Sjellja e vendimit për shkatërimin e shtetit osman



Shteti i Osmanlinjve, përkundër gjitha problemeve dhe mynxyrave me të cilat gjatë shekullit 18 ajo ballafaqohej, si dhe kur misionarët dhe agjentët anglez e filluan aktivitetin e tyre, ishte shteti më i madh dhe më i fortë mysliman. Në të njëjtën kohë, ajo përfaqësonte, mbrojtjen dhe përkrahjen e drejtimit të ehli-synetit. Në anën tjetër, Irani përfaqësonte dhe trashëgonte drejtimin e shiizmi-t.

Meqenëse shteti i Osmanlinjve ishte më i madh se Irani, atëherë ajo u zgjodh për cak të parë. Ministria Angleze për kolonizim sjelli dekretin në të cilën thuhej se shtetin Osman duhet shkatërruar gradualisht në një periudhë kohore prej një shekulli.

Shkatërrimi i shtetit Osman ishte shkaktari i vërtet i dërgimit të një numri të madh të misionarëve dhe spiunëve të cilët ishin aftësuar në kryerjen e obligimeve të tyre, anë e mbanë territoreve që ishin nën administratën osmane. Për realizimin e qëllimeve të shtruara nuk kurseheshin as paratë as mjetet tjera të nevojshme.

Misionarët dhe spiunët dhanë të gjitha prej veti për të qenë sa më afër zyrtarëve të lartë shtetëror, që t'i shohin se në ç'mënyrë ata e kalojnë jetën dhe si udhëheqin me punët shtetërore.

Në lidhje me këtë misionari dhe spiuni Hatirati Hempher në librin e tij "Agjentët Anglez nëpër vendet islame", mes tjerash shkruan: "Në vitin 1871 [*], Ministria Angleze për kolonizim më caktoi përgjegjës për spiunim në Egjipt, Irak, Hixhaz dhe qendrën e Kalifatit Stamboll. Mua më dhanë për detyrë që ta dobësoj forcën e myslimanëve dhe të grumbullojë sa më tepër informata në lidhje me kolonizimin e tyre. Asokohe ma dhanë në shfrytëzim një regjistër-drejtues në të cilën gjendeshin emrat e të gjithë ministrave, komandantëve dhe kryekomandantëve, zyrtarëve të lartë, ulemave dhe të krye parëve të fiseve të cilët në atë kohë kryenin detyra të larta dhe gjendeshin në pozita të rëndësishme anë e mbanë shtetit Osman".

Këta misionar dhe spiun të gjitha situatat dhe ngjarjet i kthenin për interesa të veta, natyrisht se këto i arrinin duke fut përçarje në mesin e myslimanëve dhe duke i përkrah të gjithë ata që me çfarëdo mënyre ishin opozitë e shtetit Osman.

Hemherin që e cekëm më lartë në kujtimet e veta shkruan edhe këtë: Kryetari i bashkësisë së misionareve në Londër kishte deklaruar: "për tu na mundësuar që ne anglezët të jetojmë në harmoni dhe prosperitet, gjithsesi duhet që në mesin e myslimanëve na ta mbjellim farën e ngatërresave dhe të hipokrizisë. Po ashtu, neve na duhet që sa më tepër ta vejmë në theks dallimin e cila ekziston në mesin e myslimanëve. Do të fusim ngatërresa në të gjitha vendet e shtetit osman, në atë mënyrë që ajo të shkatërrohet. Nëse ne, këtë nuk mund ta bëjmë, atëherë si popull i vogël që jemi si do të arrijmë të jetojmë në harmoni dhe prosperitet. Për këtë arsye z. Hempher mos u kthe prapa, për deri sa nuk arrin që botës islame dhe myslimanëve tua futsh flakën e ngatërresave dhe të çrregullimeve tjera si bie fjala ti sjellësh ata në një gjendje ku dominojnë fraksionet e mosmarrëveshjeve dhe të konflikteve. Shteti osman dhe Irani po kalojnë nëpër fazën e dekadencës, dhe çdo ditë e më tepër janë duke u dobësuar. Prandaj për aq sa ke mundësi, përpiqu që popullin e thjeshtë ta orienton kundër pushtetit dhe kundër atyre që u sillen rreth e rrotull. Dhe assesi mos haro që të gjitha revolucionet dhe kryengritjet në historinë njerëzore kanë lind si pasojë e mos kënaqësisë së popullatës së rëndomtë, ndaj atyre që sundojnë me ta. Kudo që të gjendesh fol, për ngatërresat dhe fraksionet. Dhe drejtoje njërin kundër tjetrit!".

