Liria dhe arsyetimi në fenë Islame



Pendat e kohrave të ndryshme të historis, që janë munduar të japin hollsira rreth Islamizmit, të influeneuara nga përvehtësime idesh të kundërta apo nga qëllime tendencioze, më të shumtën e herës kanë ndjekuj drejtime, që nuk kanë përfaqësuar të vërtetën dhe që shpesh herë kanë gabuar edhe mentarët e pa anshëm. Me gjithatëher pas here bota ka parë edhe asi shkrimtarësh, që tue mundur t'i shpëtojnë këti gabimi, kanë arritur të kuptojnë të vërtetën, të cilën si të tillë e kandë admiruar deri në kulm. Shohim për shëmbëll disa shkrimtarë, që tue mbëshehur realitetin apo tue u bazuar në fakte historke të shkaktuara kryesisht nga njerës, që nuk kanë ditur apo nuk kanë dashur të kuptojnë se si qëndron realiteti, lëshojnë kritikat e tyre të koklavitura kundrejt Islamit dhe Profetit të tij, ndërsa kohë mbas kohe shohim edhe disa të tjerë, që nuk munguan të shprehin ndjenjat e tyre simpathizonjëse kundrejt kësaj feje të shënjtë.

Natyrisht këtu fjalën e kemi për shkrimtarët jo-myslimanë, disa prej të cilve si Vlotaire-i, Renani etj., kanë mbajtur një qëndrim kritikues, ndërsa disa të tjerë si Carlyle-i, Goethe, John Davenport, etj., një qëndrim admironjës dhe simpathizues. Këtu nuk do të dëshërojsha të mjaftojë, tuke zhustifikuar vërtetsin e qëndrimit të të parve apo të të dytve. Keqkuptimi i shkaktuar nga mungesa e hollsive të vërteta apo nga një ambicje pa zhustifikim, korrigjohet vetvetiu nga përhapja e shpejtë apo e vonshme e realitetit.

Për fat të keq të tilla keqkuptime vazhdojnë të egzistojnë edhe sot në disa persona, që, tue u bazuar në një spjegim të një personi tjetër, qoftë kler apo civil, që nuk ka pasur njoftime të plota rreth atij spjegimi, apo tue u bazuar në një ndodhi me karakter thjesht personal, mbajnë gjithmonë një qëndrim kritikues kundrejt Islamit, qëndrim ky që sa vjen e pë gjen më shumë fariim në ndërgjegjet njerzore, kryesisht t'qtre që hiqen të mënçur, por që edhe mënçurinë vetë e kanë keqkuptuar. Dhe midis shkaqeve kryesore të këtyre keqkuptimeve të pashoshitura, një vënd të dukshëm e zë fanatizmi, që fatkeqësisht ka dominuar shumë në të kaluarën. Fanatizmi verbonjës, konsekuencat e të cilit vazhdojnë të ndihen edhe, nëpërmjet të organve të tij të pa kursyeshëm dhe ambicjoz, është munduar ta përfaqësojë Islamizmin si një fe, që bazohet vetëm në disa të lutura dhe në disa superstisjone, të cilat si gjëra jasht mëndjes ju imponohen besnikëve që t'i besojën qorrazi dhe pa arsyetuar fare. Dhe kjo botë vazhdon të bazojë kritikat, që lëshon pa mëshirë kundrejt kësaj feje, akoma në këtë përfaqësim fantastik dhe krejt të kundërt të fes Islame.

Tue u bazuar për shëmbëll në një spjegim absurd të një personi apo në një ndodhije një ngjyrë tjetër, që synon t'i karakterizojë këto si karakteristika të realitetit Islam dhe kjo natyrisht nga një konservatorizëm e pa sjeguarshme apo nga një ambicje pa kuptim. Me fjalë të shkurta disa nuk duan t pranojnë ndryshim, që duhet t'egzistojë midis fes dhe fetarit, që her herë shkojnë d'akord, por her herë edhe nuk pajtojnë. Sistemi mund të jetë i mirë, por pranuesi i këtij sistemi nga njëherë nuk vepron ashtu si e këshillon sistemi i prnuarë e pra është i keq: gjithashtu nga njëherë ndoth e kundërta.

