënë: "i Dërguari i Allahut ka thënë: Kush mundet që të vdes në Medine le të vdes aty, unë do të bëj shefa'a për atë që vdes aty".

9. Ndaloni gratë për të arritur afër ballores së ndershme para varrit të Pejgamberit a.s. që t'i japin selam, a.s. ashtu sikur burrat, e po të kishit mundësi do të ndalonit gratë që janë me burrat e tyre të bëjnë tavaf në Ka'abe, në kundërshtim të plotë me rrugën e të parëve të ndershëm dhe rrugën e muslimanëve. I ofendoni gratë besimtare, të martuara, e të devotshme. I qortoni ato, e pengoni në mënyra të shumta të mos shohin xhaminë dhe imamin. Ju hidhni vështrime plot dyshim. Kjo pra është një risi e tmerrshme sepse është diçka që kurrë s'ka ndodhur në kohën e profetit a.s., dhe as në kohën e gjeneratës së ndershme. Në kohën e profetit a.s. pas imamit faleshin burrat, fëmijët pastaj gratë. Faleshin së bashku dhe pa vendosur pengesa pas Muhammedit a.s..

10. Morët punëtorë të vrenjtur në fytyra, të paguar, dhe injorantë qëndrojnë para ballinës së varrit të Pejgamberit a.s., me shpinën të kthyer profetit a.s. i presin vizitorët me fytyra të vrenjtura, mbikëqyrin mbi ta me shikim që akuzon për idhujtari dhe risi të cilët gati-gati nuk të sulmojnë. E qortojnë rëndë njërin, e akuzojnë tjetrin, godasin duart e të tretit, bërtasin me zë qortues duke e harruar dhe injoruar fjalën e Allahut xh.sh.: "O ju që keni besuar, mos e ngritni zërin tuaj mbi zërin e Pejgamberit dhe mos iu ndërseni atij si i ndërseheni njëri tjetrit, e të zhduken veprat tuaja duke mos e ditur ju. Ata që ulin zërat e tyre pranë të Dërguarit të Allahut, Allahu zemrat e tyre i ka përshtatur për devotshmëri, ata kanë falje mëkatesh dhe shpërblim të madh. Ata që të thërrasin përtej mureve, shumica e tyre janë që nuk kuptojnë", (Kaptina El-Huxhurat 2, 3, 4). E tërë kjo pamje bëhet me kryelartësi e në poshtërim të vazhdueshëm kundrejt vizitorëve besimtarë që e duan atë, a.s.. Aty në prezencën e tij dhe para shtratit të ndershëm që shejhu i Hanbelive ibn Akili e konsideroi atë si vendin më të mirë mbi tokë. Kështu e transmeton thënien e tij shejh ibnul Kajimi në librin e tij: "Bedai elfevaid".

11. I ndaloni gratë nga vizita e el-bekij-it (vendit ku janë të varrosur shumica e sahabve) të ndershëm pa poseduar ndonjë argument të prerë, të padiskutuar nga legjislacioni në atë se a është e ndaluar apo jo. Vështirësoni ndaj muslimanëve vizitën e (el-bekij-it) përveçse në termine të caktuara dhe të shkurtëra aq sa disa edhe e humbin rastin e funeralit të të vdekurve për shkak të vizitës së (elbukej esherijf). I ndaluat aksionarët (ata që udhëheqin grupet e vizitoreve) që ti shoqërojnë vizitorët ne medinen e ndritshme, ndërpretë furnizimin e tyre dhe pa ndihmën e tyre njerëzit filluan të bredhin duke mos i ditur varret e familjes së Pejgamberit a.s., nënave të besimtarëve dhe sahabive r.a.. Ky është një krim i rëndë, e tejkalim kufijshë, tirani dhe arrogancë prej te cilës nuk është i kënaqur Allahu xh.sh. dhe i Dërguari i Tij a.s.. Allahu ju udhëzoftë. Jepini fund turpeve të tilla.

12. I shkatërruat shenjat e varrezave të sahabëve, nënave të muslimanëve dhe anëtarëve të shtëpisë së ndershme r.a., i latë ato në një nivel me tokën. I shenjuat ato me gurë të parregulluar që nuk mund ta dallosh varrin e njërit nga tjetri bile u hodh mbi disa prej tyre benzine ... çfarë te them më tepër përveçse La havle ve la kuvete ila bilahil alijil adhijm. Së paku të kishit lejuar të shënjohen me gurë gjë e cila është mubah (punë e lejuar), të kishit lartësuar varrin një pëllëmbë. Me argumente u vërtetua se kjo gjë është mubah. Pejgamberi a.s. vendosi gurin te varri i Othman ibn Med'hun r.a. dhe tha: "Me këtë gur e shënjoj varrin e vëllait tim dhe varrosi me të kush vdes nga familja ime". Harixhetu ibn Zejd tha: "Më kujtohet, kur ishim të rinj në kohën e Othmanit r.a. më i forti ndër ne në kërcim konsiderohej ai që e kërcente varrin e Othman ibn Medhunit dhe e tejkalonte atë".

13. Në këndin e shenjtë pejgamberik, (më herët), themeluat zyrën për hetim, gjykim dhe verifikim e po ashtu tani kjo zyre gjindet afër el-Bekijit. Filluat të gjykoni ata të cilët bëjnë tevessul dhe zgjasin vizitën apo frikësohen, qajnë apo bëjnë dua te Allahu xh.sh. para varrit të ndershëm që përmes tij a.s. te kërkojne afrimin tek Allahu xh.sh.. Ju drejtoni atyre arsenalin e pyetjeve të parapërgatitura, rreth legjitimitetit të vizitës, tevesulit dhe mevludit. Atë që e gjeni në kundërshtim me ç'far pretendoni, e burgosni, i prishni vendqëndrimin dhe e largoni nga vendi edhe pse e dini se këto çështje tek dijetarët janë çështje diskutabile që nuk konsiderohen më tepër se mustehab (punë e pëlqyer) dhe mubah (punë e lejuar), përderisa konsiderohet e tillë edhe prej medhhebit Hambeli. Këto ndërkohë janë prej arsyeve me të spikatura me të cilat argumentoni tekfirin (aktin e te shpallurit dikujt si jo besimtar). Më ka treguar një i burgosur, tek i cili kam besim, se prangat në duart e tija i kishte mbajtur gjatë gjithë kohës së burgut, që zgjati 1 muaj. Pastrohej (merrte abdes) dhe falej me pranga në duar. Sikur kjo të mos mjaftonte, e kishte të ndaluar madje edhe leximin e Kuranit. Friksohuni o vëllezër prej Allahut te Madhërishëm sepse krimi është errësirë ditën e gjykimit. Ai a.s., që është dërguar mëshirë për të gjitha botërat, tha: "Me të vërtetë unë jam mëshirë e dhuruar". E dërgoi Allahu xh.sh. mëshirë për botërat, kurse ju, pikërisht ne xhaminë e tij përkarshi varrit të tij shprehni arrogancë e urrejte, pranë Pejgamberit të ndershëm a.s., në xhaminë e tij. Ai a.s. është që thotë: "Pejgamberët janë të gjallë në varret e tyre" dhe "Allahu ia ndaloi tokës tretjen e trupave te pejgamberëve".

14. E lejuat një bamirës nga banorët e Medines që ta rrëzojë dhe rindërtojë xhaminë e Ebi Bekr Essidikut r.a. në malin e Hendekut në llogarinë e tij private dhe pas rrëzimit të xhamisë e ndaluat lejen për ndërtim. Kjo pse ju e konsideroni vizitën e shtatë xhamive në vend - zhvillimin e luftës së Hendekut risi.