Dallimi kryesor në mes myslimanëve qëndron në relacionin syni dhe shii, ndërsa misionarët duke i shfrytëzuar këto dallime bënë që ato dyja të kthehen njëra kundër tjetrës, (Osmanlinjtë kundër Iranit dhe anasjelltas), duke e dëshiruar konfliktin e drejtë për drejtë të tyre mes veti. Kryetari i bashkësisë së misionarëve dhe të spiunëve në lidhje me këtë theksonte: "Nëse ti arrin të iniciosh që në botën islame të filloi grindja dhe konflikti në mes synive dhe shiive, do t'i bësh nderin dhe respektin më të madh Britanisë së Madhe", (këto fjalë i drejtohen spiunit dhe misionarit Hempher që e cekëm më lartë, SH.V.).

Në vijim sipas fjalëve të Hempherit do të shohim se sa rëndësi të madhe i kanë kushtuar konfliktit në mes të synive dhe shiive: "Një ditë në një mbledhje të klerikëve, theksova sikur të kishin pakës mend myslimanët ishte dashtë që këto ndasi në mes synive dhe shiive t'ia lënë së kaluarës, ndërsa të fillojnë të punojnë në drejtim të bashkimit të tyre". Ndërsa kryetari duke mu drejtuarit me kë to fjalë më ndërpreu shumë ashpër: "detyra juaj është ti fryni zjarrit të përçarjes e jo tu tregosh atyre si të bashkohen".


Divergjencat dhe dallimet në mesin e myslimanëve u renditën në këtë mënyrë:

1. Ndasitë fisnore,
2. Lokalizimet, dallimet rajonale,
3. Dallimet fetare,
4. Nacionalizmi.


Çdo gjë flijohej për realizimin e interesave Angleze dhe të krishtere. Si thamë edhe më lartë, se qëllimet themelore të aktiviteteve spiuno-misionare ishin realizimi i interesave Angleze dhe të krishtere në tërë botën. Sipas tyre, këto qëllime do të arriheshin vetëm me një mënyrë-shkatërrimin e islamit.

Në mbledhjen e Ministrisë për kolonizim në të cilën morën pjesë ministrat e mëdhenj dhe klerikët më të njohur të Londrës dhe Anglisë, njëri prej folësve, duke i përsëritur vendimet e marra deklaroi: "Bëhuni këmbëngulës dhe të durueshëm në zbatimin e detyrave të juaja. Veç tre shekuj krishterimi gjendet në një kaos dhe çrregullim total. Dëboni jo besimtarët nga vendet ku ka jetuar Isusi (Isa a.s. Sh. V.). Ne medoemos duhet të bëjmë çmos dhe t'i përdorim të gjitha mjetet në mënyrë që të arrihen qëllimet e realizimeve tona në mesin myslimanëve, e veçanërisht nëpër qendrat e mëdha. Për realizimin dhe ngadhënjimin e fitores mos nguroni të shfrytëzoni të gjitha potencialet e juaja, flijohuni për këtë. Për këtë çështje ne duhet të jemi të gatshëm. Ndoshta këto qëllime tona do të zgjasin me shekuj, por ajo nuk paraqet kurrfarë dëmi. Prindërit punojnë për fëmijët e tyre".


Organizohen konferenca për çështjen e kolonizimit

Aktivitet e misionarëve dirigjoheshin dhe udhëhiqeshin nga qendrat më të larta kishtare të përmasave botërore. Të gjitha qëllimet e tyre bashkoheshin në një pikë-të shkatërrohet shteti i fundit dhe më i madhi mysliman, që ne përsëri ta marrim Stambollin në duart tona. Në njërën prej këtyre konferencave që ishin organizuar për këtë qëllim, Hempheri në vijim shkruante: "Me një rast tjetër në Ministrinë për kolonizim u organizua një konferencë në të cilën murrën pjesë përfaqësuesit e lartë të Rusisë, Britanisë së Madhe dhe Francës. Në konferencë ishin të pranishëm liderët fetar dhe njerëz nga udhëheqësit e lartë kishtar, si dhe personalitete tjera të njohura dhe të rëndësishme. Në këtë konferencë po ashtu edhe unë isha prezent, por ishte pasojë e një kënaqësie dhe argëtimi të rastësishëm. Tema për të cilën u diskutua në këtë konferencë ishte: Kolonizimi i vendeve islamike dhe pengesat që na paraqiten në këtë rrugë!".

