Vehabizmi u shpërnda me kërkesë nga Perëndimi



Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman ka dhënë për herë të parë detaje në lidhje me mbështetjen e mëparshme që Arabia Saudite i ka dhënë përhapjes së Vehabizmit, transmeton albeu.com.

Në një intervistë për Uashington Post ai ka thënë se gjatë luftës së ftohtë Perëndimi i ka kërkuar Arabisë Saudite të investojë në përhapjen e kësaj rryme si një përpjekje për t'i parandaluar vendet muslimane që të ndikoheshin nga Bashkimi Sovjetik.

E megjithatë sipas Princit Liberal tashmë kjo rrymë ideologjike nuk mbështetet nga qeveria por ka pranuar se shumë nga fondacionet e tyre kanë bazë Saudite, transmeton albeu.com.

Ndërkaq ai ka mohur pretendimet se ka zhvilluar një takim të fshehtë me Këshilltarin e Donald Trump, Kushner, nga i cili ka marrë mbështetje për reformat dhe luftimin e korrupsionit që po ndodhin në Arabinë Saudite.



Përgatiti: albeu

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...