15. Ndaloni njerëzit që të hyjnë dhe të lexojnë librin: "delailul hajrat" të autorit të devotshëm Muhammed Sulejman el-Xhezuli el-Husenij me salavatet mbi Pejgamberin a.s.. Ndërkohë nuk ndaloni të qarkullojnë libra e revista të ndaluara prej ligjit islam, (me titujt e të cilave nuk vlen të citohen në fletët e kësaj broshure)!

16. Spiunoni, ndiqni, mirrni në pyetje dhe ndëshkoni ata që marrin pjesë në festën dhe përkujtimin e lindjes së Pejgamberit a.s., kur kjo nuk konsiderohet e keqe me sheriat, njëkohësish lejoni pa reaguar të mbahen mexhlise të argëtimit, vallëzimit, këngëve dhe shumë këshilloj aktivitetesh të dyshimta për moralin islam. A lejohet me ligj islam gjykimi i diferencuar dhe kontradiktor? A lejohet poshtërimi i besimtarit të dashur, dhe justifikimi i gjynahqarit të pakujdesur?

17. I ndaloni imamët që të bëjnë kunut në namazin e sabahut duke e konsideruar atë risi dhe duke e ditur se kjo konsiderohet legjislative tek dy prej katër imamëve, Shafiu dhe Maliki r.a.. Përse obligoni duke dhunuar të drejtat e duke vështirësuar ibadetin (adhurimin) e muslimanëve që nuk janë dakort me mendimin (medhhebin) tuaj? Frikësohuni prej te Gjithëdijshmit, Allahut xh.sh.!

18. Nuk lejoni përcaktimin e imamit në dy qytetet e ndershme nëse nuk është prej jush (nga Nexhdi), disa provoni haptas çdo dijetar me origjinë nga Hixhazi, Elehsai apo nga vende të tjera arabe. Kjo quhet drejtësi? Apo mos ndoshta është çështje legjislative e patjetërsueshme? Frikësohuni nga Allahu xh.sh. dhe bëni drejtësi sepse Allahu i do të drejtit.

19. I përdorët përkrahësit tuaj ne përpjekje për shkatërrimin e gjurmëve të Pejgamberit a.s. dhe sahabëve të ndershëm veçanërisht në Medine, dhe në dy qytetet e ndershme në përgjithësi. Të etur në veprën tuaj rrezikuat të shkatërroni gjithçka përveç xhamisë së Pejgamberit a.s.. Mos ndoshta turpëroheni me to? Kur popujt krenohen me ruajtjen e gjurmëve dhe historisë së tyre. E ato jane përkujtim, mësim, dhe argument i të shkuarës. Justifikoheni se çdo monument që vizitohet dhe vëzhgohet është shirk, Por jo! Allahu na urdhëroi që të ecim në tokë dhe t'i shohim gjurmët dhe monumentet e jobesimtarëve me qëllim që të marrim mësim nga ato si p.sh. Adin dhe Themudin që gjinden në Dijarusalih elala afër Medines e cila edhe sot është vend shumë i vizituar nga turistët. Allahu xh.sh. thotë: "Përpara jush kanë kaluar popujt ndaj të cilëve janë zbatuar ligjet, ndaj, udhëtoni nëpër tokë dhe shiqoni si qe përfundimi i atyre që përgënjeshtruan", (Kaptina Ali imran 137), dhe "A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shohin se si ishte përfundimi atyre që patën qenë para tyre? Ata ishin edhe më të fuqishëm se këta e edhe lanë më shumë gjurmë në tokë, po Allahu i dënoi për shkak të mëkateve të tyre dhe nuk dhe nuk patën ndonjë që t'i mbrojë prej prej dënimit të Allahut. E ai (dënimi ishte) për arsye se ata i mohuan argumentet e qarta, të cilat ua sillnin të dërguarit e tyre, andaj Allahu i shkatërroi. Ai vërtetë është i fuqishëm, ndëshkues i ashpër", (Kaptina Gafir 21, 22), dhe "A nuk jeni të njohur me lajmin(ndodhinë) e atyre që ishin para jush, si populli i Nuhut, i Adit, i Themudit e edhe i atyre që erdhën pas tyre, që nuk di kush për ta pos Allahut. Atyre u patën ardhur të dërguarit e vet me argumente, ata i vinin duart e tyre (në shenjë talljeje) në gojat e veta dhe thonin: Ne e mohojmë atë me çka jeni të dërguar dhe ne dyshojmë shumë në atë që ju na thërrisni", (Kaptina ibrahijm 9). Përse i ndaloni muslimanët që t'i shohin shenjat e gjurmëve të luftës së Bedrit, Uhudit, Hudejbijes, Hunejnit, Ehzabit dhe shumë të tjera, gjurmë që argumentojnë ndihmën që i dha Allahu të Dërguarit dhe robërve të Tij duke e shkatërruar idhujtarinë dhe idhujtarët? Pra frikësohuni nga Allahu dhe bëhuni prej atyre që e përdorin mendjen, me shpresë që të mëshiroheni.

20. Nasrudin Albanin e strehuat, e ndihmuat dhe lejuat që të shpërndahet libri i tij: "Rregullat e xhenazes dhe risitë e saj", i cili kërkoi haptazi që të largohet varri i Muhammedit a.s. nga xhamia e ndershme. E caktuat anëtar të asamblesë së lartë për universitetin islam në Medine dhe ligjërues në të. Dhe atëherë kur mbreti Fejsal e përjashtoi atë dhe disa pasues të tij, ju nuk gjetet paqe derisa e kthyet në të njëjtin funksion. Edhe sot vazhdojnë librat e tij të pashitura të kenë rrugë të lirë dhe trimëruese tek ju, përderisa i ndaluat disa libra të imam Gazalit, Ebil Hasen Nedeviut, Abdul Fetah Ebu Gudes, Elmalikiut, Said Havasë, Butit dhe shumë të tjerëve nga dijetarët muslimanë. Ku është drejtësia juaj dhe e vërteta?

21. E morët afër vetes nxënësin e Albanit dhe zëvendësin e tij në Kuvajt Abdurrahman Abdulhalikun dhe i drejtuat pasuesit tuaj tek ai me ndihma të plota materiale. Ky ishte që në librin e tije: (Fadaih sufije) flet duke akuzuar e pakurrfarë respekti për evlijatë, (njerëzit të cilët besimi dhe sinqeriteti ne të i ka afruar tek Allahu) dhe njerëzit e ndershëm. Cilësoi se çdo sufi është tradhtar brenda gjirit të muslimaneve, e i humbur edhe pse shumë prej tyre u lavdëruan nga ana e dijetarëve që ju i konsideroni mesuesit tuaj, si ibn Tejmije, Ibn Rexhebi, Dhehebiu dhe shumë dijetarë të tjerë. Hadithi kudsij thotë: "Kush ka armiqësi me një njeri timin (veli) Unë do ti shpalli atij luftë". Frikësohuni nga Allahu dhe përfundoni nga këto punë.

22. Për çdo vit e lini mbas dore riparimin, lyerjen dhe rregullimin e xhamisë së Pejgamberit a.s. me qëllim të shkatërrimit të vargjeve poetike drejtuar pejgamberit a.s.. Madje ja dolët të shlyeni shumë vargje prej poezisë "el-burdetu ennebeuije" të Busejriut. Nuk u kursyet në përpjekjet për të fshirë vargjet e mirënjohura shkruar në dritaren e ndershme, të cilat u paraqitën në tregimin el-Utebiut ashtu si i përmendi ibn Kethiri në komentin e tij:

PREHUR NE GJI TE DHEUT MADHERISHT, PERKORE.
TE KERKOI BEKIMIN TOKA, PERMBI TY KURORE.
THEROR JU BLATOFSHA, VARRIT MADHESHTUAR.
PREJ VIRTYTIT ME BUJAR, VARR FISNIK I AMESHUAR.