Në fund të konferencës u arrit ky konkludim: "Si do qoftë, dhe çfarëdo që kërkohet, ne duhet gjithsesi që forcën e myslimanëve ta shkatërrojmë, ndërsa metoda më e lehtë për këtë është që të futen grindjet dhe konfliktet fraksioniste të cilat duhet t'i prodhojmë dhe t'i përkrahim. Për ta dobësuar fenë në mesin e myslimanëve, duhet shfrytëzohen të gjitha mjetet. Kur tua nxjerrim fenë, atëherë do t'i bëjmë të krishterë në mënyrë të njëjtë siç kemi veprua në Andaluzi (Spanjë)". Më këtë qëndrim armiqësor ndaj myslimanëve dhe islamit, krishterët me shekuj qëndruan galiç dhe të mallëngjyer për hakmarrje. Hempheri në librin e tij tejet haptazi dhe qartë shkruante: "Tani myslimanët gjenden në krizë, sepse janë duke kaluar nëpër fazën e dekadencës. Dhe kjo është koha më e përshtatshme që të hakmerremi".


Politika kolonialiste Angleze përqendrohej në dy paragraf:

1. Në vendet të cilat janë akoma koloni Angleze, apo në ato vende ku ende gjenden gjurmët e fuqishme të kolonializmit Anglez, duhet të zbatohet kultura politike Angleze dhe të zhvillohen ndjenjat e përkatësinë së kurorës.
2.
Ato vende të cilat nuk gjenden nën kolonin Angleze duhet përgatitur planet dhe programet për kolonizimin e tyre.


Vegla e kolonializmit-imoraliteti

Imoraliteti ishte njëra nga armët më të forta të cilën bota imperialiste perëndimore e shfrytëzoi për të sjellë botën myslimane në gjendje koloniale. Çdo gjë u ndërmor që imoraliteti dhe e keqja të shpërndahen në të gjitha anët. Për këtë çështje u shfrytëzuan femrat, të cilave u dhanë petkun "e një veshje speciale" në mënyrë që sa më shumë t'ua tërheqin vëmendjen meshkujve për punë të ndyta dhe imorale. Ministria e kolonizimit Anglez misionarët dhe spiunët e vet, nëse paraqitet nevoja i urdhëronte, të bëhen edhe homoseksual.


Shtetet vasale marionete

Në këtë mënyrë këto lloje të shteteve ishin ndihmëtare më të mëdha të imperializmit anglez. Në këto shtete kultura Angleze përhapej nëpërmes disa funksionarëve shtetëror të cilët duke i ndihmuar projekteve imperialiste i realizuan disa interesa personale të niveleve të ulëta me çka arritën përfitime materiale. Nëse një vend bie nën ndikimin kulturor të një vendi tjetër, atëherë ajo i humb veçoritë dhe identitetin kulturor të sajën. Shteti i takon atij kultura e të cilit është superiore, dhe dominuese. Për këtë çështje Anglia ishte e vetëdijshme dhe mu për këtë ajo të gjitha aktivitetet e saja i realizoi në këtë rrugë me këtë njohuri.

Në lidhje me këtë Hempheri shkruante: "Nëpër disa shtete në shikim të parë, duket se qeveria është në duart e njerëzve vendorë. Por, dhe në të vërtet, ajo që sundon në ato vende është politika koloniale e cila i realizon qëllimet e veta. Shumë pak mbetej që vendet myslimane të këtij lloji të bëhen plotësisht të lidhura dhe të varura nga Anglia".Në vende të këtilla myslimane misionarët i shfrytëzojnë dobësitë e myslimanëve dhe vazhdimisht i mbajnë me dallime fraksioniste, që në këtë mënyrë vazhdimisht myslimanët t,i mbajnë të përçarë. Kur këto përçarje dhe ndasi arin në maje të saj atëherë shteti veç e nënshkruan dorëzimin me çka edhe shndërrohet në vend kolonialist.


Arma që i stoponte misionarët

Nuk ka dyshim se këta misionar-agjent gjatë veprimtarisë së tyre janë ballafaquar me pengesa dhe vështirësi të shumta. Ato probleme dhe pengesa të cilat ata i kanë parapa gjatë aktivitetit të tyre.


