Shteti i teuhidit, shteti i tagutit, e dini se?



Cilat jane shtetet qe e zbatojne me se shumti Sheriatin dhe Parimet e Islamit?

Universiteti George Washington publikon nje studim ku rradhit shtetet qe i permbahen me shume vlerave te Islamit.

Ne vendin e pare nuk ishte Arabia Saudite, dhe as shume shtete muslimane.

Ne vendin e pare ishte Irlanda edhe pse eshte nje shtet jomusliman. Pastaj vinin me rradhe, Luksemburgu, Danimarka, Suedia, Norvegjia.

Ndersa Arabia Saudite rradhitej ne vendin e 91. Ndersa Egjipti vendi i Ez'herit ne vendin e 128, ne fund te listes.

Tunizia ne vendin 71, Izraeli ne vendin 27, Malajzia ne vendin e 33, Jordania ne vendin 76, Maroku ne vendin 120, Jemeni ne vendin 180 dhe Siria ne vendin e 168.

Studimi eshte bazuar ne krahesimin e kushtetutave te 218 shteteve, parimet e qeverisjes ne to, ekonomine, dhe raportet qe pushteti ka me qytetaret e vet. Te gjitha keto u krahesuan me 113 parime Islame nga Kurani dhe Suneti qe kane lidhje me drejtesine dhe shperndarjen e barabarte te shanseve, lirite dhe ekonomine.

Sipas Studimit, shtete si Irlanda, Luksemburgu dhe Danimarka i permbahen me shume dhe jane me afer porosive te Kuranit. Edhe pse ato nuk jane shtete Islame.

Ky studim edhe pse eshte befasues ne rezultatet e tij, qarteson realitetin ku ndodhemi ne si bote muslimane.

Sa me afer islamit aq me i zhvilluar. Sa me larg islamit aq me i prapambetur.

Sepse ne boten Islame, keto parime te Kuranit dhe Sunetit, kane mbetur vetem ne gjuhen tone. Ne Minberet e Xhamive dhe kaq. Ato nuk kane arritur as tek qeverite tona, as ne terren aty ku jetojne njerezit. Prandaj edhe vuajtjet ne boten Islame jane me te medha.

Per te gjithe ata qe flasin lart e poshte se shteti im eshte shtet Islam qe ecen me Sheriatin, le te bejne nje krahesim me Kushtetutat e ketyre vendeve Islame qe cirren se kane Teuhidin, dhe me kushtetutat e "Tagutit" qe kane shtetet ne te cilat, banoret e ketyre vendeve i synojne si destinacion emigracioni.

Te krahesojne Rryshfetin,korrupsionin, trafiqet, krimin ne shtetet me emer Islam dhe Sheriat, me shtetet qe kane Ligjet e Tagutit.

Ne e lame islamin dhe jemi bere per faqe te zeze.

Perendimoret na e vodhen islamin, i vune nje etikete laike dhe sot jane ne kulmin e zhvillimit.

Islami nuk eshte vetem brenda ne xhami, por eshte ne cdo fushe te jetes.



Pergatiti: Feisal ANFAR
Pershtati: Eduart THARTORI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...