Do t'përkryenit punën tuaj kobzezë po që se nuk do t'ju ndalonte shërbëtori i dy qyteteve të ndershme mbreti Fehd, i cili pasi u njoftua per kete beme tuajen, urdhëroi që të kthehen ne gjendjen origjinale. Përse gjithë kjo ngurtësi në shpirtërat tuaj? Përse ky largim nga Pejgamberi juaj a.s. që është lidhja jonë me Allahun xh.sh.? Cila është arsyeja që ju shtyn në të tilla aksione të perçarturish? Si mundet ta keni harruar fjalën e Allahut xh.sh.: "... E ata që nuk e lënë të qetë të dërguarin e Allahut, ata kanë dënim të dhembshëm", (Kaptina Et-Tovbe 61), dhe "E s'ka dyshim se ata, të cilët e fyejnë Allahun dhe të dërguarin e Tij, ata i ka mallkuar Allahu në Dunja e në Ahiret dhe për ta ka përgatitur një dënim të dhembshëm. O ithtarë të librit, juve ju erdhi i dërguari Jonë që ju sqaron shumë nga ajo që fshihnit prej librit, e për shumë nuk ju jep sqarime. Juve ju erdhi nga Allahu dritë dhe libër i qartë", (Kaptina El-Ahzab 57)!?

23. E lejuat të ashtuquajturin Mukbil ibn Hadi el Vadi'ij i mirënjohur për fyerjet dhe akuzat ndaj atyre që nuk ndajnë te njëjtat mendime me të, të akuzoj dijetarët, thirrësit në rrugën e Allahut, ripërtëruesit e këtij ummeti, argumenti është i shprehur qartë nëpër shkrimet e tij. Ajo çfarë të indinjon më tepër është tematika e studimit për të mbrojtur diplomën në universitetin islam të Medines me titull: "Rreth kubbes së ndërtuar mbi varrin e të Dërguarit a.s." mentor i të cilit ishte shejh Hammad el-Ensari. Në këtë studim kërkoi haptazi, e me këmbëngulje, largimin e varrit të ndershëm nga xhamia pejgamberike, duke konsideruar prezencën e varrit dhe kuben e ndershme në xhami, risi të madhe e cila mund të shlyhet vetëm duke u larguar prej xhamisë e duke shkatërruar kuben. Për këtë punë studimore, ju e shpërblyet duke e diplomuar!!! A i nderoni ata që e kundërshtojnë të Dërguarin e islamit, të dashurin e Allahut, mëshirë për mbarë botërat a.s.?! Ky njeri i udhëzoi me mijëra njerëz prej pasuesve e imituesve të verbër për zhvarrosjen e muslimanëve salihijn. Në Jemen, në Adën para pak vitesh, kryen mbi tokë shkatërrime duke zhvarrosur në sipërfaqe të shumta. I nxorrën kockat e disa të vdekurve dhe i shkelën të drejta e tyre. Veprimet e tyre sollën si rezultat përçarje të verbëra. E jo vetëm kaq, u njoftuam se ata përdornin edhe eksplozivë në disa pjesë të Jemenit, (E gjithë kjo është e shënuar në fletën e punëve tuaja).

24. Në vend që ta quani musafin e ndershëm, të cilin urdhëroi të botohet shërbëtori i dy qyteteve të shenjta mbreti Fehd, Allahu e shpërbleftë: "musafi i Medines së ndritur" e quajtët: "musafi i Medines pejgamberike"! ketë sepse nuk pranoni se ky qytet i begatshëm u shëndrit, bile u shëndrit e tërë bota me dërgimin dhe mesazhin e të dashurit tonë Muhammedit a.s., të cilin e thërrisnin Ensarët gjatë shpërnguljes së ndershme me mirseardhje: Ai është hënë e plotë, hënë dhe dritë. Allahu xh.sh.thotë: "O ithtarë të librit, juve ju erdhi i dërguari Jonë që ju sqaron shumë nga ajo që fshihnit prej librit, e për shumë nuk jep sqarime. Juve ju erdhi nga Allahu dritë dhe libër i qartë. Allahu e vë me atë (me Kuranin) në rrugët e shpëtimit atë që ndjek kënaqësinë e Tij i nxjerr ata prej errësirave në dritë dhe i udhëzonë në një rrugë që është e drejtë", (Kaptina El-Maide 15-16).

25. Këmbëngulni që pjesën mbikqyrëse të dy qyteteve të shenjta ta quani "kryesia e harem el mekij", dhe "xhamija e ndershme e pejgamberit" nuk e quani atë vendi i shenjtë i ndershëm pejgamberik, e po ashtu në shenjat e rrugëve të cilat orientojnë trafikun dhe drejtojnë për atje. Pse nuk qenka xhamia e tij a.s. vend i shenjtë? Si mundet kjo kur Muhammedi a.s. e bëri Medinen në përgjithësi vend të shenjtë. Asim ibn Sulejman el-Ehval tha: "I thash Enesit: a e ka bërë vend të shenjtë Medinen, Pejgamberi a.s."? Tha: "po, atë që është në mes kësaj dhe kësaj. Ai cili kryen ndonjë aksident brenda saj", më tha mua: "kjo që do ta them është shumë e rëndë. Ai i cili kryen ndonjë aksident brenda saj, do të bie mallkimi i Allahut, melekëve dhe mbarë njerëzve mbi të, ditën e gjykimit Allahu nuk do të pranojë nga ai Farze as Nafile". Dhe në transmetimin nga Enesi gjithashtu tha: "pastaj u afrua derisa iu paraqit atij kodra e Uhudit dhe thajo kodër na do ne, dhe ne e duam atë, dhe kur erdhi para Medines tha: O Allah, unë e shenjtëroj atë që gjindet mes dy kodrave ashtu si e shenjtëroi ibrahimi Mekken. O Allah, begatoi ata në peshoren dhe mbatjen e tyre". Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi a.s. tha: "Medina është e shenjtë, e kush kryen në të një gjë të ndaluar apo e mbron diçka të tillë, do të bjere mbi të mallkimi i Allahut, melekëve dhe njerzve mbarë, nuk pranon Allahu prej tij ditën e gjykimit farze, e as nafile".