Hempheri kështu i rendit:

1). Besnikëria dhe zgjuarsia e myslimanit të rëndomtë ndaj fesë, për dallim nga njerëzit që bartin funksione shtetërore. Është e mundur të thuhet për një mysliman mesatar që në çështje të akaidit, postulateve fetare pa kurrfarë probleme dhe mundime mund të garojë me klerikun e krishterë. Ata kur nuk do ta lëshojnë fenë e tyre. Kjo është njëra prej armëve drejtuar kundër nesh.
2). Sikurse që e kemi vërejte gjatë historisë, islami është fe e lirisë dhe barazisë. Mu për këtë myslimani i vërtet kur nuk mund ta pranojë robërinë. Grupit të tillë të myslimanëve në asnjë mënyrë nuk kam sukses që tua imponoj teorinë se mënyra e jetës islame është retrograde, se nuk duhet të ju kthehemi principeve të prapambetura, që rrethanat kanë ndryshuar, që e kaluara të harrohej, dhe se duhet t'i përshtatemi situatave dhe kërkesave të reja kohore.


Rrugët e përvetësimit të myslimanëve që të punojnë për interesat Angleze

Anglia nuk i shfrytëzonte vetëm misionarët e vetë për realizimin e qëllimeve të tyre, por edhe nga mesi i njerëzve vendas të cilëve këta misionarë u kishin premtuar forcime materiale si dhe pozita të mira në shoqëri. Këta misionarë duke jetuar në mesin e myslimanëve, dhe duke u sjellë si mysliman, kanë arrit që të zbulojnë asi njerëz të cilët gradualisht i kanë futë në radhët e veta që të punojnë për interesa Angleze.

Ja se si e përshkruan Hempher taktikën e tij në kë shikim: "me bashkëpunëtorët e mi nuk bisedoja gjatë. Kisha frik se mos po i zbulojnë qëllimet e mija të vërteta, sepse unë veç kisha depërtuar në mesin e myslimanëve dhe dukesha sikurse ata".


Rekrutimi i personave të caktuar

Misionarët Anglez për këto dhe çështje të ngjashme ishin shumë të kujdesshëm dhe asnjëherë haptazi nuk i parashtronin propozimet e tyre. Ata kërkonin njerëz të cilët i pranonin teoritë e tyre, ndërsa teoritë tjera i hidhnin poshtë, njerëz të cilët i kundërshtonin idetë dhe mendimet e dijetarëve (ulemave) islam. Me këtë qëllim misionarët veçanërisht inkorporoheshin nëpër shkollat fetare, medrese, teqe, dhe atje kërkonin njerëz të përshtatshëm për këtë lloj të veprimtarisë. Me mysliman të thjeshtë të rrugës nuk merreshin sepse, ata nuk ju interesonin. Ata "depërtonin" nëpër vende ku mbaheshin tubimet dhe konferencat fetare, dhe ku zhvilloheshin debate për çështjet fetare dhe mu nga ato vende bënin zgjedhjen e personave të përshtatshëm për punët e tyre. Pas caktimit të personave të përshtatshëm, misionarët me çdo kusht iu afroheshin atyre njerëzve, lidhnin shoqëri me ta dhe i përvetësonin për qëllimet dhe interesat e veta.

Më poshtë do të paraqesim rrëfimet e Hempherit-spiunit Anglez, për një person të cilin kishte arit ta përvetësojë. Do ta paraqesim tekstualisht ashtu si vet Hempheri e ka shkruar me dorën e tij. Ai kështu shprehet: "Pasi që u njoftova me Muhamedin dhe krijova shoqëri të ngushtë me te, kuptova se ai ishte një tip ideal për të vepruar në realizimin e interesave Angleze nëpër shtetet myslimane. Muhamedi ishte mendjemadh, e donte shumë pozitën dhe respektin, kishte një qëndrim tejet armiqësor ndaj dijetarëve (ulemave) islam, ndërsa dashuria ndaj vet vetes ishte aq e madhe sa që i nënçmonte dhe i zhvlerësonte Hulefai rashidinët. Sipas tij dobësia jonë qëndron në atë se ne nuk po i dhamë përparësi burimeve tjera përveç atyre të Kuranit dhe hadithit".

Hempheri vazhdon duke theksuar kështu: "Shejh Muhamedi e nënçmonte Ebu Hanifen, duke mos ia pranuar madhështinë e tij dhe duke mos e pranuar si figurë të rëndësishme të fesë islame". Ai thoshte: "Unë shumë më mirë dhe shumë më tepër di se Ebu Hanifja". Ai gjithashtu shprehej edhe për koleksionet e haditheve të Buhariut për të cilat thoshte: "se gjysma e tyre janë të pa vlefshme dhe pa përmbajtje".

