Këngë për Bin Laden në gjuhën shqipe



Një këngë e kënduar në shqip për Bin Laden, udhëheqësin e organizatës terroriste Al-Kaida është regjistruar dhe lëshuar për herë të parë nga një forum islamik në gjuhën shqipe.

Në videoxhirimin e këngës e cila është e prezantuar edhe në faqen e mirënjohur "youtube", teksti i këngës i këndon elozhe dhe e lartëson kreun e grupit Al-Kaida dhe njërit ndër terroristët më të kërkuar në botë.

Kënga këndohet në shqip, mirëpo nuk dihen regjistruesit dhe interpretuesit e saj. Burime pranë institucionit zyrtar fetar BFIM-së në Shkup bëjnë të ditur se nuk kanë njohuri për një këngë të tillë.

"Ne nuk kemi njohuri për këngë të tilla. Mirëpo, nuk përjashtohet mundësia që një këngë e tillë kryesisht këndohet nga grupet vehabiste edhe nëpër disa xhami të Shkupit, që akoma kontrollohen nga ta", ka theksuar një nëpunës i BFIM-së.

Këngë të tilla janë në numër të shumtë në gjuhën arabe, boshnjake dhe gjuhë të tjera që këndohen për kreun e Al-Kaidas.



Përgatiti: ina, gusht 2010.

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...