Teshbihizmi është i biblës jo i kur'anit



Në Bibël, sipas Zanafila 1:26, dhe 27, thuhet: "Pastaj Perëndia tha: Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne, dhe të ushtrojë sundimin e tij mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit, mbi kafshët e mbi gjithë tokën, mbi rrëshqanorët që zvarriten mbi dhe. Kështu Perëndia krijoi njeriun simbas shëmbëlltyrës së vet, simbas shëmbëlltyrës së Perëndisë, Ai krijoi mashkullin e femrën".

Fjala këtu: "Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne", e cila gjendet në fillim të biblës 'ku krishterët dhe jehudët janë të pajtuar se kjo fjali është fjalë e Zotit' ka një problematikë të madhe rreth të cilës kanë devijuar moti pasuesit e saj.

Problematika qëndron në kontekstin e fjalisë këtu, ku qartë thuhet se Zoti, kur e krijoi Adamin, e ngjasoi atë, duke e përngjasuar me Përendinë në krijim.

Besimi i drejtë është se krijesa e krijuar nuk guxon ti përngjajë në asnjë aspekt Zotit të botërave, sepse Ai është i Vetmi dhe i pa shoq.

Sikur vërseti biblik të ishte vetëm "Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë" pa shtesën 'dhe në ngjasim me ne' nuk kishte me pasë problem, sepse fjala këtu "sipas shëmbëlltyrës Sonë" kishte me e pasë kuptimin "sipas shembullit apo përshkrimit apo fotografisë që ne i kemi bërë Adamit kur e kemi krijuar".

Shtesa plotësuese gjuhësore "Sonë" është përdorur në shenjë titulli, nderi dhe rrespekti.

Gjuhësisht kur thuhen shprehjet p.sh. si: "Adami-ftyra e Zotit", apo "Qabeja-shtëpia e Zotit", apo "Deveja (në kohën e profetit Salih është) e Zotit",apo "Hija (në vendtubimin e krijesave është) e Zotit", apo "Jezusi ishte Shpirti (fryma-ruhullah) prej Zotit", etj., nuk kanë qëllimin fare këtu si cilësi të Allahut, porse ato janë krijesa të Tij, të cilat i ka dalluar me disa veçori nga krijesat tjera. Allahu i ka krijuar me cilësinë e Tij dhe i ka dalluar nga të tjerat për nga krijimi dhe pushteti. Për këtë arsyje pra, ka bashkuar ato me emrin e Tij.

Në momentin kur vërseti biblik këtu shprehet "Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne", atëherë nuk të le rrugë shpjegimi apo komentimi metaforik tjetër, pos të thuash se Ademi i përngjanë Përendisë dhe është diçka sikur Ai, që i përngjason Atij!!!

Ky besim është i devijuar sepse përngjasimi dhe barazija janë një.

Çifutët ishin ata që shpikën se Zoti i Lartë është sikur ne në imazhin e Tij, e më këtë ata u bënë përngjasues (muxhebihe).

Gjithashtu kjo bindje është e devijuar duke u bazuar në arsyje të shëndoshë dhe tekste hyjnore dhe nuk është e lejueshme që një musliman ta thotë një gjë të tillë.

Dijetarët islam kanë përmendur se çifutët ishin origjina e teshbihizmit dhe përngjasuesit janë dy lloje:

Lloji i parë: Mushebihët apo përngjasuesit.

Lloji i dytë: Kaderitë.

Imam Ebu Muzaffer Isfrajiniu, autori i librit "Tebsiratu fi Din" sa i përket grupit përngjasues - "mushebih", tha: "Çifutët ishin origjina e teshbihizmit, dhe çdo fjalë që është thënë në shtetin islam që ka lidhje diçka me teshbihizmin, prejardhjen dhe pjellën e ka prej tyre", [Shiko "Et-tebsiru fi din" të imam Israjinit, fq.90].

Qoftë i Lartësuar Zoti qe me të të ketë diç të barabartë në ndonjë asnjë aspekt.

Ai i cili thotë se Zoti i botërave na përngjason neve, apo ne i përngjasojmë Atij, ai ka dëshmuar për vetën e Tij se është përngjasues (mushebih-muxhesim) dhe është i barabartë me jehudët në këtë besim.

Le ta dinë ata që i përkasin Islamit dhe që thonë fjalët e teshbihizmit, se kë po e pasojnë dhe tek të cilët paraardhës (selef) ata po kthehen.

Falenderojmë Allahun që na nxorri nga errësirat e devijimit e na udhëzoi në dritën e besimit.



Autor: Hoxhë Drilon Ibrahim GASHI

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...