Kjo mosmarrëveshje ësht përhapur shumë në botën e sotshme, që më një anë jiqet si e mënçurë dhe më anë tjetër nuk mundohet të gjurmojë të vërtetën. Bije fjala shumë veta vazhdojnë të besojnë akoma se feja Islame është një fe fanatizmesh, pranuesi i të cilat ësht i detyruar t'i besojë qorrazi dhe pa arsyetuar fare, d.m.th. me bindje të plotë. Disa të tjerë thellohen edhe më shumë, tue besuar se Islamizmi qysh në fillim e ka imponuar bindjen e plotë, tue përdorur shpatën si mjet përhapjeje të sistemit të vet. Të tilla besime dhe shumë të tjera si këto nuk janë tjetër veçse keqkuptime të shkaktuara nga mosmarrëveshje të një personi a të një grupi, që në raste të tilla jo vetëm që nuk ka kanë përfaqësuar realitetin Islam, por kanë kryer edhe faje, tue vepruar në marrëveshje janë smadhuar dhe egzagjeruar edhe prej armiqve t'Islamit, të cilët, tue dashur ta luftojnë këtë fe, kanë dhënë komente të ndryshme, origjina e të cilave ose ësht e trilluar ose e bazuar në një mosmarrëveshje, që s'ka të bëjë fare me realitetin. Kjo ësht një problemë, që ka rënduar shumë në kurriz t'Islamit, por e vërteta qëndron e pa ndryshuar dhe shpejt a vonë zbulohet.

Me këtë rast do t'ishte mirë të jepen disa spjegime të paktën rreth pikave të keqkuptuara, që parashtruam më sipër e këto ishin bindja dhe forca, me të cilat akuzohet Islamizma se i ka përdorur për përhapjen e sistemit të saj. Mirë po, po të studiojmë realitetin Islam, do të shohim se kjo është një fe apo një sistem, që ka për qëllim rregullimin dhe zhvillimin në mbarvajtje të plotë të racës njerzore. Bazat e saj fetare, morale, shoqnore edhe rregulluese të jetës janë të natyrshme dhe të vetkuptueshme. Që të gjitha kanë për qëllim të drejtojnë drejt të vërtetës, harmonis, lumtëris dhe mbarvajtjes. Vërtetsija e tyre e dukshme dhe e provuar si e tillë me arguemnta të ndryshme të parashtruara në Librin e Shenjtë dhe në Fjalët Profetike, që, gjithsaherë që kan këshilluar, kanë parasthruar edhe arsyen përkatse. P.sh. tue predikuar besimin në Zotin, kanë treguar edhe arsyen pse të besojmë në Të, arsye kjo, që ësht kryesisht objektive, d.mth. që bazohet në krijimin e gjithësis si dhe në harmonin e plotë, që mbretërron në të, fakte këto që të shtyjnë të besoç se ka një Zot.

Mandej tue këshilluar moralin, kanë treguar dhe rolin dhe dobin e tij, që qëndsrojnë në harmonizimin e jetës. Veç kësaj, tue treguar detyrat, që kemi kundrejt shoqëris njerzore, kanë spjeguar se këto detyra janë të shënjta, mbasi siugrojnë realizimin e bashkpunimit të përgjithshëm. Dhe së fundit, tue e këshilluar njerzimin të punojë dhe të zhvillohet lëndërisht e mentalisht, kanë treguar se puna dhe përpjekja janë të nevojshme për mbarvajtjen dhe përparimin njerzor. Me fjalë të shkurta, Islami çdo predikim e ka bazuar në arsye, fakt ky që çdo njëri, që ësht interesuar të marrë vesh të vërteta Islame, e ka konstatuar. E atëherë pse do të nevijitesh bindja dhe forca? A ka nevojë që e vërteta e arsyetuar të imponohet me bindje apo forcë? Natyrisht në asnjë mënyrë sepse drita s'ka nevojë jo të imponohet, por as të reklamophet, mbasi kush dëshëron të drejtohet e kërkon atë e nuk pret as t'a reklamojnë e jo t'ia imponojnë dhe ai që mbyll syt të mos ta shofi do të thotë se nuk do të mirën e tij e pra s'do të gjykojë. Ndofta kjo shprehje do të dukesh absurde, por në të vërtetë nuk formon studim të hollsishëm i predikimeve islame që ta vërtetojë.

Kushdo pra e merr me mënd kotsin e përdorimit të bindjes dhe të forcës për përhapjen e sistemit Islamik. Për më tepër ky fakt qartësohet edhe më, kur studjohen principet, që ka dhe që ka përdorur Islamizmi për përhapjen e sistemit të saj. Në Librin e Shenjtë verset 256 thotë teksualisht kështu: "Nuk ka detyrim (shtrëngim) në fe, sepse rruga e drejtë u dallua qartazi prej të shtrëmbtës". Ky verset jo vetëm që na jep të kuptojmë se Islami ka për princip lirin dhe jo detyrimin me bindje apo forcë, por njëkohsisht spjegon edhe arsyen e liris, që predikon e kjo arsye, si mbas versetit në fjalë, ishte të dalluarit qartazi të rrugës së drejtë t'Islamit prej rrugës së shtrëmbër, dallim ky që s'ësht gjë tjetër veçse pasoja e parashtrimit të çdo predikimi Islam me arsyetim të plotë. Në një verset tjetër thuhet kështu: "Kush të dojë le të besojë dhe prap kush të dojë le të mos besojë". E kjo shprehje Kur'anore si edhe shumë të tjera analoge e aprovojnë edhe më qartas përmbajtjen e versetit të mësipërm, që dëshmonte se Islamizmi ka për princip lirin dhe jo detyrimin me bindje apo forcë.

