Jakub Shpata, Princi i pare mysliman cam Shqiptar!



Zoteruesi i Artes, Cameri 1410-1416

Renia e Perandorise Bizantine si rrjedhoje e luftes civile qe e morri kete perandori ne shekullin e 14te, renia e Serbise se madhe pas vdekjes se Stefan Dushanit, fitores Osmane ne betejen e Kosoves, kryqezatat latine dhe rremujrat qe ata sollen ne Ballkan, per here te pare ne historine e Perandorise Bizantine qe po shkaterrohej nxjerrin ne pah rracen e lashte Iliro-Shqiptare qe te dale si rrace dominuese ne skenen Ballkanike dhe ne vecanti ne zonen e Jugut te Shqiperise, apo Epirit te Lashte.

Shkaterrimi i Despoteve Bizantine, Serbe, etj. qe per shekuj shkaterruar identitetin e Shqiptareve ne Epir, pas mesit te shekullit te 14te pa daljen e Shqiptareve si etni me vete ne Epir dhe ne te gjithe Shqiperine Etnike. Epiri ne keto kohe krizash te shekullit te 14te gjendet ne nje fushebeteje te madhe ku princa Serb, Vlleh, Grek e Latin u gjenden perballe Shqiptareve te cilet pas renies se despotizmit Bizantine filluan qe te tregojne identitetin e tyre te vecante si pasardhes te Ilireve. Despote Greke si Nikofori ne keto kohe ishin nga ata qe do te eleminoheshin nga Shqiptaret clirimtare. Shqiptaret gjate fundshekullit te 13te dhe te 14te do te gjendeshin derin ne Peleponez (apo More) e Thesali ku ata do te ishin mercenare per sunduesit Latine, apo ne shume raste ata do te punesoheshin edhe ne shtetin Osman, pertej Bosforit.

Ne valen e clirimeve Shqiptare te trojeve te tyre neper Epir gjate shek. 14, Shqiptaret u ndeshen me sundimtaret Serb si Simeon Uroshin, Thoma Preljubovicin etj., qe mbanin nen pushtim qytete Shqiptare si Janinen etj.. Familje Shqiptare si ajo e Shpatajve ne Angjelokaster apo e Loshajve ne Arte ishin nga ato familje qe bene emer ne keto kohe.

Familja e Shpatajve, nen udheheqjen e Gjin Bua Shpates ishte nje nga familjet qe pa hapjen me te madhe territoriale qe Shqiptaret pane ne Epirin e Jugut gjate shekullit te 14, ku kjo familje u shtri qe nga Arta e deri ne Gjirokaster. Ndaj ketij ekspansioni Shqiptar, Grekerit, Napolitanet, Serbet etj kryen aleanca te ndryshme per te thyer rrezistencen Shqiptare, por Shqiptaret nen udheheqjen e Gjin Bua Shpates, Zenevishteve etj dolen fitimtare si ne shembullin e rrethimit te qytetit te Artes me 1379, kur Shqiptaret nen udheheqjen e Gjin Bua Shpates munden qe te dalin fitues kunder forcave Greke, Serbe e Latine.

Pasiqe Shqiptaret prej shekujsh kishin patur te impozuar mbi vetet e tyre fe sa nga Roma e Kostandinopoja, dalja e familjeve Shqiptare te lira ne skenen nderkombetare i beri ato familje qe te jene ne kerkim te identitetit te tyre fetar, pervec atij rracor qe ata gjeten ne keto kohe lirie. Familje si ajo e Topiajve ne Shqiperine e Mesme, Muzakajve etj shpesh pane qe te nderrojne fene e tyre nga ortodoks ne katolike, kjo sipas interesave te kohes dhe konspiracive apo kercenimeve qe atyre iu vinin nga Bizanti, Venecia dhe Roma.

Pas vdekjes se Gjin Bua Shpates i cili per 25 vjet (1374-1399) i mbrojti tokat Shqiptare qe nga Arta e deri ne Akarnanine nga sulmet Serbe, Greke apo Latine, Shqiptaret ne kryeqytetin e Epirit, ne Arte kaluan nen pushtetin e vellait te Gjinit, Sguro Buo Shpates, i cili e humbi pushtetin e tij ndaj sulmit qe nje vllaho-bullgar i quajtur Bokoi kreu ndaj Artes. Por pas pak kohesh Shqiptaret arriten qe te marrin serisht pushtetin e tyre ne Arte nen udheheqjen e djemve te motres se Gjin Bua Shpates, Irenes, Muriki dhe Yakub Shpates ku i fundit kishte pranuar fene Islame prej kohesh dhe kishte vene emer Musliman.

