Feministet e sezonit turistik, pa koklavitje!!!



"Feminizmi është një lëvizje politike për t'i dhënë fund seksizmit" - thote Sead Zimeri dhe Zana Avdiu, (ne artikullin e fundit tek Expressi).

Mirepo, nje person seksist (by definition) eshte dikush qe diskriminon ne baze te gjinise dhe zakonisht -vetem zakonisht- diskriminojne grate.

E thene ndryshe, pavaresisht se gruaja ne perkufizimin Feminist (4th wave) eshte cdo kush qe ia ka qefi te jete grua, me dhe pa penis, dhe pertej te jashtezakonshmes, ku seksisti diskriminon nje burre, qe s'ka rendesi nese ai ka apo s'ka penis, lufta feministe -sipas Zimerit dhe Avdiut- eshte personale qe ka te beje me lirine e gruas (me ose pa penis) per te arritur barazine me burrin (gjithmone me apo pa penis). Eshte nje lufte qe sjell dhimbje dhe vuajtje -shprehen- sepse ne dhimbje dhe vuajtje ka dinjitet dhe integritet.

Nuk e di se sa e dinjitetshme dhe se sa integritet ka nje levizje qe mbeshtet eksperimentet transgjinore me femije, qe u bllokon pubertetin me perdorimin e Lupron (Leuprorelin) qe eshte nje version i prodhuar i nje hormoni qe perdoret per te trajtuar kancerin e prostates, kancerin e gjirit, endometriozen, fibroidet e mitres dhe pubertetin e hershem, per te kryer 'TREDHJE' kimike te perdhunuesve.

Feminizmi ku gjithecka rrotullohet jo rreth qenies njerezore, por vetem rreth gruas ne ishullin e Afroditeve, e cila edhe pse mund te jete "e privilegjuar, pa dyshim, -thote Zimeri dhe Avdiu- jane me pak të shtypura se grate e paprivilegjuara, grate e varfra, por mos gaboni qe si grua, 'TE GJITHA' jane te shtypura".

Kjo nenkupton se s'ka rendesi se si shoqeria e trajton varferine, e rendesishme eshte qe te perfitohen privilegje sipas varferise dhe ketu konsiston metesia e trajtimit dhe dalja ne pah e "revolucionit" feminist, tek perfitimi i privilegjeve, ose e thene ndryshe te drejta ekstra.

Pra, nuk ka lidhje me cfare synohet (by definition) "luftes" per te drjetat, apo barazise, sepse sipas Zimerit dhe Avdiut "edhe bashkëshorti i saj është produkt i të njëjtit mentalitet patriarkal që shtyp gratë" -pa perjashtim- "ai nuk është i ndryshëm nga burrat e tjerë të shoqërisë", burrat e mire "shtypin edhe në mirësinë e tyre, në dashurinë e tyre duke infantilizuar personalitetin tuaj".

Ja ketu fillojme me tjetersimin, biles lloji i kesaj "granie" mund te kete pakenaqesi seksuale edhe te pozicioneve te aktit seksual, biles edhe te dominimit te burrit gjate aktit seksual, biles biles mund te duket edhe e papranueshme penetrimi ne vagine, sepse fundja fundit ne folklorin patriarkal te shoqerise shqiptare "ta ka fut", ose sic do te thoshte Zimeri dhe Avdiu: "Burrat nuk shtypin sepse janë të këqij. Ata shtypin sepse kanë fuqinë për të shtypur".

Dhe "fuqia per te shtypur" ketu nuk behet fjale per shtypje fizike, aspak, sepse dashje padashje, Zimeri dhe Avdiu promovon paaftesine e gruas per te arritur ne nje perfundim rracional, sepse te dy sebashku nuk besojne se nje grua ka aftesite e duhura per te kuptuar realitete te atij lloji qe nuk iu pelqen feministeve. Me teper se kaq, si ato grate e lemshit tjerres krahasojne bashkeshortet perkates me burra te tjere dhe fundi i kesaj qasjeje te berrgatë konkludon ne "Ne nuk besojmë se jeni bindur racionalisht".

Pra do te duhet qe ne nje menyre apo ne nje tjeter t'u qajme hallin dhe problemin qe feministet kane me besimin e tyre kur u fiket llampa e udhezimit feminist ne gjokset e grave, sepse sipas tyre vetem fundi kulmor i teorise feministe eshte fundi i luftes.

Sigurisht qe, grate jane te shtypura dhe te diskriminuara ne shoqerine tone shqiptare, por kjo s'do te thote se Feminizmi eshte shpetimitari, pikerisht per shkak te utopise feministe (lexo Benhabib) ne njeren ane dhe distopise ne anen tjeter qe e vendos gruan ne nje pozite te papozite dhe ne nje pozicion te papozicionuar.



Autor: Alban CULI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...