26. Falsifikimi i traditës islame: filluat të korrigjoni ato që nuk ju pëlqyen dhe nuk ju kënaqën nga librat e traditës islame, libra të cilat nuk mundët t'i ndaloni që të qarkullojnë në mbretëri sepse shumica e muslimanëve kanë nevojë për ato. Kjo është armiqësi e hapur me ligj islam dhe shtetëror ndaj mendimeve të autorëve nga dijetarët e gjeneratës së ndershme të cilët nuk munden t'ju gjykojnë në këtë botë e të cilët do t'ju gjykojnë te Ai i cili i ndan borxhet në botën tjetër. Nga ato që u shlyen apo u ndryshuan dhe u falsifikuan po i përmendim:
a). Libri (el-edhkar) të imam Muhjidin Enneveviu edhe atë në shtypshkronjën (darul huda) në Rijad të vitit 1409 hixhrij nën verifikimin e Abdulkadir Arnautit nga Shami. Ndryshoi (fq. 295) titullin e kapitullit prej origjinalit "vizita e varrit të Pejgamberit a.s.", ne korrigjimin fals "vizita e xhamisë së Pejgamberit a.s.", duke eliminuar rreshta nga kapitulli i parë dhe i fundit dhe poashtu eliminuat tregimin e Utebiut të cilin imam Neveviu e përmendi të plotë. Kjo është armiqësi e hapur ndaj autorit dhe librit të tij. Kur u pyet verifikuesi u përgjigj se autorizuesit tuaj janë ata që ndryshuan dhe falsifikuan. Unë e kam një kopje të shkruar nga dora e tij.
b). U eliminuan shprehje që nuk ju pëlqyen në fusnotën e Savit të tefsirit të Xhelalejnit.
c). U eliminua kapitull i veçante rreth evlijave dhe njerëzve të devotshëm në (hashijetu ibn Abidijn eshami) në medhhebin Hanefij. d). U anulua volumi i 10 nga libri El-Fetava të ibn Tejmijes i cili veçanërisht hedh dritë mbi Tesavufin edhe atë në botimin tuaj të fundit.
e). Shejh ibn Bazi ish kryesues gjeneral i administratave të studimeve shkencore, fetvave, thirrjes dhe sygjerimeve, u mundua që të bëjë korrektime mbi ato pjesë që nuk i pëlqeu në librin (fethu el-bari bisherh el-buhari) të imam El-Hafidh ibn Haxher el-Askalani e botoi me ndihmësit e tij librin në tre volume. Me këto censurime i hapen dyert e së keqes në mesin e muslimanëve.
f). Ju bë e lehtë ebi Bekër El-Xhezairiut që të punojë në tefsirin e Kuranit të ndershëm duke synuar të bëhet zëvendësues dhe rival i tefsirit të Xhelalejnit duke komentuar publikisht se tefsiri i tij ishte po ai i Xhelalejnit me qëllim që ta bëjë të pranueshëm në mesin e njerëzve.

27. I ndani gratë nga të afërmit që janë mahrem për to, duke u justifikuar se kështu është më e devotshme!!!? Nëse gjithë kjo përkujdesje ndaj devotshmërisë së të tjerëve, përse urdhëroni njerëzit tuaj të qëndrojnë e mbikëqyrin para hyrjes së grave? Mos ndoshta ata janë njerëz pa gabime e të mbrojtur prej të gjitha harrameve, e sidomos prej çka mund të ngjasi ndërmjet atyre që nuk janë mahrem? Me çfarë të drejte vendosni roje që ndajnë rrjeshtat e burrave prej grave, (atyre që shkojnë për haxh apo umre), e me ç'të drejtë këto roje të kobshme i mbikëqyrin fytyrat e grave duke kërkuar që ta mbulojnë fytyrën!!? Ndërkohë mbulimi i fytyrës në haxh e umre është në kundërshtim të plotë me atë që u dakorduan shumica e dijetarëve, se gjatë kryerjes së kësaj ceremonie duhet që fytyra të zbulohet.

28. Ju lejoni rojet arrogante të fiksojnë muslimanët që gjenden në haremin e Mekkes duke i marrë në pyetje, apo edhe duke i arrestuar nëse nuk kanë me vete lejeqëndrimin, çka është në kundërshtim të plotë me fjalën e Allahut: "Aty ka shenja të qarta: vendi i Ibrahimit, dhe kush hyn në të, ai është i sigurt. Për hirë të Allahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi atje, e kush nuk beson(ai nuk e viziton), Allahu nuk është i nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit", (Kaptina Ali imran 97). Po ashtu këto roje, i çrregullojnë radhët, prishin qetësinë dhe qëndrimin e atyre që bëjnë i'tikaf, ruku dhe sexhde.

29. Nëpër gjykatat e sheriatit, për çdo musliman dhe muslimane të huaj me statusin e vizitorit, të cilët rrjedhimisht nuk e posedojne lejeqëndrimin e përhershëm, ju dizaprovoni kontratën e martesës. Kjo është një risi e vërtetë, dhe krim shumë i madh, e padyshim është në përgjegjësinë tuaj nëse kryhet ndonjë punë e palejuar sipas sheriatit.

30. Refuzoni ta regjistroni cilindo student në universitetet tuaja përveçse pasi ta ekzaminoni në atë që ju e quani me emrin: (El-akijdetu Essaliha). Nuk besoni se këta njerëz janë muslimanë, monoteistë në përgjithësi. Ky është një fanatizëm i ushqyer mirë.

31. Nëse ndokush nuk ndan të njëjtin opinion me ju për çështje legjislative ose akaidore, botoni libra të cilat i akuzojnë se merren me risi dhe jobesim, për më tepër që nuk ju mundësoni atyre të drejtën e mbrojtjes dhe arsyetimit ashtu si ndodhi me Essejid Elmalikij, Ebu Gude, Sabuni etj..

32. Ju që luftoni risitë, arritët kulmin e pseudofitoreve tuaja duke mbyllur varrezen (elbukej esherijf) dhe të ndaloni të varrosin në atë vend. Mundet kështu t'i mbartni të vdekurit në tjetër vend larg bidatit dhe shirkut, sipas mendimit tuaj! Ndaluat njerëzit të hyjnë aty dhe të vizitojnë anëtarët e familjes së ndershme, sahabët, tabiinët e të tjerë nga njerëzit e devotshëm. Megjithatë, Allahu çfarë e lejon ska kush që ta ndalojë! Nuk mundeni tju ndaloni njerëzve të varrosen pranë të afërmve të tyre. Kështu plani juaj u shkatërrua, shërbëtori i elharemejni esh-erifejni refuzoi atë që ju e vendosët duke urdhëruar zgjerimin e varrezes el-bukej esherijf me qëllim që të mos keni arsyetim për sipërfaqen e vogël.

33. Pranuat dhe nuk kundërshtuat shkatërrimin e shtëpisë së Hatixhes nënës së muslimanëve dhe të dashurës së parë të profetit, të dërguarit prej Zotit të të gjitha botëve a.s., vendin ku zbriti revelata (vahji) e parë nga Allahu i madhërueshëm. A u qetësuat të kënaqur që ky, vend i shenjte pas shkatërrimit, të jetë vend për të pirë ujë, e kompleks tuletash? Ku është frika nga Allahu xh.sh.? Ku është turpi nga i Dërguari i ndershëm a.s.?!

34. U munduat dhe nuk keni pushuar nga këto përpjekje, duke e përqëndruar punën tuaj në zhdukjen e monumentave të mbetura nga gjurmët e të Dërguarit a.s., një nga këto është edhe vendi i bukur, i ndershëm në të cilin lindi ai a.s.. Ky vend u shkatërrua, pastaj u bë treg i kafshëve e më pasatj me metodën e njerëzve të ndershëm u kthye në librari e kjo quhet: "Libraria e Mekkes së nderuar". Filluat ta shihni atë vend me sy të kërcënues dhe hakmarrës. Iniciuat mbajtjen nën vëzhgim të atyre që frekuentonin këtë bibliotekë, dhe pas marrjes së vendimit nga komisioni i lartë i dijetarëve tuaj para pak vitesh (unë posedoj kasetën rreth kësaj që them), kërkuat haptazi shkatërrimin e saj duke përgatitur dhe nxitur qeverinë. Megjithatë, shërbëtori i elharemejni eshherifejni mbreti Fehëd i mençur, i urtë dhe i ditur, e refuzoi kërkesën tuaj. Sa edukatë e keqe dhe besnikëri e vogël ndaj Pejgamberit të ndershëm nëpërmjet të cilit mundësoi Allahu të dalim ne dhe gjyshërit tanë nga errrësira në dritë. Sa turp nga ai a.s., ditën kur do të paraqitemi te burimi i ndershëm i tij a.s.. Sa hidhërim dhe keqardhje kur një grup kërcënon Pejgamberin, pamarrë parasyshë me fjalë apo vepër të mundohet të zhdukë gjurmët e tij a.s.. Allahu xh.sh. thotë: "Ve itekhidhu min mekami ibrahijma musla. Allahu, duke i ndaluar beni israilët ndaj Talutit, Musës dhe Harunit, thotë: Pejgamberi i tyre u tha: shenjë e sundimit të tij është që t'ju sjell arkën, që e bartin engjëjt, dhe që në të, të gjeni qetësim(shpirtërorë) nga Zoti juaj, e edhe diçka që ka mbetur nga thesari i familjes së Musait dhe Harunit. S'ka dyshim se ky, po që se jeni besimtarë, është një fakt për ju", (Kaptina Elbekare 248). Komentuesit thanë: "elbakijetu" (që ka mbetur) me këtë kuptojmë shkopin dhe të mbathurat e tij etj.. Nëse doni, lexoni hadithet e vërteta të përmendura në kapitujt e sahihut të Buharit në lidhje me gjurmët e Pejgamberit a.s. dhe kujdesin e sahabëve r.a. ndaj tyre. Mjaftojnë këto hadithe për atë që ka zemër dhe që përqendrohet me vëmendje. Këto janë argumente të mjaftueshme për një popull që mendon dhe gjykon.

