Masakrimi dhe Plackitja e Muslimaneve te Taifit



Kur dijetaret e Ehli Sunnetit ja mbyllen gojen Vehabive ne 1210 hixhri (1796), dijetaret e Mekkes pregatiten dhe nenshkruan nje deklarate e cila permbante ajetet dhe hadithet qe tregonin qe shtegu Vehabit ishte i ndryshem prej atij Islam. Qe ishte nje kurth i fshehte i pregatitur prej armiqve te Islamit, per ta shkaterruar kete te fundit prej Brenda. Tre Vehabistet te cilet u penduan prej besimit te tyre e miratuan kete dokument. Kopje te kesaj deklarate u derguan ne te gjithe vendet Islame.

Disa Vehabist nga Mekka shkuan tek Abdul Azizi, sundimtari i Darijjes dhe i thane qe perfaqesuesit nuk munden t'i refuzojne dijetaret e Mekkes dhe qe nje deklarate ku thuhej qe sitemi Vehabist i te besuarit dhe praktikuarit ishte ne kundershtim me fene Islame ishte shperndare ne te gjitha vendet Islame. Abdul Aziz ibn Muhamed ibn Saud dhe pasuesit e tij nuk mund t'i duronin dot muslimanet e Mekkes dhe e sulmuan qytetin e shenjte ne vitin 1215 hixhri. Princi i Mekkes, Sherif Galib ibn Mus'ad ibn Said Efendi i rezistoi sulmit. Shume gjak u derdh prej te dyja paleve.

Sherif Galib Efendiu nuk i lejoi te hyjne ne Mekke, por fiset arabe rreth Mekkes pranuan Vehabizmin. Mes dy Barameve te te njetit vit, Saudi dergoi nje ushtri drejt Taifit. Ushtria barbare e perbere prej beduinesh e shtypi dhe masakroi popullsine muslimane te Taifit, grate e femijet, (per nje pershkrim te detajuar te kesaj masakre pa precedent shiko "Khulasat el Kelam", shkruar prej Ahmed ibn Zeini Dahlani atekohe mufti i Mekkes e ribotuar ne Stamboll 1395/1975 e po ashtu "Tarikhi Vehabijen", shkruar prej Ejub Sabri Pasha, Stamboll 1296/1879).

Torturat ndaj muslimaneve te Taifit perfshine grate dhe femijet. Keto u urdheruan prej nje kusari mizor me emrin Osman el Mudajiki. Ky dhe Muhsini ishin te derguarit e Sherif Galib Efendiut ne Darije. Keta ishin derguar si negociator per riperteritjen e traktatit qe ndalonte Vehabistet te rrethonin Medinen e shqetesonin muslimanet e atjeshem. Hipokriti Osman El Mudajiki ishte spiun i Vehabijeve prane Sherif Galib Efendiut i cili ia mbushi mendien edhe Muhsinit duke i premtuar ketij te fundit shume avantazhe. Kur mberriten ne Darijje keta te dy iu dorezuan ibn Saudit duke i premtuar besnikeri. Ibn Saudi i bindur per devotshmerine e ketyre te dyve, ju dha komanden e kusareve. Kur mberriten ne vendin e quajtur Abila, prane Taifit, i cuan lajm Sherifit te Mekkes ku thuheshe qe ibn Saudi dhe ata te dy -tradhtaret- e mohonin vlefshmerine e traktatit se paqes dhe qe ibn Saudi po pergatitej t'i binte Mekkes.

Sherif Galib Efendi i dergoi nje leter ku i keshillonte me fjale te urta, por Osman mizori qe ishte armik i Islamit e beri letren copa copa. Po ashtu i sulmoi lametaret e derguar prej Princit dhe i mundi. Sherif Galib Efendiu u terhoq ne brendesi te forteses se Taifit dhe mori masat per mbrojtje. Kusaret Vehabiste e ndertuan kampin e tyre ne Malis prane Taifit. Kjo ndodhi ne fund te muajit Sheval 1217 hixhri (1802), i kerkuan ndihme edhe princit te Beesha Selim ibn Shakbanit i cili kishte nje zemer guri plot urrejtje ndaj Islamit. Ishin rreth 20 sheike te shkretetires e secili kishte me vete rreth 500 bandite plus 1000 kusareve te Selimit.

