Testi PCR a e prish agjërimin?



Pacientit për t'i bërë një analizë me metodën PCR, atij i mblidhen prova të pështymës nëpërmjet një copëze pambuku të ngjitur në një shkop elastik të plastikës që futet thellë në fytyn e tij për mbledhje të këtyre provave. Kjo gjë a e prish agjërimin?

1. Nëse pjesa e pambuktë e shkopit në fytin e pacientit futet e thatë dhe asgjë prej saj nuk ngelet brenda në fyt, në këtë situatë agjërimi nuk prishet. Deri këtu s'ka problem fare.

2. Mirëpo, në momentin kur kjo pjesë e depërtuar laget me pështymë, atëherë nëse ashtu e lagur nxirret jashtë trupit dhe pastaj e njëjta kështu e lagur kthehet përsëri për mbledhje të mëtejme të pështymës, në këtë rast agjërimi prishet poqese ngjitet në fyt diç prej kësaj pështyme të ndodhur në pambuk, ngase kemi futje në trupin e agjëruesit të një lënde (pështyme) të jashtme. Kjo situatë është e njëjtë si ta nxjerrësh pështymën në gisht dhe pastaj atë ta fusësh prap në gojë.


Tekstet mbështetëse të dijetarëve hanefi për këtë përgjigje:

Dr. Salah Ebu'l-Haxhi në librin e tij "El-Xhamiu li Ehkami's-sijam", fq. 84 shkruan:

1. "Nëse mjeku fut një shkop ose diçka të ngjashëm me të në fytin e agjëruesit, kjo gjë nuk prish punë fare përderisa futet në gjendje të thatë. Mirëpo, nëse mjeku dëshiron ta rikthen brenda edhe një herë këtë shkop, atëherë medoemos duhet ta thajë atë". Të njëjtën gjë e thekson edhe shejh Seid Burhaniu në librin e tij "el-Tealikat el-murdijeh ala el-hedijeti'l-alaaijeh".

2. "Nëse agjëruesi nxjerr pështymën jashtë gojës dhe pastaj bën gëlltitjen e saj, ai obligohet me kaza të asaj dite por jo edhe me qefaret", El-Xhamiu li Ehkami's-sijam, fq. 104.

3. Shejh Nidal Aleh Rashi pyetet kështu: 'Sejjidi im, kam dëgjuar ca myftinjë të kenë dhënë fetfa se testi i koronës nuk e prish agjërimin, kjo duke e ditur se tubi (shkopi) futet nga hunda deri në thellësi të fytit ose aty pranë fytit, tani kjo fetfa a është e vlefshme'? Ndërsa Shejh Nidali jep këtë fetfa: "Poqese në tub (shkop) ka ndonjë lëndë që do të arrijë në fyt, me këtë edhe prishet agjërimi".



Përgatiti: Hazir SELMANI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...