35. Të parët tuaj Hambelitë pasonin shkollën e imam Ahmed ibn Hambelit r.a.. Ju tani u zhveshët nga ky medhheb duke u deklaruar (selefi) derisa shejhu Abdulaziz ibn Bazi (përgjegjës për fetva dhe këshillë) njoftoi revistën: "Revista e Saudisë", gjatë një interviste me të, se nuk i përmbahet medhhebit Hambeli dhe nuk mbështetet në të dhe në fikhun (legjislaturën) e tij dhe se ju i përmbaheni vetëm se Kuranit dhe Sunetit. Allahu qoftë i lartësuar. A mos imam Ahmedi dhe vëllezërit e tij imamët i përmbaheshin dikujt tjetër përvese Kuranit dhe Sunetit? Apo ndoshta mbërritët ju, shejhu dhe pasuesit tuaj shkallën e muxhtehidit mutllak që bën ixhtihad me mendjen e tij dhe nuk ndjek dhe pason ata që ishin para tij?! Ju këshillojmë që të mos mendoni kështu. Mbrohemi në Allahu xh.sh. prej injorancës, mashtrimit dhe supozimit. Lusim Allahun që të mos jemi në kohën për të cilën na njoftoi Muhammedi a.s. me fjalët e tij: "Me të vërtetë para Kijametit do të vinë ditë ku në to do të zbresë injoranca, do të largohet dituria dhe do të shtohet në to vrasja". Poashtu fjala e tij, a.s.: "Allahu nuk e merr diturinë nga robërit e Tije spontanisht, por e largon atë me marrjen e dijetarëve, derisa të mos mbetet dijetar, atëherë njerëzit do të mbështeten në koka injorante të cilat do të pyeten dhe do të përgjigjen pa dituri kështu që do të humbin rrugën e vërtetë ata vetë dhe do t'i humbin të tjerët".

36. Lejuat disa fëmijë dhe të humbur në ëndrra që të sulmojnë gjeneratën e ndershme eminente nga ky ummet, dhe nga ata që u sulmuan është edhe eksperti i islamit imam El-Gazali Allahu e mëshiroftë. Të ashtuquajturin Mahmud el-Haddad e lejuat dhe ia zgjeruat atij rrugën në botimin e librit në të cilin pretendon se përmblodhi dy interpretimet: të el-irakiut dhe Ezzebijdiut të librit të Gazalit: "Ringjallaja e shkencave islame" (ihjau ulumudijn). E filloi parathënjen e tij duke e akuzuar imam Gazalin me humbje dhe gjëra të shumta. E gjithë kjo ndodhi pas sulmit me rrugë të ndryshme nëpër botimet tuaja ndaj imam ebil Hasen el Eshariut dhe shumicës së pasuesve të tij nga muslimanët me qindra vite më herët duke i cilësuar ata si të humbur dhe humbës (kthehuni në numrat e revistave tuaja të sefer el-havaliut dhe tjerave). I ofrova unë vetë ministrit të vakëfit Abdullah Abdulhasen Etturki këta numra të revistës, megjithatë nuk ndryshoi asgjë.

37. Ngushtuat, larguat dhe mbyllët derën e këshillës nga ana e muslimanëve ndaj imamëve, prijësve dhe përgjegjësve të tyre dhe ofruat fetva se kush i kundërshton ata ka mëkat të madh dhe poashtu i armiqësuat ata. Kjo ndodh në kohën kur muslimanët dhe prijësit e tyre janë në nevojën më të madhe për këshillë dhe sugjerim të dobishëm. Salavatet qofshin gjithnjë për atë që tha: "Feja islame është këshillë". Thamë: "për kë"? Tha a.s.: "Për Allahun, librin e Tij, të Dërguarin e Tij, imamëve të muslimanëve dhe mbarë muslimanëve".

38. E konsideruat turp dhe e refuzuat mendimin e Homeinit prijsit të iranit që ajeti: "Dënimi i atyre që luftojnë (kundërshtojnë) Allahun dhe të dërguarin e Tij dhe bëjnë shkatërrime në tokë, nuk është tjetër vetëm se të mbyten ose të gozhdohen, ose (të gjymtohen), t'u priten duart dhe këmbët e tyre të anëve të kundërta, ose të dëbohen nga vendi. Kjo (masë ndëshkuese) është poshtërim për ata në Dunja, dhe në botën tjetër ata do të kenë dënim të madh", (El Maide 33), të konsiderohet si argument ligjor i cili kushtëzon dënimet në lidhje me krimet e rënda. Ju, pasi që e kundërshtuat këtë kornizë ligjore që buron prej kuranit, nuk ngurruat vetëm pak kohë më vonë ta përdorni si argument për të hequr kokat e të pafuqishmëve e të mashtruarve prej të huajve. Nuk hezituat të rrëzoni koka muslimanësh të mjerë qoftë edhe për një gram mariuana. Nuk kam dëgjuar se e keni konsultuar Komisionin e Fikhut islam që gjendet tek ju në Xhidde dhe as që kërkuat mendimin e dikujt tjetër si p.sh. të Ez'herit të ndershëm ose dijetarëve të mëdhenj prej muslimanëve. Duket se si gjygjtarë që jeni, e harruat atë që u transmetua nga Aisha r.a. që tha: i Dërguari i Allahut xh.sh. ka thënë: "mbuloni gabimet e njerëzve autoritarë përveçse në dënime". Po ashtu transmetohet nga Aisha r.a. se tha Dërguari i Allahut ka thënë: "Largoni dënimet ndaj muslimanëve aq sa mundeni, e nëse ka rrugdalje për të, lirohe sepse gjykatësi është më mirë të gabojë në falje se sa në dënim". Transmeton Tirmidhiu dhe tha: është transmetuar nga ajo dhe nuk është ngritur dhe kjo është më e vërtetë. Hafidh ibn Haxheri në librin e tij Et-telhijs (4/56) tha: "Buhariu transemeton: më e dobishmja që erdhi rreth kësaj teme është hadithi i Sufjan, Thevri i transmetuar nga Asim ibn ebi Vail nga Abdullah ibn Mesudi që tha: "Largoni dënimet që janë të dyshimta, largoni dënimin me vdekje për muslimanët aq sa mundeni". U transmetua nga Ukbe ibn Amir dhe gjithashtu nga Muadhi (mevkufen). U transmetua (munkatien) dhe (mevkufen) tek Omeri. Transmetoi Ebu Muhammed ibn Hazëm në librin El-ijsal nga hadithi i Omerit (mevkufen) në atë me sened të saktë. Në librin e ibn ebi Shejbe nga ibrahim Ennehai nga Omeri: "Për mua më mirë është të gaboj duke mos dënuar si shkak i dyshimit se sa të dënoj me dyshime". Në musnedin e ebi Hanifes transmetohet nga Harithiu e ardhur përmes rrugës së Maksemit nga ibn Abasi me të njejtën shprehje të origjinalit (merfuen). E harruat fjalën e Allahut xh.sh. e që Ai është më i besueshmi nga të gjithë folësit ku mbi mbytjen e shpirtit thotë: "Për këtë (shkak të atij krimi) Ne u shpallëm (ligj) beni isrsailëve se kush e mbyt një njeri (pa të drejtë), pa pasë mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa pas bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si ti kishte mbytur gjithë njerëzit. E kush e ngjallë (bëhet shkak që të jetë ai gjallë) është si t'i kishte ngjallur (shpëtuar) të gjithë njerëzit. Atyre (beni israilëve) u erdhën të dërguarit tanë me argumente, mandej edhe pas këtij (vendimi) shume prej tyre e teprojnë (kalojnë kufijtë në mbytje) në këtë tokë", (Kaptina El-Maide 32). Poashtu fjalën e të Dërguarit të Allahut xh.sh. a.s.: "Gjëja e parë që gjykohet në mes njerëzve ditën e gjykimit janë gjaqet". Frikësohuni nga Allahu dhe mos mbytni shpirtin që e ndaloi Allahu të mbytet përveçse me drejtësi. Kini kujdes nga shkaqet e pendimit ditën e kiametit.