Spiuni dhe misionari Hempher do t'i shfrytëzonte këto dobësi të Muhamedit që tërësisht ta kthej në anën e tij duke e rreshtuar pranë veti. Muhamedi ishte nën ndikim total të tij. "Dhe me të vërtet unë duke e shfrytëzuar egon dhe mendjemadhësinë e Muhamedit fillova, gradualisht ta kthej në anën time dhe t'ia "mbjelli" (shiti) idetë e mija. Ashtu që arrita deri te një shkallë e madhe e afrisë me te i cili gjeti mbështetje të madhe te unë. Pastaj i drejtoheshim njëri tjetrit me 'ti' dhe ishim vazhdimishtë bashkë, dhe të pa ndashëm", shkruan Hempheri.


Muhamedi bëhet viktimë e Anglezëve, ndërkaq që për këtë as që ishte i vetëdijshëm

Muhamedi i gjorë as që kishte lidhje për këto lojëra të tmerrshme Angleze. Hempherin ai e pranoi si një mysliman të sinqertë, dhe si i tillë sillej ndaj tij. Atij as që i kishte shkuar mendja se Anglezët në Basra në këtë mënyrë do ta "gjatonin". Dhe në fund ra në kurthin e Hempherit.

Të shohim më tutje çka tregon Hempheri: "Nën rrezet e dritave të reja bashkë me Muhamedin vendosëm që të mëremi me tefsirin e Kuranit. Duke u merë me këtë çështje, ne plotësisht i lamë pas dore mendimet e sahabëve, dijetarëve të mëdhenj të pranuar dhe të njohur në komentimet e Kuranit, dhe ne të dy e bëmë komentimin e Kuranit. Un e lexoja Kuranin dhe jepja komentimet dhe shpjegimet e përmbajtjes".

Qëllimi im ishte ky: "që në çdo mënyrë dhe me çdo kusht të mundohem ta zë në "grackën" e Ministrisë Angleze për kolonizim".


Zhvillimi i ambicieve udhëheqëse

Njëra prej taktikave kryesore të cilën e shfrytëzonin misionarët Anglez ishte premtimi që këtyre personave tua siguronin pozitën dhe rolin që e dëshironin. Në gjurmët e realizimeve të interesave të tyre është shumë e natyrshme që ata ndërmorën çdo gjë në mënyrë që ata persona t'i fusin nëpër pozita të larta shtetërore, e deri te fronet. Me këto pretendime Hempheri e bindi Muhamedin se do të bëhet lider i të gjithë myslimanëve.

Sërish i kthehem tekstit të kujtimeve të Hempherit: "Që nga ai moment qëllimi im u bë që Muhamedi të "bëhet" lider dhe udhëheqës i tërë botës islame. Atij ia besova rolin e themelimit dhe udhëheqësit të një drejtimi (rruge) të re të tretë, diku në mes të ehli-synetit dhe shizmit. Diçka morëm prej shiizmit dhe këtë rrugë të re ja paraqitëm Muhamedit i cili duhej të bëhet përfaqësues dhe komandant që do tu printe myslimanëve. Por, para realizimit të këtij qëllimi mua mu dashke që kokën e tij ta mbushi me ide dhe mendime kontroverse, që pastaj të pranohet dhe të veprohet në mënyrë të verbët. Prandaj në vend të ideve dhe mendimeve të lira, si dhe të shqyrtimeve dhe problemeve fetare, bëra që të zhvillohen ambiciet për lider, dëshira për pozitë madhështi dhe egoizëm".


Rrezikimi i themeleve të fesë

Pas një shoqërimi të gjatë, dhe pasi u bë shumë i afërte me Muhamedin, Hempheri filloi që te ai të krijojë dyshime për besimin e tij të deri tanishëm në themelet islame. Është shumë interesante se atë pjesë të aktivitetit të tij nga spiuni e filloi me problemin institucional të xhihadit.