Nen udheheqjen e Sherif Galib Efendiut (rahmetullahi alejhi), burrat e Taifit trimerisht u ndeshen me kusaret ne Malis. 1500 bandite e kusare te Selim ibn Shakbanit u prene nga shpataret e Taifit. Selimi dhe ata qe i mbeten ia mbathen prej aty. Rruges u bashkuan me forca te tjera dhe u kthyen ne Malis. E grabiten vendin. Sherif Galib Efendiu shkoi ne Xhidde per te kerkuar ndihme ushtarake. Shumica e Taifianeve u rikthyen ne fortese ku ishin grumbulluar popullsia gra burra femije e pleq sebashku me mall e gje. Disa here i thyen sulmet e kusareve, por kur e pane qe atyre vazhdonin tu vinin ndihma, ngriten flamurin e bardhe dhe pranuan te dorezohen. Pranuan te dorezohen me kusht qe jeta dhe pasuria nuk do u prekej.

Kur pane flamurin e bardhe mbi fortese derguan nje perfaqsus qe te hetonte situaten ne fortese. Kete te fundit Taifasit e ngjiten me litar nga muri pa e hapur deren, "mblidhni te gjithe pasurine qe keni dhe dorezohuni nese doni te shpetoni jeten", i tha i derguari i banditeve te Darijjes dhe fiseve perreth. E gjithe pasura u mblodh ne nje vend me ndihmen e nje muslimani me emrin Ibrahim, "kjo nuk mjafton" tha i derguari, "nuk mund t'ju falim per kaq pak. Duhet te sillni akoma! Me shkruani ketu emrat e atyre qe nuk japin! Burrat jane te lire te shkojne ku te duan, grate dhe femijet do vihen ne pranga".

Edhe pse ata e luten te ishte me i bute ai e shtoi agrisivitetin dhe vrazhdesine. Ibrahimi, duke mos mundur ta mbaje me veten e goditi ne gjoks me nje gur te madh dhe e vrau. Nderkohe Vehabistet sulmuan nga jashte. U zbrapsen nje here nen bresherine e plumbave dhe gjyleve, por shpejt u kthyen dhe i shperthyen dyert e forteses. Vrane cdo burre, grua e femije qe pane deri dhe femijet ne djep. Rruget u shnderruan ne lumenj gjake. I plackiten te gjitha shtepite duke vjedhur, thyer e djegur deri ne perendim.

Shtepite e gurit ne anen lindore te forteses nuk kishin rene akoma ne duart e Vehabive e keta te fundit pasi i bombarduan me nje bresher plumbash i bene thirrje te dorezohen. "Ju falim", thirri njeri prej tyre, "jeni te lire te shkoni ku te doni se bashku me grate dhe femijet", e megjithate banoret e atyre shtepive nuk u dorezuan. Nderkohe Vehabistet i mblodhen banoret e cilet ishin nisur te shpernguleshin, ne nje koder. I rrethuan keto familje muslimane ku shumica ishin gra e femije e i lane te vdesin nga etja e urija per plot 12 dite. I torturuan duke i goditur me thupra dhe gure. I therrisnin nje nga nje e teksa i rrihnin i pyesnin: "Ku i keni fshehur florinjte?". Atyre qe iu luteshin per meshire ju thonin: "Dita e vdekjes po te afrohet".

Ibn Shakbani, pasi nuk mundi t'i beje te dorezohen shtepite e gurit ne anen lndore te forteses per 12 dite rresht, ju premtoi jeten atyre qe do dilnin nga shtepite e do dorzonin armet. Muslimanet u binden dhe dolen, vetem per t'iu lidhur duart pas shpine e per tu terhequr zvarre atje ku pjesa tjeter po torturohej. 367 burra sebashku me grate dhe femijet u vune ne shpate te ajo koder. Allahu i meshirofte! Trupat e pa jete te martireve u lane mbi toke per 16 dite, ku egersirat dhe zogjte i deformuan duke u ushqyer me mishin e kufomave. Pasurite qe plackiten i mblodhen prane deres kryesore te fortese dhe pasi ndane nje te pesten per ibn Saudin, pjesen tjeter e shperndane mes vetes.