39. I mashtruat të rinjtë me rrugën dhe mendimet tuaja fanatike si p.sh. Xhuhejman El-Utebiu-i dhe grupi i tij. Shejhu i juaj ishte shejhu dhe drejtuesi i tyre në të cilin mbështeteshin, këshilloheshin tek ai dhe botonin mendimet e tij. Nën shikimet tuaja i nxirrnin dhe ngushtonin muslimanët në dy qytetet e ndershme, i ndalonin dhe i përqeshnin derisa u forcuan dhe u zgjatën thonjtë e tyre aq sa kupa u mbush e s'kish më ku të shkoje. Më pastaj ata u rrethuan dhe u mposhtën duke lënë të vdekur, të plagosur dhe të zënë robër. U arsyetuat dhe thatë se ju nuk jeni fajtorë për atë që ata bënin, e në anën tjetër librat dhe botimet e tyre janë dëshmitarët më të mirë që lanë pas tyre. Nga mendimet tuaja strikte (të rrepta) u ujitën dhe prej tyre pinë, derisa u dehën kurse ju akoma edhe sot veproni me to, turpërueshëm, në emër të Librit dhe Sunetit. Frikësohuni nga Allahu, tek i cili do të ktheheni.

40. I bëtë pabesimtarë Sufitë e më pastaj Esharite dhe Maturiditë të cilët përfaqësojnë shumicën e muslimanëve. Pastaj u kthyet nga Vëllezërit Muslimanë, Tabligët dhe pjesën e mbetur nga thirrësit në rrugën e Allahut dhe intelektualët. Pas gjithë kësaj, çfarë latë nga muslimanët përveç grupit tuaj?

41. I ndaluat ligjëratat dhe nuk lejuat përveç ligjëratave dhe mez-hebit tuaj. I ndaluat këshillat përveç këshillave tuaja. I ndaluat thirrësit përveç atyre që janë nga ana e juaj. U ndërprenë simpoziumet e diturisë, u zhdukën skenat e këshillës, u fshinë simpoziumet e Kuranit, u nënçmuan mexhliset e dhikrit etj, etj. e çfarë do ti thoni Allahut nesër? Atë ditë kur do të thotë: "Ndalni ata, sepse do të mirren në përgjegjësi", (Kaptina Essafat 24).

42. E bëtë pabesimtar ibn Arabiun e pastaj ia bashkëngjitët atij edhe ekspertin e islamit El-Gazaliun. Pastaj u kthyet nga El-Hasan El-Eshariu, pasi përfunduat me të, thatë se Hasan Albenna nuk ka vdekur shehid e as ata që vdiqën në Afganistan nuk janë shehida sepse besimi i tyre nuk ishte i drejtë sepse ata ishin me medhheb hanefi, pasues të humbur dhe të shkatërruar. Nuk latë askënd të shpëtuar përveçse veten tuaj dhe e harruat fjalën e Muhammedit a.s. që thotë: "Nëse një njeri thotë: u shkatërruan njerëzit, ai është më i shkatërruari".

43. E themeluat Univerzitetin në Medine dhe e quajtët atë (Univerziteti islam) i cili gjindet afër zotëriut të të dërguarve, a.s., kështu që u ngutën njerëzit, dijetarët dhe bijtë e tyre, gjithë zell e të gëzuar të marrin nga ky burim dituri e duke menduar se ky universitet do t'ua shtojë dashurinë në pasimin e të dashurit të tyre a.s.. Por me ç'u pa ju i mësoni si të sillen vrazhdë. Detyroni nxënësit që të spiunojnë njëri tjetrin dhe ti raportojnë emrat e atyre që ju i quajtët (varrëtarët) të cilët e shtojnë vizitën dhe selamin ndaj zotëriut të të dërguarve dhe mëshirës për mbarë botën a.s.. Kjo, që ata të jenë nga të ndjekurit, të neglizhuarit dhe të përjashtuarit. Kjo nuk ndodhi me ata që pranuan që ju të jeni autoritarët e tyre dhe ata të cilët u bënë të dëgjueshëm kundrejt juve. Personi që është nga ky grup, ai është i drejtë dhe besnik. E ata të cilët pranuan të pinë ujin e mendimeve tuaja, filluat ti dërgoni në vendet e tyre si zëvendësit tuaj, që këshillojnë dhe përgëzojnë për përmirësimin e islamit të prindërve dhe popujve të tyre të humbur, sipas mendimit tuaj. I mbuloni ata me paga. Ju hapni atyre zyre dhe ua zgjeroni fushën e veprimit dhe si rrjedhojë e kësaj pune, shkaktohet konfuzioni, konflikti, dhe armiqësia në mesin e tyre dhe në mesin e prindërve dhe mësuesve të tyre të parë. I shndërruat ata ne bomba të kurdisura të cilat i mbushët dhe i kompletuat me mendim të keq, zili të thellë e cila u bë shkak ta kthejë botën islame e sidomos Afrikën dhe Azinë në oborr të luftërave dhe konflikteve në mes muslimanëve. Madje ky fenomen arriti të ndikojë në vendet islame të cilat morrën pavarsinë në kohën më të re si p.sh. ish republikat e bashkimit sovjetik e pakicat muslimane në Evropë, Amerikë, Australi dhe të tjera vende. Megjithatë, ankesat i drejtojmë tek Allahu xh.sh..