Në lidhje me këtë misionari Hempher shkruan: Ja se çka i thash një ditë Muhamedit: "A është e vërtetë se, xhihadi është obligim/vaxhib?", Si nuk është, kur Allahu thotë: "Allahu urdhëron të luftohen ata që nuk besojnë", ishte përgjigjja e tij. Atëherë unë i thash: "Allahu urdhëron të luftohen pa besimtarët dhe mynafikët. Nëse lufta është obligim/vaxhib që të luftohen pa besimtarët dhe mynafikët, përse Muhamedi a.s. nuk luftoi kundër tyre". Ai u përgjigj: "Xhihadi nuk është luftë vetëm në fushë beteja. Muhamedi a.s. luftoi kundër tyre edhe me vepra edhe me fjalë". Pastaj në vazhdim unë i thash: "Atëherë xhihadi me fjalë dhe vepra qenka obligim/vaxhib". Ai mu përgjigj: "Jo, nuk është ashtu, sepse i Dërguari i Allahut edhe në fushëbeteja ka luftuar kundër tyre". Përgjigja ime ishte: "I Dërguari i Allahut ka luftuar kundër pa besimtarëve, por, ajo ka qenë luftë për tu mbrojtur. Sepse pa besimtarët donin ta vritnin. Me atë rastë Muhamedi e tundi kokën sikur donte të pajtohej me mendimin tim, dhe unë atë e kuptova që po e ndajmë mendimin e njëjtë".

Duke vazhduar në realizimin e qëllimeve të veta Hempheri do ta marrë pëlqimin e Muhamedit për lejimin e martesave të përkohshme (muta). Por, as këtu nuk do të ndalet, dhe pas një kohe do ta martoj me një grua në bazë të këtij lloji bashkëshortor.


Misionarët i shfrytëzojnë gratë dhe alkoolin

Myslimanët të cilët njëherë u rekrutuan për interesa të misionarëve dhe që iu bënë besnik atyre, nuk mundën më të largohen nga ata. Hempheri duke na shpjeguar se si kishte arit të krijojë një lidhje bashkëshortore të përkohshme (mut'a) në mes Muhamedit dhe një femre, thua se i lexonte lidhjet e tyre me misionarë.

"Mendoj se kjo ishte rasti më i mirë që nga koha kur e pranova këtë mision. Vendosa ta martoja sipas principeve të martesës së përkohshme (mut'a). Qëllimi im ishte që ta largojë nga përkatësia e tij e drejtimit sunni në Basra të cilët ishin kundërshtar të flaktë të martesave të tilla. I garantova që këtë punë do ta bëjë në fshehtësinë më të madhe, dhe femrës me të cilën do ta martoja nuk do ti tregoja emrin e tij. Pasi që u pajtuam për këtë çështje, unë shkova në banesën e një prostitute e cila ishte e angazhuar nga ana e ministrisë Angleze për Kolonizim që t'i të rinjtë mysliman t'i mashtroj dhe t'i tërheq në punë ta pa moralshme. Ajo ishte në Basra, pra tregtonte me trupin e vet. Pasi u morëm vesh, vendosa që ajo ta bart emrin Safia dhe vendosëm që Muhamedin ta sjellim në banesën e saj".

"Saktësisht mu në kohën që u morëm vesh, unë e sjella Muhamedin në banesën e Safisë. I martova për një javë me një sasi të vogël të arit në shenjë mehrit. Për një kohë të shkurtë e përgatitëm Muhamedin, un nga ana e jashtme ndërsa Safia nga ajo e jashtme. Safia nuk nguronte të përdorë çdo lloj namatisje, deri tek edhe punët më të turpshme vetëm për ta përvetësuar".

Tri ditë pas martesës shkova në banesën e tij. Këtë herë tema e bisedës tonë ishte ndalimi i përdorimit të pijeve alkoolike. Duke i shqyrtuar ajetet dhe hadithet që flasin në lidhje me to, unë i thash: "Nëse Muavija, Jezidi, Emevitët dhe Abasidët, e kanë konsumuar alkoolin, ndërkaq këta të mëdhenjtë nuk e kanë lëshuar fenë, atëherë, a vetëm ty të ndalohet pirja e alkoolit? Nuk ka dyshim se ata e kanë njohur më mirë se unë dhe ti Librin e Zotit dhe praktikën e të Dërguarit të Allahut. Ata në bazë të Librit të Zotit dhe të praktikës të Dërguarit të Allahut kanë pru vendim që alkooli nuk është i ndaluar por mekruh (qortim). Aq më tepër, në librat e Ehlul-kitabeve, të Hebrenjve dhe të Krishterëve, lejohet konsumimi i alkoolit, si dhe këto fe janë nga Zoti, por edhe islami i pranon pejgamberet e tyre. Si mund të jetë ashtu, që në disa nga ato religjione të lejohet alkooli, ndërsa te të tjerat të ndalohet? Apo ndoshta këto fe ishin plotësisht në rrugë të gabuar për derisa nuk zbriti shpallja e një transmetimi të cilën e posedojmë... Pra a po i jepni fund (alkoolit dhe bixhozit), (116:91). Edhe hazreti Omeri pinte. Sikur të ishte e ndaluar atëherë Pejgamberi a.s. do ta ndëshkonte Omerin (haddi shurb), ndërkaq për atë pse nuk e ka ndëshkua është dëshmi që alkooli nuk është i ndaluar".

