Arkitektura Islame - Filozofia e saj përtej formave gjeometrike



"Arkitektura është streha ku fryma e njeriut, shpirti dhe trupi gjejnë strehim dhe ngushëllim", (Ibn Abdun, gjykatës andaluzian i shekullit i 12-të).

Pa dyshim, Arkitektura është identiteti solemn i popujve dhe qytetërimeve. Arkitektura është një strukturë unike apo dalluese që bëhet pike referimi për një mjedis, monument që simbolizon identitetin, formën dhe tingullin e një shoqërie të caktuar, momunemt që ne mënyrë kolektive përfaqëson imazhin që një shoqëri mbart.

Shumë është shkruar dhe thënë rreth kuptimit të arkitekturës islame. Megjithatë, dijetarët gjithmonë kane patur mendime te ndryshme në aktgjykimet e tyre nëse ka një arkitekturë që mund të quhet "islamike" apo jo, e në qoftë se ka, cili është kuptimi i saj dhe cilat janë karakteristikat kryesore?. Për shumë njerëz, Islami si një fe është parë e parëndësishme për arkitekturën, dhe kjo e fundit si një nga nevojat më të mëdha të jetës është parë shumë e sofistikuar dhe aktuale që të ketë nevojë për një fe si një pikë referimi. Përgjigja është se arkitektura islame ekziston jo vetëm si koncept por edhe si ndjesi reale. Kjo, për një arsye shumë te thjeshtë. Nuk ka asnjë segment të ekzistencës që Islami e ka lënë pas dore. Praktikimi i Islamit në mënyrë të pashmangshme e të padiskutueshme do të thotë krijimin e një kulture dhe qytetërimi gjithëpërfshirës që mbart parimet e vlerave dhe mësimeve Islame. Subjekti i arkitekturës nuk është përjashtim në këtë parim. Besimi islami formon mënyrën se si muslimanët mendojnë dhe ndërtojnë.

Siç është e njohur gjerësisht, Arkitektura Islame është e famshme për iëanet e saj, kupolat, minaret, kaligrafinë dhe elemente të tjera të dizajnit të një ndërtesë. Kjo është ajo cka njihet nga të gjithë, që në realitet e kufizon në mënyrë absolute madhështinë dhe universalitetin e Arkitekturës Islame.

Arkitektura Islame është arkitektura dhe funksionet e të cilit, në një masë më të vogël, forma, është e frymëzuar kryesisht nga Islami. Arkitektura Islame është një kornizë për zbatimin e Islamit. Ajo lehtëson, nxit dhe stimulon "ibadetin" (adhurimin) aktivitetet e muslimanëve në çdo moment të jetës së tyre tokësore. Arkitektura Islame vjen në ekzistencë nën patronazhin e perceptimeve Islame, të Perëndisë, njeriut, natyrës, jetës, vdekjes dhe Ahiretit. Në këtë mënyre, kjo arkitekture është një materializim fizik i mesazhit Islam. Ajo gjithashtu përfaqëson identitetin e kulturës dhe civilizimit Islam.

Themelet e kësaj arkitekture natyrisht janë Kur'ani dhe Sunneti i Profetit Muhammed (a.s.). Lidhur me fushën e arkitekturës, roli i Kur'anit dhe Sunneti të Profetit është të sigurojë muslimanët me botëkuptimin për jetën, në përgjithësi, dhe për ato çështje që lidhen me arkitekturën, në veçanti. Nëpërmjet një botkuptimi hyjnor dhe mbi parimet e udhëzimet e përgjithshme, muslimanët janë të ftuar për të ngritur teori arkitektonike, sisteme dhe stile që janë në përputhje me bindjet e tyre fetare dhe kërkesat e epokave të tyre të ndryshme, rajoneve gjeografike, kulturave dhe nevojave të tjera praktike. Arkitektura Islame është një simbiozë mes qëndrueshmërisë, e cila është e përfaqësuar nga tendencat e vazhdueshme të pandara të natyrës esenciale të njeriut, udhëzimeve qiellore dhe rregullave të destinuara për të, dhe paqëndrueshmërisë, e cila është e nevojshme dhe e kontrolluar nga koha dhe faktorë të hapësirës. Është kjo e fundit që ndryshon, ndërsa e para është e vazhdueshme dhe mbetet e palëkundur. Për shkak të kësaj simbioze, arkitektura islame ishte në gjendje të zhvillohej suksesshëm mbi kontekste gjeografike dhe kulturore të ndryshme.