44. Ibn Tejmiu, Ibn Kajimi dhe as njëri nga imamët e selfëve para tyre nuk kanë thënë se sufitë në përgjithësi janë idhujtarë, bile thanë se ka prej tyre që mbërrijnë në shkallën e besnikëve (të sinqertëve) e nëse doni kthehuni në librat e Dhehebiut, ibn Rexhebit, në librin Fetava të ibn Tejmijes dhe Medarixhul Salikijn të ibn Kajimit dhe librave të tjera. Megjithatë, ju i bëni pabesimtarë sufitë në përgjithësi, i cilesoni ata bidatexhij dhe politeistë. Të njëjtën gjë bëjnë edhe të dashurit tuaj si Abdurrahman Abdulhalik, El-Xhezirij, Zejno, Dimeshkijetu, El-Albani, Mukbil Vadiij dhe te tjerë që ju përkasin atyre. Këto mendime a përshtaten me mendimet e të parëve prej selefëve të ndershëm? Janë ata që gabojnë, apo jeni ju që keni bërë risi? A bën që pas gjithë kësaj të thoni se ne jemi selefë edhe pse e dini se asnjë selef para jush nuk tha këtë gjë të urrejtur?

45. Vendet e Amerikës, Evropës u bënë vende ku mbërriti sëmundja juaj e fshehtë, për shkak të saj u ndez konflikti në xhamitë dhe shkollat e muslimanëve. Dikush nxënës i bin Bazit apo ibn Uthejminit kështu që fillon ti akuzoj sufitë dhe ata që bëjnë dhikër me pabesim, ky tjetri është Esharij apo Maturidij, një tjetër është Dejunbedij apo Beriljevij, etj.. Luftojnë njëri tjetrin dhe nuk lejojnë që të kryhet namazi pas tyre, e as të martohet nga ata apo të kenë lidhje me ta kështu që këputën lidhjet fetare. Këto gjëra i pashë unë vetë dhe isha prezentë kur u ndalua ligjëruesi i ditës së Xhuma nga ligjërimi në një xhami të Amerikës sepse ai ishte sufi, kështu që filloi grindja në mes atyre që faleshin. Drejtohuni për në pendim tek Allahu xh.sh. i cili thotë: "Pendohuni të gjithë te Allahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim", (Kaptina En-nur 31).

46. Gjithë ajo që po ndodhë nga vrasjet, masakrat dhe tragjeditë të cilat e mjegullojnë reputacionin e islamit dhe përçajnë muslimanët sikurse ajo në Algjeri dhe Egjipt apo ajo që ndodhi në vendin e shenjtë mekas, nuk është asgjë tjetër përveçëse produkt i të diplomuarve tuaj, mendimeve tuaja, leximit të librave dhe botimeve tuaja të cilat janë të bazuara në akuzë për pabesim, politeizëm, bidat dhe mendim të keq ndaj muslimanëve. Që t'iu bëhet e qartë juve dhe njerëzve, shikoni a mundeni të gjeni nga sufitë, ez'heritë, esharitë apo pasuesit e katër medhhebeve që janë ekstremistë në mendimet e tyre? Dhe pasi inkurajuat nxënësit tuaj me detyra të shumta, heshtët dhe nuk folët asgjë. U bëtë spektatorë dhe nuk i denoncuat punët e tyre dhe as që ishit për ta këshillëdhënësa. Ah sikur ta dija se kush është i humburi i dukur?!

47. I akuzoni muslimanët që nuk dakordohen me ju se i përkasin Xhehemive apo Mutezilëve murteda. Ju jeni Xhehemij sepse jeni përshtatur në disa mendime me ta. Me të vërtetë, ju jeni edhe Mutezil sepse ju keni të njëjtin mendim me ta në lidhje me shenjtërinë (velaje) dhe njerëzit e shenjtë (evlijat), me nderimin (kerame) dhe nderet që i bën Allahu në duart e disa të zgjedhurve të Tij (keramat), me jetën e të vdekurve dhe gjykimin e mendjes ndaj gjërave të fshehura në fe. Në kohën e lashtë thuhej: "Më gjuajti me sëmundjen e tij dhe iku". Po ashtu thuhej: "Mos ndalo nga një punë e pastaj ta bësh të njejtën. Turp i madh do të jetë nëse vepron kështu. Po ju, a e dëgjoni të vërtetën"?!

48. Bëni punën e Havarixhëve me vëllezërit tuaj muslimanë, e veçanërisht nxënësit e dijes, analizoni akiden e tij a e ka akiden e drejtë sipas kandarit tuaj apo jo? Filloni të pyesni: si thua për këtë, për atë ... ku gjindet Allahu? Dhe ...? Kështu bënin Havarixhët në të kaluarën, kur ju vinte apo kalonte afër tyre ndonjë musliman monoteist e testonin e nëse nuk ishte dakord me mendimet e tyre e mbysnin, kurse kur shihnin ndonjë politeist apo pabesimtar silleshin mirë me të dhe lexonin ajetin: "E nëse ndokush prej idhujtarëve të kërkon strehim, ti strehoje në mënyrë që t'i dëgjojë fjalët e Allahut (Kuranin), e mandej përcille deri në vendin e tij të sigurt. Këtë ngase ata janë popull qe nuk dinë (të vërtetën e fësë islame)", (Kaptina Et-Tovbe 6), dhe: "A do t'i bëjmë kriminelët të barabartë me muslimanët? Ç'është me ju, si gjykoni ashtu?", (Kaptina El-kalem 35, 36.)

49. Në vendin e shenjtë mekas, katër shkollat kishin minberët e vetë, i shkatërruat! Kishin ulëset e veta për mësim, ju i ndaluat. Prej katedrave të fundit që gjindeshin aty ishte ajo Dr. Essejid Muhammed bin Alvij el-Malikij i cili e ringjalli këtë ulëse pas vdekjes së babait të tij dhe gjyshit, por sytë tuaj u ngushtuan që të shikojnë në të, kështu që e akuzuat për humbje rruge dhe pabesim të hapur edhe atë në librin e juaj: El-Hivar. Po të mos më ndihmonte Allahu për ta mbrojtur atë përmes librit tim: (Erredul munij') dhe të tjerët nga dijetarët të cilët e mbrojtën atë në librat e tyre, poashtu intervenimi i shërbëtorit të dy qyteteve të shenjta mbreti Fehëd, do të ishte tani nga lajmet e kaluara. Po ashtu në vendin e shenjtë pejgamberik prezantonin dijetarë që mësonin nxënës në katërt medhhebet, nga të fundit ishte shejh Abdurrahman elXhehenij Eshafiij autori i librit: (katful thimar fi ehkamil haxh vel iatimar) të cilin e ndaluat të japi mësime përderisa nuk merr leje nga shejhu bin Bazi, ky i fundit nuk ia dha këtë leje, madje e ndaloi atë në vazhdimin e punës. Nga ata që u ndaluan përmendim edhe dijetarin e famshëm, të devotshëm, muftiun shejh Abdulla Saijd Elehexhij Eshafiij Allahu e mëshiroftë. E ndaloi prej mësimdhënies një spiun i juaji po ashtu nuk patën rezultat përpjekjet që u bëne tek bin Bazi për kthimin e shejh El-Ehexhiut. Kështu i privuat studentët prej mësimeve të dobishme qe përfitonin prej tij. Para këtij u ndalua edhe dijetari shejh ismail Othman Ezzejn Eshafiij Allahu e mëshiroftë, të cilit nuk i late rrugëzgjidhje, kështu që Allahu është llogaritësi i juaj. Dhe në këtë mënyrë, në dy vendet e shenjta të ndershme u mbyll dera e mësimit të shkencave të katër medhhebeve (maliki, shafi, hanefi dhe hambeli) e cila ishte e pandërprerë që nga kohët e lulëzimit të islamit, ditëve të tabiinëve dhe tabi tabiinëve shekullit më të mirë, ndër shekujt më të lavdëruar. Kjo gjë vazhdoi deri te koha e të parëve tuaj kur hynë në Hixhaz. I latë rrugë El-Xheziriut, dhëndërrit të tij dhe shembujve të tyre që thërrasin me zërin më të lartë afër Mustafasë a.s. se prindërit e Muhammedit a.s. janë në zjarrë, prindërit e tij a.s. janë në zjarrë të cilën e përsërisnin shumë herë me ngritje zëri. Nuk mund të themi tjetër përveçse: inna lilahi ve inna ilejhi raxhiun vela havle vela kuvete ila bilahil alijil adhijm ve hasbunallahu ve niemel vekijl. Pa frikë dhe as lëkundje nga Allahu xh.sh. them, se gjithë kjo mbetet në llogarinë dhe përgjegjësinë tuaj tek Allahu i Gjithfuqishëm, që thot: "E s'ka dyshim se ata, të cilët e fyejnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ata i ka mallkuar Allahu në Dunja e në Ahiret dhe për ta ka pregatitur një dënim të dhembshëm", (Kaptina El-ehzab 57), dhe "E ata që nuk e lënë të qetë të dërguarin e Allahut, ata kanë dënim të dhembshëm", (Kaptina Et-tovbe 61).

