Erdhi koha e haxhit!



El-Hamdulilah, rifilloi haxhi pas një pauze pandemike edhe për muslimanët jashtë arabisë Saudite.

Muhabete sokaqesh, analiza kafiçash, pa krip, pa analizë, pa informacionet e duhura, pa përgatitje profesionale, ngritin zërin se haxhi shumë shtrenjtë, saqë kishte pretendime dhe apele edhe të bojkotohet haxhi!!! Këtë e bëjnë ata që nuk ia kanë mësy haxhit kurrin e kurrës, ose që e krahasojnë haxhin me pushimet verore në bregdet. Nejse le të ngelë çështja e tyre.

Të nderuar, dine këtë një herë e përgjithmonë se haxhi është detyrim (farz) për të pasurit. Është i vetmi adhurim për të cilin Allahu xh.sh. thotë: "Nëse ka mundësi të udhëtojë". Pra ai që ka mundësi ekonomike dhe fizike e ka farz të tjerët nuke kanë farz Haxhin.

Në jursprudencën Islame ka një rregull mos e harroni: Vija e kuqe prej ku fillon besimtari Islam të trajtohet si i pasur është Nisabi, i cili është i barabartë me 100 gram Ari, (llogaritni ju sot sa kushtojnë 100 gram Ari në berzën botërore). Kjo është sipas mendimit hanefij, kurse sipas mendimit tjetër pak më liberal 91.6 gram Ari, (sërish llogaritni ju sa kushtojnë ato).

Nëse shfletojmë arkivin shohim se viteve të 60 dhe 70 të shekullit të kaluar haxhi ishte me lira dhe kushtonte 40 lira Ari, (llogaritni sa ka kushtuar haxhi atëherë, e pastaj folni).

Nejse, sa për sqarim, haxhi nuk lidhet me nisabin, sepse dikush mund të shkojë në haxh edhe me më pak se nisabi, por nëse mundet, nëse jo ska asnjë të keqe.

Krejt në fund, Kushtet e haxhit, çmimet dhe gjërat tjera i dikton arabia saudite e nuk dikton bashkësia islame, tani çdo gjë është sistemuar dhe nuk mund të lëvizish nga sistemi as për hatër timin e as tëndin.



Autor: Prof. Jusuf ZIMERI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...