Mesele nga Imami Ebu Beker Ahmed El-Bejhakij mbi Akaidin 1



Në Librin "El-Esmaau vas-Sifaat", nga Imami: "Ebu Beker Ahmed El-Bejhakij", i cili vdiq në vitin 458 hixhrij, libri u botua nga: "Dar El-Kitab El-Arabij", në vitin 1415 hixhrij, në Kapitullin e dytë, në faqen 144 shkruan, si vijon:
- والذي روي في آخر هذا الحديث، إشارة إلى نفي المكان عن الله تعالى، وأن العبد أينما كان فهو في القرب والبعد من الله تعالى سواء، وأنه الظاهر فيصح إدراكه بالأدلة، الباطن فلا يصح إدراكه بالكون في مكان -
"Ajo që transmetohet në fund të Hadithit, është sinjal që i mohon Vend Allahut të Lartmadhëruar, dhe se njeriu ku do që të jetë, largësia dhe afërsia prej Allahut është e njëjtë, Ai (Allahu) është i Dukshmi (Edh-Dhahir), për këtë mund të argumentohet ekzistenca e tij, Ai (Allahu) është i Padukshmi (El-Batin), për këtë nuk lejohet të mendohet në ndonjë Vend".



_________________________

elbejhakij1akaid

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...