50. Qëndronte atje gjurma e mubrek ennaka (vendi ku ulej devja), devja e Pejgamberit a.s. në xhamin Kaba atë ditë kur erdhi muhaxhir në Medine në vendin ku edhe zbriti aty fjala e Allahut xh.sh.: "Ti mos u fal aty kurrë! Një xhami e cila prej ditës së parë është themeluar në respekt ndaj Allahut (pa intriga), është më e drejtë të falësh në të, aty ka burra që dëshirojnë të pastrohen mirë, e Allahu i do të pastrit", (Kaptina Et-tovbe 108), gjurmë të cilën e zhdukët, dhe që shihnim aty deri vonë.

51. Në xhamin El-kibletejni qëndronte një shenjë mbi kiblen e antike drejt mesxhidil haram dhe një shenjë mbi kiblen e antike, të anulluar, drejt mesxhidul aksait të cilën e larguat duke e konsideruar atë si bidat.

52. E zhdukët kopshtin e sahabiut të ndershëm Selman Farisiut r.a. në të cilin gjindej një palmë të cilën e kishte mbjellur Pejgamberi a.s., e mbuluat bunarin (pusin) El-ajnul Zerka afër Kabaut dhe pusin Erijs (bi'rul hatim). Poashtu e ndaluat vizitën e pusit Ruma të cilin e bleu Othmani r.a. nga jahudiu dhe e dha sadakë në rrugën e Allahut. Egzistojnë gjurmë të shumta dhe monumente të ndryshme me rëndësi të veçantë të cilat ose u zhdukën në tërësi apo iu ndërruan shenjat e tyre.

53. Banorët e El-Ehsait të cilët i përkisnin njërit prej katër medhhebeve posedonin shkolla private ku mësohej në to, megjithatë ju i ndaluat mësimet në to dhe i mbyllët sepse sipas jush nuk bën të mësohet diçka që nuk është nga medhhebi i juaj në shkollat që ju i keni nën mbikëqyrje. Dhe kur filluan të mbajnë mësime nëpër shtëpitë e tyre, i spiunuat, i censuruat dhe morët masa ndaj tyre. A mos këto punë janë punë të thirrësve të ndershëm, njerëzve të zgjedhur, të devotshëm, të frikësuar nga Allahu xh.sh. që thotë: "Dhe ruajuni një ditë kur në të ktheheni tek Allahu, dhe secilit njeri i plotësohet ajo që e ka fituar, dhe atyre nuk u bëhet padrejtë", (Kaptina El-Bekare 281), dhe "A nuk e dinë të tillët se kanë për tu ringjallur? Në një ditë të madhe. Në ditën kur njerëzit ngritën (prej varrezave)për të dalë para Zotit të botëve", (Kaptina El-Mutafifijn 4, 5, 6).

54. Vendosët bashkëpunëtorin tuaj në shtëpinë e sahabiut të ndershëm Ebi Ejub el-Ensariu ku e priti në të Pejgamberin a.s. gjatë ardhjes së tij në Medinen e ndritshme para ndërtimit të dhomave të ndershme a.s.. E ruajtën atë çdo kohë duke e përfshirë edhe periudhën e të parëve tuaj, derisa nuk ju erdhi rradha juve dhe e shkatërruat këtë monument të ndershëm që gjindej në kiblen e mihrabit të xhamisë së pejgamberit a.s. edhe atë me pretekst se muslimanët (politeista) bëjnë teberuk (kërkojnë bekim) me anën e saj.

55. Shkatërruat librarinë e shejhut të islamit Arif Hikmet që gjendej afër shtëpisë së Ebi Ejub El-Ensariut e cila ishte e mbushur me libra dhe dokumente shumë të rëndësishme dhe modeli i ndërtimit të kësaj ndërtese ishte e stilit othman e shkëlqyeshme dhe e dalluar. E shkatërruat në tërësi atë në kohën kur nuk pengonte në zgjerimin e haremit dhe as që kishte lidhje me të.

56. Ashtu si e shkatërruat edhe pusin (bijr ha) që hyri në projektin e zgjerimit dhe nuk i latë asaj asnjë shenjë si gjurmë, kur dihet që Pejgamberi a.s. hyri në të. Për argument rreth këtij fakti mjafton përmendja e përsëritur përmendja e hadithit në sahihun e Buhariut dhe të tjerëve. Në Medine nuk latë asgjë nga gjurmët e Mustafait a.s. dhe sahabeve të tij përveçse xhamisë së tij a.s.. Ah sikur të ktheheshit të bëni këtë vepër ndaj Hajberit (monumenteve të jahudive) apo tjerave. A është me vend të kopjojmë jahuditë në shkatërrimin e çdo gjëje islame ashtu si bëhet në Kudës, dhe të veprojmë në të njëjtën rrugë në Medine?! Çfarë latë për gjeneratat e ardhme nga tradita jonë krenare?!

57. U zgjeruat në publikimin e ligjeve në emër të sheriatit të pastër në mbytjen e opozitarëve tuaj nga ata që bëjnë rukje dhe shërim shpirtërore dhe i quajtët magjistarë dhe nuk bëtë dallim ndërmjet atyre që ishin të sinqertë në shërim dhe atyre të tjerëve. I dhatë të drejtë vetes suaj që të jepni fetva të përgjithshme dhe të gjykoni në këtë mënyrë, kështu që e derdhët gjakun e shumë të pafajshmëve me justifikim se ata ishin magjistarë duke vetlejuar derdhjen e gjakut të tyre, e në të njëjtën kohë e harruat fjalën e Allahut xh.sh.: "Dhe mos e mbytni shpirtin përveçse me drejtësi" dhe të Pejgamberit a.s.: "Gjëja e parë që gjykohet në mes njerëzve ditën e gjykimit janë gjaqet". Ndaluni para dënimeve dhe largoni ato kur aty ka dyshime dhe fiksojuni ditës kur ju behet e qartë e vërteta, (Elxhema minel kurana, fq. 86.)?? "Ne ua tërhoqëm juve (idhujtarëve) vërejtjen për një dënim të afërt, në ditën kur njeriu(besimtar)shikon se çka i kanë sjellë duart e veta, e jo besimtari thotë: Ah sa mirë dotë ishte për mua sikur të isha dhe!", (Kaptina En-nebe 40), "Dhe ruajuni një ditë kur në të ktheheni tek Allahu, dhe secilit njeri i plotësohet ajo që e ka fituar, dhe atyre nuk u bëhet padrejtë", (Kaptina El-bekare 281).

Këtu perfundon teksti i shkruar prej Jusuf Er-Rifait.



Autor: Jusuf ibn Sejjid Hashim Er-Rifai
Përktheu: Halef bin Selef

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...