Arkitektura Islame nuk pranon asnjë simbolikë, ngurtësi apo formalizim letrar, sidomos kur lidhet me fushën strukturore. Çfarë e bën një arkitekturë Islame janë disa aspekte të padukshme të objekteve, të cilat mund ose nuk mund të përkthehen plotësisht në planin fizik të mjedisit arkitekturor. Substanca e arkitekturës islame është gjithmonë e njëjtë, për shkak të përhershmerisë të filozofisë dhe vlerave kozmike të saj. Ajo që ndryshon janë mënyrat dhe mjetet me të cilat njerëzit zhvillojnë dhe vënë në veprim filozofi të tilla. Për shembull, xhamitë që Profeti Muhammed (a.s.) ndërtoi gjate kohës së tij kane mbartur të njëjtin kuptim si xhamitë e ndërtuara historikisht dhe që ndertohen sot, pavarësisht nga dallimet e mëdha në formë. Në këtë mënyrë Arkitekturën Islame nxit unitetin në diversitet, që është, uniteti i mesazhit dhe qëllimit, si dhe shumëllojshmëri, e stileve, metodave dhe zgjidhjeve. Sigurisht, kjo e bën Arkitekturën Islame sa relevante dhe dinamike, aq të qëndrueshme dhe të adaptueshme.

Mundemi të pohojmë në mënyrë absolute se Arkitektura Islame është manifestim I vetë islamit, pasi Arkitektura Islame ishte në harmoni me njerëzit, mjedisin e tyre dhe për më tepër me Krijuesin. Arkitektura islame, Islami dhe muslimanët janë të pandashëm. Për shkak të gjithë kësaj, Alfred Frazer, thotë për natyrën themelore të Arkitekturës Islame: "Arkitektura Islame është pasqyrimi i e një feje dhe pasqyrimi I vizionit të saj rreth botës dhe jo një përfaqësim I një populli, politike ose sistemi ekonomik të caktuar".

Afif Bahnassi mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Arkitekturës Islame dhe në çfarë mase ndikon e para mbi te fundit, shkruan: "Besimi Islam modeloi dhe formuloi arkitekturën islame si në anën artistike ashtu edhe teknike, duke I dhënë një personalitet që e ka karakterizuar atë gjatë gjithë kohërave. Megjithatë, traditat e ndryshme, gjuhët, dhe kulturat e popujve të cilët u konvertuan në Islam në mbarë botën, nga Kina në lindje të Atlantikut, në perëndim, i dhanë shumëllojshmëri aspektit arkitekturor, në të njëjtën kohë dukë I qendruar besnik konceptit dhe parimit të funksionalitetit. Grekët dhe romakët, për shembull, kishin një stil standard për të gjitha llojet e ndërtesave, ndërsa Arkitektura Islame gjithmonë u përpoq për të bërë formën e ndërtimit të arsyeshme sipas funksionit të saj. Prandaj arkitektura e xhamisë është e ndryshme nga ajo e shkollës, e varrezave, e spitaleve, ose e shtëpive, si dhe është shumë e vështirë të gabosh në funksionin e një objekti nga forma e saj arkitektonike. Përkundrazi, vlera e një ndërtese është në proporcional me kapacitetin e saj për të përmbushur funksionin e saj fillestar".

Se fundmi, Arkitektura islame duhet të udhëhiqet nga mësimet e Kur'anit dhe Sunnetit të Profetit tonë Muhammed (a.s.). Për sa kohë që ajo është e udhëzuar nga këto dy burime, atëherë ajo mund të quhet Arkitektura Islame. Sic ka thëne dhe i madhi Arkitekt Sinania: "Gjëja e parë që duhet të ketë një arkitekt, është devotshmëria".



Autor: Brunilda BASHA

[*]

_________________________

[*] - E diplomuar ne Shkencat e Studimeve arkitekturore. Aktualisht ndjek studimet pas-universitare ne Shkenca Arkitektonike ne Kuala Lumpur ne International Islamic University Malaysia.



Bibliografia:

1. Spahic Omer(2005). The Prophet Muhammad PBUH and urbanization of Madinah, Research Centre, IIUM
2. Spahic Omer (2005). Issues in the history and character of the Islamic built environment. Research Centre. IIUM
3. Thames and Hudson (1978). Architecture of the Islamic World.
4. http://www.islamicart.com/main/architecture/future.html
5. http://www.islamonline.com/news/articles/6/Towards_an_understanding_of_Islamic_architecture.html

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...