Ne kohen kur vellezerit Murik dhe Jakub erdhen ne pushtet ne Arte, ne Janine, familja Italiane e Tokove prej shume kohesh vazhdonte qe te ishte ne pushtet dhe te ushtronte aktivitet armiqesor kunder Shqiptareve. Qe ne kohe te Gjinit Shqiptaret u ndeshen me Kryqtaret Hospitallers te cilet luftuan per Italianet e Janines, Vonices dhe Leukeas. Me kete familje Latine fisi i Shpatave do te luftonte ne 16 vitet e ardhshme, ku ne raste krizash kusherinjte e vellezerve Murik dhe Jakub, si ne rastin e Paul Shpates me 1405, do te kerkonin ndihmen e Osmaneve kunder Latineve.

Lufta e Shqiptareve ne Epir vazhdoi gjate shekullit te 14 dhe 15te nen udheheqjen e Murik Shpates, i cili rrezistoi kunder Latineve deri ne fillim te viteve 1410.

Pas vdekjes se tij, ne pushtet ne Principaten e Artes erdhi i vellai i Murikut, Jakub Shpata, i cili si Musliman qe ishte me fe, perben ndoshta nga Princat me te hershem Shqiptare Muslimane ne historine e njohur Shqiptare.

Udheheqja e Jakub Shpates pati nje mbeshtetje te madhe mes Shqiptaresh sidomos fisit te Shpatave, Alkadit, Mallakastrioteve etj.. Pakicat fanatike Greke ne Arte dhe ne qytetet ku Shqiptaret jetonin ne Epir ishin ato qe nuk e kishin ne sy te mire liderin e tyre Musliman Shqiptar.

Pas shume betejash mes familjeve Shqiptare te kohes me ato Latine e Greke nen Karlo Tokon ne Epir, me Tetor 1416 gjate nje beteje kunder nje keshtjelle ne Vobliane, Jakub Shpata u fut ne kurth nga Grekerit e keshtjelles (keshtjellari quhej Papadhopulos) ne fjale qe e genjyen Jakubin per numrin e ushtareve grek e latine qe ishte ne keshtjelle, dhe me ne fund e vrane Jakubin dhe shume ushtare te tij.

Vrasja me pabesi e Jakub Shpates coi ne renien e famlijes se Shpatave dhe ne te njejten kohe ne renien e nje prej Principatave me te hershme Shqiptare ne historine tone te njohur kombetare, qe ne te njejten kohe ishte e udhehequr nga nje Musliman, shume kohe perpara ardhjes se Turqve. Familja e Shpatajve e cila mbante akoma Arten dhe shume qytete ne Epir, pas rrethimit qe Karlo Tokko i beri Artes dhe vdekjes se Jakubit, coi te emen e tij Irena Shpaten, te vejen dhe te vejen e vellait te Jakubit te dorezojne Arten ndaj Latineve dhe te sjelli ne largimin e shume Shqiptareve nga Arta.

Ndersa shume familje Shqiptare te shekullit te 14te ishin ne pikepyetje ne lidhje me identitetin e tyre fetar, dhe e nderronin fene per hire te interesave te fuqive perreth, nje fakt interesant na tregon se disa familje apo zoterime Shqiptare ne Iliri dhe Epir qe ne shekullin e 14 shihen si adoptues te fese Islame, edhe pse Turqit ishin shume larg nga ardhja ne Ballkan dhe ne trevat Shqiptare. Shembuj si familja e Hoxha Zakarias ne Veri te Shqiperise (qe sebashku me familje te tjera Shqiptare si ajo e Gjergj Dukagjinit, Dhimiter Jonimes, Kostandin Balshes (ne Kruje) etj. mbeshteten Turqit ne betejen e Kosoves kunder pushtuesit Serb dhe me pas ne Anadoll ne luften e Bajazidit kunder Tamerlangut), apo e familjes se Shpatave ne Jug te Shqiperise, qe pranuan Islamin si fene e tyre, na tregojne se feja Islame ka ardhur mes Shqiptaresh shume kohe perpara ardhjes se Turqve dhe perpjekjet e shume qarqeve kryqtare per ta treguar Islamizimin e popullit tone si nje 'detyrim nga turku' bien poshte fare qarte nga keto konvertime lideresh Shqiptare qe ne kohet kur Turqit nuk kishin pushtuar trevat Shqiptare ne fjale. Pasja e liderve fisnor Shqiptare ne zotesime te fese Islame qe ne kohet para-Osmane, na tregon se Islamizimi mes Shqiptareve ka ardhur si pasoje e punes misionare te predikuesve Islam, te cilet pas konvertimit te liderve Shqiptare si Jakub Shpata, padyshim qe kane cuar ne pranimin masiv te Islamit edhe nga masat e gjera Shqiptare, qe ne shekullin e 14te, pra shume vite perpara ardhjes se pushtetit Osman ne trevat Shqiptare te Ballkanit.



Autor: Abedin RAKIPI

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...