Pasi që më dëgjojë me vëmendje Muhamedi tha: "Alkooli nuk është i ndaluar por prodhimi i saj-të dehurit. Ajo çka nuk të deh nuk është e ndaluar. Allahu xh.sh., thotë: Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi mes jush, t'ju pengojë nga të përmendurit Zotin dhe t'ju largojë nga namazi, (116:91)". Sikur alkooli të mos ngacmonte të dehurit ne nuk do të kishim kësi rezultati. Alkooli ngacmon gjendje të tillë dhe për at është e ndaluar". Kur Hempheri vërejti se në këtë mënyrë nuk mund ta lëviz bindjen e tij, atëherë e ndërroi taktikën.

"Duke u ndërlidh me alkoolin në mes tjerash Safisë i thashë: Kur shejh Muhamdi vjen te ti, detyra jote është që ta emocionosh aq shumë sa që ai ta humbi kontrollin, dhe që në atë gjendje atij ti ofrosh pirjen e alkoolit të cilën ai në ato momente nuk do mund ta refuzoj". Të nesërmen, kur e takova Safinë më tha se i kishte dhënë të pi alkool, dhe se aq shumë ishte dehur, sa që ashtu i dehur ka dalë në rrugë duke i irrituar dhe skandalizuar kalimtarët nëpër rrugë.

Në fund mund të them se unë dhe Safia, aq shumë patëm ndikim te Muhamedi dhe sjelljet e tija, sa që mu kujtuan fjalët e ministrit të Ministrisë për kolonizim, i cili me një rast më pat thënë: "Spanjën nga pa besimtarët e kemi kthye prapa me ndihmën e alkoolit dhe të ngatërresave. Dhe me po këto dy forca do t'i marrim edhe vendet e tjera".

Në episodin e lartë e pamë së farë roli kanë luajtur femrat në bashkësinë misionare angleze. Hempheri në lidhje më këtë në një vend tjetër të kujtimeve të tija shkruan edhe këtë: "Në këtë punë të rëndësishme Safia më ndihmoi shumë. Ajo aq shumë ishte tërheqëse dhe aq shumë e preokuponte Muhamedin sa që vazhdimisht e shtynte martesën e tyre të përkohshme (mut'a). Shkurt, ajo i posedonte të gjitha mendimet dhe përkujdesjet e tij".


Ekzaltimi politikë

Misionarët anglez në çdo moment i lavdëronin të rekrutuarit mysliman veçanërisht duke theksuar se ata janë njerëz që vështirë mund të gjenden. Gjithashtu, dhe në vazhdimësi theksonin se ardhmëria dhe analizat pa dyshim do të jenë në duart e tyre, dhe se populli dhe punët do të udhëhiqen nga ata. Meritat për këto çështje i takojnë kualitetit dhe karakteristikave të tyre. Hempheri i fliste Muhamedit se si të gjitha punët politike dhe fetare presin zgjidhje nga ai, dhe mos ti humbi shpresat se ajo ditë do të vijë. Kur njerëzit e tillë i bien në këto faza atëherë, duke u shfrytëzuar me gënjeshtra, që kanë të bëjnë me ëndrra dhe ëndërrime, mund t'i kthejnë në anët dhe kahet e dëshiruara.

Njërën prej këtyre "ëndrrave" të kurdisura me për plot gënjeshtra Hempheri në kujtimet e veta kështu e tregon: Mbrëmë kamë ëndërruar Muhamedin a.s. të ulur në një çursie, ndërsa për rreth tij ishin ulur dijetar të cilët unë nuk i njohja. Sakaq arrite edhe ti aty. Fytyrën tënde e përshkonte një dritë. Muhamedi a.s. në shenjë respekti ndaj teje u ngrit në këmbë, tu afrua pranë dhe ta puthi dorën, dhe pastaj tha: "O adashi im! Ti je pas ardhësi im që do të vijë pas meje dhe do të më pasojë në punët e shtetit dhe të fesë". Atëherë ti vazhdove duke thënë: "O i dërguari i Allahut! Unë, frikohem njerëzve tua zbuloi diturin që e kamë". I dërguari i Allahut në këtë u përgjigj: "Mos u friko! Ti je më i mirë se ata". Muhamedi shumë u gëzua kur ia transmetova këtë ëndërr time të rrejshme, pas kësaj sa here që vinte te unë më pyeste a thua kam ëndërruar edhe diç tjetër.