Vehabistet grisen kopje te Kur'anit, libra te hadithit e libra te tjere qe i gjeten neper shtepi, xhami, e bibloteka e i hodhen neper rruge. Me kapaket e lekures, zbukurar me ar te Kur'aneve e librave te tjere bene sandale e i veshen ne kembet e tyre te pista. Ne ato kapake lekure kishte te shkruara ajete. Fletet e librave te grisur perdhe ishin aq shume sa nuk kishe ku te shkelje. Edhe pse ibn Shakbani kishte urdheruar kusaret qe Kur'anet mos griseshin, baniditet Vehabit, beduinet analfabet qe nuk e njihnin Kur'anin grisen c'gjeten e shkelen dhe perdhosen kudo. Nga gjith ai arsenal dije shpetuan vetem tre kopje te Kur'anit dhe nje e Sahihut te Bukharit. Mrekullisht moti i qete gjate kohes se pushtimit te Taifit, i la vendin nje stuhie ere e cila mori me vete te gjitha fletet e librave te shperndara neper toke. Shume shpejt rruget u pastruan e asnje nuk e mori vesh se ku shkuan gjithe ato flete te shkruajtura librash.

Nen diellin e nxehte, kufomat e martireve u dergjen mbi koder per 16 dite rrjesht. Vendi u qelb ere prej kufomave qe dekompozoheshin. Muslimanet iu luten me lot ibn Shakbanit qe t'i lejonte te varrosnin te afermit e vdekur. Se fundi ai pranoi dhe njerezit germuan dy gropa te medha e aty varrosen trupat e baballareve, gjysherve, te afermve dhe femijeve e i mbuluan me dhe. Nuk kishte kufome qe te mund te njihej. Prej disave kishte mbetur vetem gjysma ose cereku nderkohe qe pjesen tjeter e kishin ngrene egersirat dhe zogjte grabitqare. Edhe pjeset e trupave te shperndara nga kafshet u lejuan te varrosen sepse ere e keqe shqetesonte Vehabistet. Muslimanet edhe keto pjese te ndara nga trupat i varrosen me kufomat ne dy varret kolektive te germuara me ate rast.

Pasi prene e prene mjaft musliman, ja moren pasurite e i ndane mes vetes, banditet shkaterruan totalisht varret e sahabeve fisnike, evlijave dhe dijetareve te varrosur ne Taif. Maskarenjte deshen te germojne varrin e Abdullah ibn Abbasit, nje prej sahabeve me te dashur te Pejgamberit a.s., te nxjerrin kufomen e ta djegin. Kur nisen te germojne, prej varrit doli nje arome e mire e banditet u friksuan. Thane: "ketu prehet nje shejtan i madh". Perdorim dinamit s'kemi pse humbim kohe me lopata. Edhe pse shperndane mjaft puder e u perpoqen disa here dinamiti nuk shpertheu e kusaret u larguan. Ky varr u la rrafsh me dheun per disa vjet deri sa Sejid Jasin Efendi i ndertoi nje sarofag te bukur permbi qe ta mbronte ate varr prej te haurruarit.

Osman Mdajiki dhe ibn Shakbani po ashtu urdheruan qe xhamiat dhe medresete duhet te shkaterroheshin sebashku me varret. Jasin Efendiu, nje dijetar i Ehli Sunnetit, tha: "Pse doni te shembni xhamite te cilat jane ndertuar qe muslimanet te fallen? Doni te shembni xhamine vetem per varrin e Abdullah ibn Abassit r.a.? Po ju them qe varri i tij eshte jashte xhamise se madhe e per kete arsye nuk ka pse ta prishni xhamine", Osman Mudajiki dhe ibn Shakbani heshten. Muatu, nje zindik mes tyre u hodh e tha idiotizmin qe vijon: "Cdo gje e dyshimte duhet te asgjesohet", Jasin Efendiu e pyeti: "A ka ndonje gje te dyshimte sa i perket xhamive?", gomari nuk diti c'te thoshte. Pas nje heshtje te gjate Osman Mudajiki tha: "Nuk jam dakort me asnjerin prej jush. Shkaterrojeni varrin. Xhamine mos e prekni!".



Perktheu dhe Pershtati: Halef ibn Selef

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...