Një ngjarje interesante mes myftiut të arabisë Saudite dhe atij të Omanit



E paska pas ftuar Bin Bazi (mufti i dikurshëm i Saudisë) diku para 30 vjetve, dijetarin Ahmed Khalilin së bashku me një grup hoxhallarësh nga provinca e Omanit, që të diskutojnë problemet e myslimanëve në një konferencë në Saudi.

Pas takimit, Bin Bazi, e veçon palën e ardhur nga Omani, i fut në një dhomë të vogël, dhe pa një pa dy u thotë se: 'ju jeni risimtarë në fe, duhet të pendoheni dhe ti ktheheni traditës profetike dhe doktrinës së vërtetë të besimit, sepse ju ibaditë, esharitë, mutezilitë dhe shijat, që të gjithë keni devijuar xhaden dhe nuk besoni në emrat dhe as cilësitë e vërteta të Zotit'!

Myftiu i Omanit thotë: 'E prita derisa e kreu fjalimin. Nuk la pa përfolë e akuzu askënd, derisa i shpalli të devijuar gjithë myslimanët e rruzullit tokësor duke thënë që janë prej grupeve të humbura dhe banorë të zjarrit të xhehenemit'.

Nuk lavdëronte askënd, pos vetën dhe xhematin e tij vehabist.

Atëherë, unë e falënderova për këshillën e dhënë dhe i thashë: "Ti e di se këto çështje (meseleja e shikimit të Allahut, krijimi i Kurani, ...) nuk kanë lindur sot, por janë të vjetra që prej shekullit të parë dhe secili prej neve ka arsyet dhe argumentet e tij".

Pasi që ju po e dëshiron bashkimin e myslimanëve rreth një doktrine të pastër, atëherë unë kam një propozim për ju, po ju ftoj ta bëjmë një simpozium shkencor, para Qabes, një bisedë edukative larg çdo vrulli dhe emocioni.

Ky debat le të jetë i hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të prezantojnë në të, dhe le tu epet mundësia edhe mjeteve të informimit, radiove dhe televizioneve të Saudisë dhe atyre botërore që ta transmetojnë rrjedhat e këtij debati para syve dhe veshve të gjithë botës.

Bin Bazi ka thënë: 'Jo, sepse kjo bëhet shkak që risia dhe devijimi (bidati) juaj të përhapet, e kjo gjë nuk lejohet'.

Ahmed Halili i ka thënë: 'Përkundrazi, kjo mënyrë është sebepi më i mirë i shuarjes së bidatit dhe shpartallimit të tij me argumente të qarta, dhe askujt më nuk do t'i mbetet arsye që të mashtrohet pas tij'.

Bin Bazi përsëri: 'Jo'!

Ahmet Halili i thotë: 'Çfarë mendoni, nëse u vije një ateist, një i krishterë apo jehudij dhe u kërkon që të polemizojë me ju rreth islamit, a do ta pranonit të debatonit me të në mënyrë të hapur'?

Bin Bazi: 'Po, sepse kjo do të ishte thirrje për në islam'.

Halili: 'Po kështu edhe kjo që unë ju kërkova, është thirrje për në islamin e pastër, larg nga bidatet dhe dyshimet'.

Bin Bazi: 'Jo, sepse risimtarët (bidatgjitë) nuk e lënë bidatin e tyre, pa marrë parasysh se çfarë është çështja'.

Halili: 'Tani kjo që the u pa prej qëndrimit tuaj që po mbani ...'.

Pastaj Ahmed Halili thotë: 'Vazhdoi Bin Bazi të mbante qëndrimin inferior të tij dhe të mos e pranonte propozimin tim', derisa i thashë: "Kjo këmbëngulje e juaja nuk mund të shpjegohet ndryshe, vetëm si një falimentim i provave dhe paaftësi për të mbrojtur argumentin. Ai i cili është në hak nuk flet fshehurazi dhe nuk është frikacak, por vrapon për ta shfaqur atë që e beson".

Kështu thotë, dolëm prej tij, e ai ende vazhdonte të ishte i nervozuar dhe nevrikosur ...

Në fund Ahmed Halili paska thënë: 'Çuditëm edhe sot e kësaj dite (sa ishte gjallë Bin Bazi), pse Ibn Bazi akoma ngul këmbë dhe kundërshton të debatojmë, dhe prapë vazhdon pas mureve të deklarojë se vetëm ai është në hak, ndërsa të tjerët në devijim'!



Përktheu: Drilon ef. GASHI
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=5MjOFFrYEpU

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...