Deri këtu shpresojmë se preteza e bindjes dhe e forcës të çpifura se janë principe të Islamit, u rrëxua kryekëput, veçse na mbete akoma diçka për t'u saqruar e kjo ësht se thorija Islame që flet për liri dhe arsye, a u zbatua prej Profetit Muhamed (a.s.) që në disa vite vazhdon akoma të besohet se përdori shpatën për përhapjen e ides së tij! Ësht e vërtetë se disa prej shkrimtarve jomyslimanë në shkrimet e tyre e akuzojnë H. Muhamedin për këtë çështje, tue thënë se ai luftoi pa rreshtur me qëllim që të triumfonte ideja e tij dhe kjo akuzë e shkaktuar, sikurse u tha dhe një herë nga mungesa e hollsive të vërteta apo nga ambicje të kota, në disa pjesë të lëmshit të dheut gjën akoma favorizim. Por nuk dimë se ç'gjë e shtyti Carlyle-in dhe shumë prej pasardhësve të tij të kohve moderne si G. Bernard Shaë, etj., të pohojnë të kundërtën e kësaj akuze.

Këta shkrimtarë të përmendur jo myslimanë, që natyrisht u kanë shpëtuar influencave verbonjëse të sipër treguara, në thjeshtësin e shpirtit të tyre njerzor dhe në bazë të realiteit të mirëkuptuar, kanë pranuar dhe deklaruar se sistemi i përhapjes së Islamizmës ësht sistemi i arsyes dhe i liris i përkrahur mrekullisht prej lartësis së saj supreme si fe dhe si doktrinë. Nashti nuk na mbetet tjetër veçse të pyesim se kush ësht e vërtetë, akuza e parve apo deklarata e të dytve? Logjika pa dyshim do të anonte nga shprehjet e Carlyle-it me shokë, që deklaruan të vërtetën, me gjith se s'ishin pjesëtarët e saj. Për më tepër po të studiojmë faktet historike në thjeshtësin e vërtetsis së tyre si edhe versetet Kuranore, që bëjnë fjalë për luftën, do të shohim se myslimanët janë lejuar të luftojnë vetëm atëherë kur u është dashur të mbrohen kundra armiqve të tyre, që i luftojshin vetëm e vetëm pse pranojshin të vërtetën të shtytur prej pastërtis së ndërgjegjes së tyredhe nga që shifshin në Islamin mjetin e vetëm të shpëtimit dhe të zhvillimit.

"Lufto në rrugë të Zotit ata që të luftojnë", i thotë Zoti të Dërguarit të Vet në një verset Kuranor. E ky verset si dhe shumë verset të tjerë analogë janë baza të forta, që e rrëxojnë kryekëput akuzën e çpifur dhe favorizojnë përkundrazi shprehjet e zjarrta të Carlyle-it. Veç kësaj historija nuk ka asnjë ngjarje, që të vërtetojë se robët e zënë në luftë nga ana e myslimanve të jenë të detyruar të pranojnë Islamizmin. Ndër se ata e patën pranuar këtë fe, e patën pranuar, mbasi kuptojshin dhe gëzojshin lirin e tyre të plotë.

Nga këto spjegime pra rezulton se ësht një absurditet të bazohet njeriu mbi një spjegim apo ndodhi, që nuk përfaqëson të vërtetën, por duhet të gjurmojë realitetin e keqkuptuar. Edhe çpifja e trilluar kundra Islamizmit se gjoja ajo predikon bindjen dhe zbaton forcën për përhapjen e sistemit të saj ësht absurde dhe pa themel, sepse u pa dhe u vërtetua se ajo përkundrazi predikon propagandën e ligjshme, që bazohesh në liri dhe arsye e pra si e tillë duhet shqelmuar. Ësht lirija dhe arsyeja, që karakterizojnë Islamin dhe jo bindja dhe forca. E vërteta ësht kjo dhe ata që vazhdojnë të besojnë të kundërtën, tregojnë se s'pranojnë arsye, por ngulin këmbë në një ide të gabuar, sjellje kjo që s'ka se si t'u ketë hije të mënçurve veçse disa të vetquajturve të mënçur.



Autor: Shaban S. DEMIRAJ

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...