Zbulimi i Psikologut rreth shqiptimit të fjalës 'ALLAH'



E vërteta dhe realiteti

Psikologu Holandez "Vander Hovën" në përpjekjet e tij studimore në fushën e psikologjise, ka informuar publikun rreth zbulimit të tij të fundit mbi efektin e të lexuarit të Kuranit si dhe përsëritjen e fjalës ALL-LLAH.

Ai ka pohuar se ky zbulim nuk është vetëm për pacientin në veçanti, mirëpo për të gjithë njerëzit ne përgjithësi. Profesori Holandez Vander, ka konfirmuar se zbulimi i tij është i bazuar në studime dhe hulumtime të shumta, njëherit është zbatuar edhe në shumë pacientë, prej një periudhe tre vjetore.

Disa nga pacientët e tij nuk qenë fare mysliman, disa të tjerë nuk flisnin gjuhën arabe dhe megjithatë, ishin të kërkuar që ta shqiptonin qartazi fjalën All-llah, në mënyre që ta gjenin shërimin.

Të arriturat ishin mahnitëse, e në veçanti mbi ata që vuanin nga brengosja, hidhërimi dhe presioni.

E përditshmja Saudite "El-Vatan", ka bërë të njohur raportin e Psikologut Holandez, në të cilin thuhet: "Ata të cilët kanë mundësi ta lexojnë shkrimin Arab si dhe ata të cilët lexojnë Kuranin rregullisht, janë të mbrojtur nga sëmundjet psikike, të tillët janë myslimanët".

Psikologu, shpjegoi se çdo shkronjë në fjalën Allah ka ndikim pozitiv në shërimin e sëmundjeve mendore.

Në studimin e tij, ai pohoi se çdo shkronjë posedon karakteristikat e veta, p.sh.: shkronja e parë e fjalës All-llah, është: (A), kjo shkronjë është e lëshuar nga sistemi frymëmarrës dhe në të njëjtën kohe bënë kontrollimin e frymëmarrjes. Ai shtoi se shqiptimi i bashkëtingëllores (L) ashtu sikurse në gjuhën arabe, zbutë sistemin e frymëmarrjes për disa momente, dhe atë kur gjuha ndeshet me pjesën e sipërme të nofullës me një ndalje në mes, dhe këtë ndalje fillon ta përsëris vazhdimisht.

Ndërsa, sa i përket shqiptimit të shkronjës së fundit, pra shkronja (H), ku përmes së cilës shkaktohet një kontakt në mes të mushkërive dhe zemrës, dhe ky kontakt apo takim kontrollon dhe verifikon të rrahurat e zemrës.

Ajo që më së shumti na tërheq vëmendjen është se, ky psikolog nuk i takon besimit islam, mirëpo është i dhënë shumë pas shkencave islame si dhe është duke bërë hulumtime në fshehtësitë e Kur'anit.

All-llahu i Madherishem, thotë: "Ne do t'ua bëjmë atyre të mundshme që t'i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t'u bëhet e qartë se ai (Kur'ani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?", (Kur'an, 41:53).



Përktheu nga Gjuha Angleze: Fehim Xh. Dragusha

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...