Myslimanët e rekrutuar i mbanin sa më larg dijetarëve

Misionarët spiun, në mënyra të ndryshme dhe aq sa kishin mundësi, të rekrutuarit mysliman i mbanin sa më larg rrethit dhe shoqërisë me dijetarë, ndërsa sa më shumë pranë veti në mënyrë që t'i kenë vazhdimisht nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e vetë, që këta të mjerë mos të bien nën sprovat e pendimit.

Hempheri në lidhje me këtë në kujtimet e tija shkruan: "Dhe, me të vërtet nuk dëshiroja që ai (lexo Muhamedi, SH.V.) të kontaktoj apo të shihej me dijetarët e ehli-synetit dhe të komunikoj me ata, sepse çdoherë paraqitej rreziku që me ndihmën e logjikës dhe gjykimeve të forta të tyre, sërish të kaloj në anën e tyre dhe të bie nën ndikimin e tyre. Për këtë arsye bëja përpjekje që vazhdimisht ta mbaja larg nga këta njerëz të ditur".



Autor: Dr. Ihsan Sureyya Sirma
Përgaditi dhe përshtati: Shevki Sh. Voca
Publikoi: "EDUKATA ISLAME", nr. 89 faqe 277-288, Prishtinë 2009.



_________________________

P.S.: Në këtë artikull përmendet "Muhamedi", këtu bëhet fjalë për Muhamed ibn Abdulvehabin formuesin e Vehabizmit (lëvizjes Vehabiste), (stafi).

[*] - Vërejtje: Këtu përmendet viti 1871, me siguri është bërë ndonjë lëshim i paqëllimt gjatë shkrimit ose përkthimit, në fillim të artikullit ceket shekulli 18, dhe shekulli 18 fillon ne vitin 1701, e nese e marrim neve vitin 1871, atëher duhet të ishte shekulli 19 sepse fillon në vitin 1801, mandej në vepren e agjendit anglez Hempher që është burimi origjinal që titullohet "Kujtimet e Hempherit", thuhet se anglezët kanë filluar regrutimin e agjentëve (spiunëve) dhe dërgimin e tyre në vendet islame në vitin 1710 për shkatërrimin e islamit nga mbrenda, ndërta ishte edhe agjenti anglez Hempher, atëhere duhet të jete viti 1710 sikurse ceket në origjinal, (stafi).



_________________________

- Ky fragment është shkoqitur nga libri i autorit Ihsan Sureyya Sirma: "Misionarët dhe Masonët në Perandorinë Osmane", faqe 83-100, Sarajevë 2006. Këtu për hir të lexuesve më duhet të shtoj se gjatë përkthimit të këtij teksti nga gjuha boshnjake, më është dashtë të bëj ca ndërhyrje dhe krahasime prej versionit origjinal të ri botimit të 12 të librit në turqishte botuar në vitin 1993, faqe 76-82. Sepse siç do të shohim më poshtë libri nuk e mban titullin origjinal të tij.

- Ihsan Sureyya Sirma është historian dhe shkrimtar turk, i lindur në vitin 1944 në Pervar. Mësimet e mesme i kryen në Sirta, ndërsa në vitin 1966, diplomon në fakultetin teologjik të Universitetit të Ankarasë. Tre vjet më vonë vazhdon studimet shkencore në Francë, pastaj në vitin 1969 shkon në Tunizi. Në vitin 1973 kthehet në Francë ku doktoron në fushën e historisë Islame. Që nga viti 1989, është profesor i rregullt në Fakultetin e shkencave islame ku punon si ligjërues në katedrën e Historisë islame.

- Profesor Ihsani është autor i shumë veprave prej të cilëve ne me këtë rast do ti cekim vetëm disa prej tyre: "Roli i kryengritjeve në Jemen për shkatërrimin e Shtetit Osman", "Periudha para islame në Meke dhe Muhamedi a.s.", "Misionarët Anglez-agjent të kolonializmit" (ky është titulli origjinal i librit nga i cili ne e kemi shkoqitur materialin e sipërm), "Periudha e davetit në Medine dhe xhihadi", "Çështja e hebrenjve në kohën e Muhamedit a.s.", "Abdulhamiti II dhe politika e bashkimit të botës myslimane".

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...